Panorama (Albania)

Shtyhet sërish projektlig­ji i basteve sportive

-

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shtyu të martën diskutimin për projektlig­jin shumë të kontestuar për rikthimin e basteve “online” me argumentin se po rishikohet nga Ministria e Financave dhe shërbimet juridike të Kuvendit. Ky projektlig­j po diskutohet në Kuvend që prej korrikut të vitit të shkuar, ku është kundërshtu­ar nga opozita, nga grupet e interesit dhe nga vetë deputetë të mazhorancë­s. Pas kritikave, komisioni vendosi që të përpunojë draftin fillestar të qeverisë, mbi të cilin prej disa javësh diskutimet po bëhen larg syve të publikut. Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi tha se arsyeja e shtyrjes ishte kërkesa për më shumë kohë për përpunimin e draftit final nga shërbimi juridik i Kuvendit. “Shërbimet që po reflektojn­ë diskutimet që janë bërë apo disa përvoja tjera të BE, kërkuan pak më shumë kohë dhe nuk ishin të gatshëm sot që të na e vendosnin një material me pikat konkrete,” tha ai, duke shtuar se shërbimet e Kuvendit janë në kontakt edhe me Ministrinë e Financave. Shalsi e quajti një ligj të rëndësishë­m “për shkak të kaluarës” dhe e lidhi vonesën me nevojën për t’u shkëputur “nga aktorët e vjetër” të këtij sektori. “Ndaj duhet të hedhim disa hapa që duhet të çojnë jo vetëm drejt formalizim­it të tregut, por edhe drejt shkëputjes nga aktorë që duhet t’i lënë vendin aktorëve dhe kompanive serioze që kanë provuar që dinë të punojnë, të menaxhojnë tregun dhe kanë investimet e nevojshme”, - tha ai. Më herët në seancat dëgjimore, grupet e interesit paralajmër­uan deputetët se projektlig­ji nuk do ta ndalojë aktiviteti­n e paligjshëm, pasi penalizon kompanitë shqiptare me përvojë në treg. Ish- kryetari i shoqatës së basteve, Artan Shyti tha se problemi kryesor i ligjit të ri ishte penalizimi i kompanive shqiptare me përvojë në këtë treg, duke vendosur kritere për aksionerë të huaj. “Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, do të dështojë ky proces,” u tha ai deputetëve. Qeveria shqiptare e targetoi tregun e paligjshëm të lojërave të fatit përmes operacioni­t “Fundi i Marrëzisë” në vitin 2013, dhe në vitin 2015, miratoi një ligj që u komentua si radikal për frenimin e kësaj industrie. Megjithatë, lojërat e fatit lulëzuan edhe më shumë pas miratimit të ligjit të ri, çka e shtyu qeverinë të vendoste ndalimin e plotë të tyre në vjeshtën e vitit 2018. Sipas propozimev­e të reja, bastet sportive do të lejohen vetëm ‘ online’, e drejta për ta ushtruar këtë aktivitet do jepet vetëm për 10 operatorë dhe përzgjedhj­a e tyre do të bëhet nëpërmjet një komisioni të veçantë e kriteresh të forta./ BIRN

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania