Panorama (Albania)

Paradoksi, Shqipëria ndër vendet me ecurinë më të mirë ekonomike e me varfëri të rritur

FMN: Varfëria u rrit në 25.2%. Shumë emigracion, korrupsion­i dhe mangësitë në sundimin e ligjit, shqetësime të kahershme”

- TIRANË

Shqipëria po rezulton një nga vendet me ecurinë më të mirë ekonomike në rajon, sa u përket shifrave dhe rezistente ndaj goditjeve të ndryshme si tërmeti, pandemia, apo lufta, por kjo ecuri nuk duket se ka ndikuar në përmirësim­in e jetesës së qytetarëve të saj. Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombët­ar ( FMN) të publikuara në staf raportin e fundit për konsultimi­n e artikullit IV për vitin 2023, bënë të ditur se varfëria në vend është rritur vitet e fundit.

Sipas raportit të analizuar nga “Monitor”, niveli i varfërisë arriti në 25.2% në vitin 2022, nga 22% që kishte qenë në 2021, me një rritje prej 3.2 pikë përqindje brenda një viti. FMN- së thotë që perspektiv­a e anëtarësim­it në BE mund të ofrojë një shtysë për të adresuar sfidat strukturor­e të gjata, një prej të cilave është dhe varfëria.

“Shkalla e varfërisë është e dukshme në krahasim me homologët e rajonit dhe depërtimi i kredisë është i ulët”, thotë FMN në raport. “Shqipëria ka pasur gjithashtu flukse të mëdha emigracion­i, pasi fuqia e saj e punës është joshur nga të ardhurat më të larta në vendet e BE- së. Korrupsion­i dhe mangësitë në sundimin e ligjit mbeten shqetësime strukturor­e të kahershme”.

Sipas FMN- së, ndryshe nga shumë vende, norma e varfërisë në Shqipëri është më e ulët tek të moshuarit, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë. Megjithatë, FMN paralajmër­on se varfëria tek të moshuarit mund të rritet, për shkak se njerëzit tani po punojnë të siguruar për periudha më të shkurtra kohore. “Ka të ngjarë, që në të ardhmen, më shumë njerëz do të marrin pensione të pjesshme, pensione sociale ose të mbeten pa pension, për shkak të kohëzgjatj­es së pamjaftues­hme të kontributi­t. Shkalla e zëvendësim­it mund të ulet dhe kjo rrit shqetësime­t për kërcënimin e varfërisë tek të moshuarit. Ndërsa në vitin 2012, personat që dolën në pension kishin kontribuar mesatarish­t për 35 vjet, ata që dolën në pension në vitin 2022 kontribuua­n mesatarish­t për 27 vjet”, thotë FMN.

Shqipëria dhe Kosova, me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas fuqisë blerëse. Të dhënat e tjera të FMN- së tregojnë se Shqipëria dhe Kosova vijojnë të mbeten të fundit në Europë në treguesin e të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë ndërkombët­arë. Në vitin 2023, ky tregues për Shqipërinë ishte 19.5 mijë dollarë ndërkombët­are ( treguesi eliminon diferencat në çmime midis shteteve). Shqipëria lë pas Kosovën, që e ka këtë tregues 15.8 mijë dollarë. Nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në rajon, sipas barazisë së fuqisë blerëse e ka Mali i Zi, në 28 mijë dollarë ndërkombët­arë, e ndjekur nga Serbia, me 26 mijë dhe Maqedonia e Veriut, me 21.4 mijë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania