Panorama (Albania)

Nga 639 mijë automjete, 471 mijë prej tyre janë me naftë PAK MAKINA NË RAPORT ME POPULLSINË

Ajri i ndotur, të dhënat e krahasuese të Eurostat mbi automjetet Shqipëria ka numrin më të madh të makinave me naftë në Evropë

-

Nëse ecni në rrugë, nuk është çudi që të mbyteni nga tymi i zi, që lëshojnë makinat, apo vazhdimish­t të thithni ajrin e ndotur që vjen nga automjetet. Cilësia e aftës, mosha e vjetër e makinave dhe përdorimi i lartë i automjetev­e me naftë, që çlirojnë më shumë dioksid karboni, janë arsyet kryesore të ajrit jo cilësor. Të dhënat e krahasuese të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria dhe Kosova kanë peshën më të lartë të automjetev­e që punojnë me naftë në Europë, me rreth 74% të totalit Shqipëria dhe rreth 82% Kosova për vitin 2022.

Nga rreth 639 automjete që kishte gjithsej në vend në 2022, rreth 471 mijë janë me naftë. Me benzinë ranë rreth 17% e automjetev­e ( 108 mijë) dhe me energji alternativ­e 59

Në raport me popullsinë, Shqipëria është ndër vendet me më pak automjete në Europë. Sipas Eurstat, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, që na vendosin në vendin e tretë më normën më të ulët për këtë tregues, duke lënë pas vetëm Kosovën ( 182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë ( 169). Në rajon, numrin më të lartë të automjetev­e e kanë banorët e Malit të Zi ( 369), të ndjekur nga ata të Serbisë ( 344). Shqiptarët kanë më pak se gjysmën e automjetev­e në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 560 automjete për 1000 banorë.

mijë, ose 9.3%. Makina elektrike në vitin 2022 në vend kishte më pak se 1300, sipas të dhënave të Eurostat. Vendet e tjera të Europës perëndimor­e kanë një peshë shumë më të lartë të makinave me benzinë dhe po rrisin dhe përdorimin e energjisë alternativ. P. sh., Holanda ka më pak se 10% të makinave me naftë, ndërsa Turqia mban rekordin për automjetet me energji alternativ­e me rreth 30% të to

talit.

Sipas Eurostat, në 12 nga 23 shtetet anëtare të BE- së për vitin 2022, kishte më shumë makina me benzinë sesa makina me naftë, me përqindjen e makinave me benzinë që varionte nga 85% në Holandë në 47% në Itali. Në 11 shtetet e tjera anëtare, makinat me naftë tejkalonin makinat me benzinë me përqindjen e tyre që varionin nga 67% në Lituani në 50% në Rumani dhe Slloveni.

Pavarësish­t përpjekjev­e në të gjithë Europën për të rritur pjesën e makinave me emetime të ulëta të CO2, pjesa e makinave të pasagjerëv­e që furnizohen me lëndë djegëse alternativ­e mbeti e ulët në vitin 2022 në shumicën e shteteve anëtare.

Në 3 nga 23 shtetet anëtare për të cilat disponohet informacio­n, makinat e pasagjerëv­e që përdorin energji alternativ­e përfaqëson­in më pak se 1% të flotës totale të makinave të pasagjerëv­e. Shteti anëtar i BE- së me përqindjen më të lartë është Italia, ku makinat e pasagjerëv­e me lëndë djegëse alternativ­e arritën 10% në 2022.

Vende të tjera me përqindje të dukshme të makinave të pasagjerëv­e që përdorin lëndë djegëse alternativ­e janë Norvegjia ( 20,1%), Suedia ( 8,3%), Lituania ( 7,1%) dhe Letonia ( 5,7%). Ndër vendet kandidate dhe kandidatët potencialë, përqindja më e lartë e makinave të pasagjerëv­e me lëndë djegëse alternativ­e u regjistrua në Turqi ( 35,4%), Gjeorgji ( 32,7%) dhe Moldavi ( 16,8%). Në Norvegji pothuajse të gjitha ( 99,9%) e makinave të pasagjerëv­e me lëndë djegëse alternativ­e janë makina elektrike me bateri, ndërsa në Turqi dhe Moldavi pjesa e makinave me gaz është mbizotërue­se midis makinave të pasagjerëv­e me lëndë djegëse alternativ­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania