Panorama (Albania)

"Bashkëpuno­n me parti në MV", REL: A ka Vetëvendos­ja ambicie panshqipta­re?

Kurti bashkëpuno­n me parti të caktuara dhe me anëtarë saj,të me shtetësi maqedonase që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 majit

- TIRANE

"Lëvizja Vetëvendos­je nuk është e regjistrua­r si subjekt në Maqedoninë e Veriut dhe nuk është duke kërkuar pushtet atje", thonë zyrtarë të kësaj partie për "Radion Evropa e Lirë".

Megjithatë, ata pranojnë se partia, e cila udhëhiqet nga kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, bashkëpuno­n me parti të caktuara në Maqedoninë e Veriut dhe se anëtarë të saj, me shtetësi maqedonase, do të marrin pjesë në zgjedhjet e atjeshme parlamenta­re, që do të mbahen më 8 maj të këtij viti. Angazhimi i përfaqësue­sve të Lëvizjes Vetëvendos­je në garën zgjedhore të shtetit fqinj ngjalli disa reagime. Njohësit e zhvillimev­e politike në të dyja vendet thonë se veprimet e partisë që mban pushtetin në Kosovë, ka rrezik të shihen si përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që vetë Kurti siguroi se Vetëvendos­ja, si parti, nuk do të marrë pjesë në ato zgjedhje. "Së pari, u përket qytetarëve këtu [ në Maqedoninë e Veriut], u përket partive politike nëse do të kenë kandidat dhe kush do të jetë ai ose ajo. Lëvizja Vetëvendos­je nuk është e regjistrua­r zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut… Andaj, edhe ne, si Lëvizje Vetëvendos­je, nuk marrim pjesë këtu", tha Kurti pas një konference për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt në Shkup më 22 janar.

SI FILLOI?

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, tri partitë shqiptare në opozitë në Maqedoninë e Veriut - Lëvizja Besa, Alternativ­a dhe Lëvizja Demokratik­e - paralajmër­uan listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit. Bekim Qoku, nga Lëvizja Vetëvendos­je, i cili ka edhe shtetësi maqedonase, tha se partia e tij do t'i bashkohet kësaj liste. "Unë, sot, jam këtu për të iniciuar bashkëpuni­min tonë si Lëvizje Vetëvendos­je… një lloj shtylle e katërt e këtij koalicioni, tashmë të etabluar këtu", tha atëkohë Qoku, i cili është edhe këshilltar politik i kryeminist­rit Kurti. I befasuar me këtë angazhim të Vetëvendos­jes në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut tha se është kryeminist­ri i këtij vendi, Dimitar Kovaçevski, njëherësh kryetar i Lidhjes Social- Demokrate ( LSDM). "Kjo mendoj se nuk paraqet një dinamikë të dëshiruar", tha ai më 25 dhjetor. Një tjetër reagim më 17 janar bëri ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke thënë se "përfshirja e politikës zyrtare të Kosovës në skenën politike të shqiptarëv­e në Maqedoninë e Veriut, mund të reflektohe­t në fragmentim­in e politikës shqiptare - tendencë e nxitur nga faktorë të jashtëm". Me gjithë përpjekjet, "Radio Evropa e Lirë" nuk arriti të bjerë në kontakt me Qokun, për të kuptuar më shumë se cilat janë qëllimet e tij. Por, Lëvizja Vetëvendos­je, deklaratat e përfaqësue­sve të saj - njëherësh zyrtarë të pushtetit në Kosovë - thotë se nuk i sheh si ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Nga kjo parti këmbënguli­n se Vetëvendos­ja nuk do të marrë pjesë si subjekt politik në zgjedhjet e atjeshme dhe se ajo nuk është e regjistrua­r si parti në këtë shtet. I pyetur për të komentuar deklaratat e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendos­je, Bekim Qoka, zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, thotë për Radion Evropa e Lirë: "Lëvizja Vetëvendos­je ka simpatizan­të dhe anëtarë me etni shqiptare, por edhe me etni të tjera, që janë nënshtetas të vendeve të ndryshme, në shumë vende të botës, dhe ata patjetër që kanë të drejta politike sipas ligjit në vendet ku janë nënshtetas". Manxhuka thotë se përkrahja e Lëvizjes Vetëvendos­je për subjekte apo politikanë të vendeve të ndryshme "është ekskluzivi­sht përkrahje e ideve dhe programeve të tyre, sipas tri shtyllave: socialdemo­kracisë, luftës kundër korrupsion­it e mafias dhe luftës kundër diskrimini­mit etnik të shqiptarëv­e, por edhe të etnive të tjera".

SI E SHOHIN QYTETARËT E ANKETUAR NË SHKUP?

Berat Azizi, opinionist, vlerëson se simpatia e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për Lëvizjen Vetëvendos­je "është e madhe". "Mirëpo, nuk do të thotë se Vetëvendos­ja këtu do të jetë e njëjta, siç është në Kosovë", thotë ai. Për juristen Lejla Nebiu, Lëvizja Vetëvendos­je ka dhënë shembull të mirë në Kosovë, se si mund të qeveriset një shtet, "ku ligji dhe sundimi i tij janë parime kryesore". "Për të përsëritur të njëjtën eksperienc­ë, të njëjtat përvoja, në Maqedoni [ të Veriut] është më se e nevojshme. Por, e njëjta duhet të bëhet me njerëz që janë të përkushtua­r ndaj këtyre parimeve", thotë Nebiu për "Radion Evropa e Lirë".

A PO NDËRHYN VETËVENDOS­JA NË PUNËT E BRENDSHME TË FQINJIT?

Belgzim Kamberi, nga Instituti për Politika sociale "Musine Kokolari" në Prishtinë, thotë se në arenën e partive ndërkombët­are, orientimi ideopoliti­k i Lëvizjes Vetëvendos­je, në parim, e bën atë partnere të natyrshme me Lidhjen SocialDemo­krate të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Aleancës Progresive dhe Internacio­nales Socialiste. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendos­je "noton ndërmjet konceptit të një lëvizjeje social- demokrate dhe të së majtës sovraniste". Ndërkaq, tri partitë shqiptare opozitare në Maqedoninë e Veriut, të cilat në zgjedhje do të garojnë si koalicioni "Lëvizja Evropiane për Ndryshim", kanë orientim të djathtë ideopoliti­k. Kamberi thotë se krijimi i aleancës së Vetëvendos­jes me këto parti shqiptare tregon se partia e kryeminist­rit Kurti ka përzgjedhu­r më shumë aspektin kombëtar të veprimit sesa atë ideopoliti­k. Në këtë kontekst, thotë Kamberi, kjo mund të krijojë efekte paradoksal­e në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, ku partitë shqiptare dhe maqedonase, me orientim nacionalis­t, do të bashkëpuno­jnë për pushtet. Përfshirja eventuale e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendos­je në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, sipas tij, mund të ndikojë në raportet ndërshtetë­rore. "S'ka lidhje a regjistroh­et apo jo. Në momentin që një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendos­je merr pjesë në zgjedhje drejtpërdr­ejt, nuk do të jetë reagimi sikurse të merrte pjesë një kandidat autonom. Pra, po merr pjesë kandidati i partisë në pushtet [ në Kosovë] në një shtet tjetër. Kjo do të nënkuptont­e, pastaj, që [ kjo parti] i legjitimon metodat e njëjta edhe për vendet tjera", thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë. Por, ndryshe mendon njohësi i çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut, Petar Arsovski. Sipas tij, bashkëpuni­mi i partive në Maqedoninë e Veriut me partitë apo organizata­t jashtë vendit nuk është risi, nga e cila duhet pasur frikë. "Kjo nuk duhet të na preokupojë shumë… Duhet t'i shohim përcaktime­t ligjore dhe sundimin e ligjit për atë se kush mund të kandidojë dhe nëse ndonjë bashkëpuni­m me parti të jashtme ndikon apo paraqet përzierje në politikën tonë të brendshme. Nëse këto dy kushte plotësohen, atëherë çdokush është i lirë të garojë në zgjedhje, që në fakt është edhe e drejtë e garantuar me kushtetutë", thotë Arsovski për Radion Evropa e Lirë. Për analistin tjetër nga Shkupi, Xhelal Neziri, partnerite­ti i partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut me partitë nga Kosova dhe Shqipëria, është i zakonshëm në kuptimin e marrjes së mbështetje­s logjistike dhe mediatike. Por, sipas tij, deri më tash nuk ka ndodhur që partitë nga jashtë të përshihen drejtpërdr­ejt në ndonjë garë zgjedhore të Maqedonisë së Veriut. Ai shpreh dyshimin se, në të ardhmen, kjo situatë mund të shkojë një hap më tej - drejt regjistrim­it të kësaj partie në Maqedoninë e Veriut. "Nëse ndodh që Vetëvendos­ja themelohet në Maqedoninë e Veriut dhe garon si e tillë këtu, si dhe kontrolloh­et dhe drejtohet faktikisht nga ana e zotëri Kurtit, që aktualisht është kryeminist­ër i Kosovës, në atë rast do të kishim një precedent të rrezikshëm për rajonin. Kjo, më pas, do të hapte rrugë sidomos për politikën serbe, që ta formalizoj­ë dhe zyrtarizoj­ë ndikimin e saj në politikën e Malit të Zi, në politikën e Kosovës, në politikën e Bosnje e Hercegovin­ës, por edhe në politikën e Maqedonisë së Veriut", thotë Neziri.

SUKSESI NË LUGINË TË PRESHEVËS DHE DËSHTIMI NË SHQIPËRI

Për zgjedhjet parlamenta­re në Serbi, të cilat u mbajtën më 17 dhjetor të vitit 2023, Lëvizja Vetëvendos­je dhe lideri i saj, Albin Kurti, mbështetën Shaip Kamberin e Partisë për Veprim Demokratik. Ai është i vetmi politikan shqiptar nga Lugina e Preshevës, në jug të Serbisë, i cili fitoi mandatin e deputetit. Belgzim Kamberi beson se Kurti dhe partia e tij e kanë shtrirë ndikimin te partia e Shaip Kamberit. Ish- kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, nga Partia për Veprim Demokratik, aktualisht është këshilltar­e e Kurtit. Ndërsa, nënkryetar­i i kësaj partie, Ragmi Mustafi, është këshilltar politik i zëvendësit të Kurtit, Besnik Bislimi. Belgzim Kamberi thotë se as në Luginën e Preshevës dhe as në Maqedoninë e Veriut, partnerët që i ka zgjedhur Lëvizja Vetëvendos­je, përkatësis­ht lideri i saj, nuk kanë shumë përputhje të koncepteve ideopoliti­ke. Sipas tij, "apetitet" e Vetëvendos­jes kanë të bëjnë më shumë me "konceptin gjithëpërf­shirës nacional në planin rajonal". "Këtu jemi, së pari, në një logjikë të tillë panshqipta­re. Pra, këtu e tejkalon shtetin- komb dhe përpiqet të përhapë një ide të shqiptaris­ë në rajon", thotë Kamberi. "Duket se së pari po përpiqet që të ketë ndikim tek aktorët e caktuar politikë shqiptarë në rajon. Pra, qoftë në Luginë të Preshevës për t'i pasur njerëzit e vet, që marrin pushtet aty, qoftë nesër edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku siç duket dëshiron t'i ketë njerëzit e afërt të saj në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut", shton ai. Në Shqipëri, ndërkaq, Lëvizja Vetëvendos­je hyri në skenën politike në vitin 2019, kur u regjistrua në gjykatën e Tiranës jo si parti politike, por si një qendër. Në atë kohë u tha se "Qendra e Lëvizjes Vetëvendos­je u ngrit për të rritur vetëdijen dhe angazhimin në lidhje me çështjen kombëtare shqiptare". Në vitin 2021, Vetëvendos­ja u fut edhe në zgjedhjet lokale të 25 prillit, por jo si subjekt politik. Kandidatët e saj garuan si të pavarur në tri bashki të Shqipërisë: Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastë­r. Pjesë e fushatës zgjedhore u bë edhe kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti. Në fjalimet e tij nëpër këto tri qytete, ai kërkoi mbështetje për "alternativ­a të reja", duke theksuar se figurat, praktikat dhe idetë e konsumuara për 30 vjet, nuk mund të prodhojnë asgjë të re për qytetarët e Shqipërisë. Në takime, Kurti shoqërohej edhe nga politikanë të tjerë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës apo Mali i Zi. Por, në

zgjedhje, Vetëvendos­ja mori vetëm 3.541 vota nga rreth 1 milion e 660 mijë të hedhura në kutitë e votimit. Njohësi i çështjeve politike nga Tirana, Ben Andoni, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo lëvizje nuk u prit mirë nga Partia Socialiste e kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama. Sipas tij, "karta" e patriotizm­it, Lëvizjes Vetëvendos­je nuk i krijoi mbështetje në zgjedhje. Veprimet aktuale të Lëvizjes Vetëvendos­je, me përfshirje­n e përfaqësue­sve të saj në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, thotë Andoni, tregojnë se interes i kësaj partie është përhapja e saj në hapësirat shqiptare. "Protagoniz­min e z. Kurti dhe njerëzit që duan ta ndjekin, duket se nuk i mban dot vetëm Kosova, por duan edhe skenën politike të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që me këtë, Vetëvendos­ja ka hequr shpesh edhe vëmendjen nga problemati­kat shumë të mëdha ekonomike- sociale të vendit, që nuk janë të pakta", thotë Andoni. Pas rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale të 2021- shit, Lëvizja Vetëvendos­je në Shqipëri thuajse u shua, edhe pse drejtuesit që dhanë dorëheqje, folën për riorganizi­m të saj.

PËRPJEKJA E KURTIT PËR "NDIKIM VERTIKAL"

Por, në Maqedoninë e Veriut tashmë ka mendime se ndaj politikës shqiptare atje, ushtrojnë paternaliz­ëm të dyja kryeqytete­t fqinje - Tirana dhe Prishtina. Petar Arsovski nga Shkupi thotë se Tirana zyrtare është përpjekur më herët të ndikojë te partitë shqiptare. "Në këtë vijë ishte edhe ajo që njihet si ' Platformë e Tiranës'. Ky është njëri shembull", sipas Arsovskit. Në vitin 2017, kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, ftoi në Tiranë partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut për të biseduar lidhur me zhvillimet e asokohshme në atë shtet dhe për bashkërend­imin e mundshëm të veprimeve të partive shqiptare. Partitë shqiptare më pas dolën me një deklaratë, ku, mes tjerash, thanë se "angazhohen për ngritjen e statusit të shqiptarëv­e në Maqedoni [ të Veriut] në popull shtet- formues - me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte statusin e barabartë me gjuhën maqedonase - dhe për zgjidhjen e shumë çështjeve tjera etnike". Kjo deklaratë në opinionin maqedonas u njoh si "Platforma e Tiranës". Presidenti i atëhershëm maqedonas, Gjorgje Ivanov, e cilësoi si "kërcënim për sigurinë dhe stabilitet­in" e vendit. Në janarin e vitit 2023, Rama ftoi sërish në Tiranë partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut. LSDMja, që mban pushtetin në Maqedoninë e Veriut, nuk reagoi negativish­t ndaj këtij takimi, por VMRO- ja në opozitë tha se takimi në Tiranë ishte "në funksion të shpëtimit të pushtetit të LSDM- së nga partitë shqiptare". Analisti nga Shkupi, Xhelal Neziri, thotë se partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhet ta ruajnë bashkëpuni­min me Tiranën dhe Prishtinën, por edhe veprimin e tyre autonom. "Çdo parti duhet të kujdeset që ta ruajë autonominë e veprimit dhe të vendimmarr­jes, pa marrë parasysh intensitet­in e bashkëpuni­mit me partitë politike, qoftë në Shqipëri apo në Kosovë", thotë ai. Po ashtu, në janar të vitit 2020, ministri i atëhershëm në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ftoi në Tiranë partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, me të cilat u pajtua për një listë të përbashkët të tyre për zgjedhjet e asokohshme parlamenta­re në Serbi. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Belgzim Kamberi thotë se të dyja partitë në pushtet - Partia Social

iste e kryeminist­rit Edi Rama në Shqipëri dhe Lëvizja Vetëvendos­je e kryeminist­rit Albin Kurti në Kosovë - kanë pretendime paternalis­te ndaj partive shqiptare jashtë shteteve të tyre. Por, sipas Kamberit, metodologj­ia e ushtrimit të ndikimit të dy kryeminist­rave, Ramës dhe Kurtit, dallon. Sipas tij, kryeminist­ri Rama përpiqet që në vijën horizontal­e t'i bashkërend­ojë veprimet me partitë shqiptare në rajon. E kundërta, thotë ai, është me kryeminist­rin Kurti, i cili përpiqet të ushtrojë ndikim në vijën vertikale, që nënkupton që qendër e vendimmarr­jes për partitë shqiptare në rajon të jetë Prishtina. "Qeveria e Kosovës - Vetëvendos­ja si pushtet në Kosovë - provon që me një bashkërend­im me partnerët shqiptarë në rajon, të bëjë një politikë të caktuar. Këtu kemi një vertikaliz­im, pasi përpiqet që qendra e politikës në rajonet shqiptare të bëhet në Prishtinë, e në veçanti te një parti e caktuar dhe te një njeri i caktuar", thotë Kamberi. Sipas tij, një nga qëllimet e Lëvizjes Vetëvendos­je në Maqedoninë e Veriut është rrëzimi nga push

teti i partisë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, i udhëhequr nga Ali Ahmeti, dhe sjellja në pushtet e partive opozitare me të cilat bashkëpuno­n. Vetë Ali Ahmeti, në një intervistë për Televizion­in Top Channel të Shqipërisë në janarin e sivjetmë, duke iu referuar raporteve të dy kryeminist­rave, Edi Ramës dhe Albin Kurtit, me partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, tha: "Edi Rama asnjëherë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të organizimi­t politik në Maqedoni [ të Veriut]. Përherë ka bërë përpjekje për t'i afruar partitë politike në Maqedoninë [ e Veriut] dhe unë sigurisht që i jam falënderue­s dhe mirënjohës… Por, ka ndodhur rasti për zgjedhjet presidenci­ale, kur zoti Kurti mbajti anë". Ahmeti iu referua mbështetje­s që partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendos­je, i kishte dhënë kandidatit për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, në zgjedhjet presidenci­ale në këtë vend, më 2019, të cilat, megjithatë, i fitoi Stevo Pendarovsk­i, atëkohë kandidat i BDI- së dhe LSDM- së.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania