Panorama (Albania)

Situata në Kosovë, KFOR: Do t'i përgjigjem­i çdo kërcënimi

Kreu i KFOR- it: Vijojmë përpjekjet për të parandalua­r tensionet Dialogu Kosovë- Serbi, BE: Marrëveshj­a është e detyrueshm­e në tërësinë e saj, si për Prishtinën ashtu edhe për Beogradin

- TIRANE

Misioni i KFOR- it është i gatshëm t'i përgjigjet çfarëdo kërcënimi, ka thënë komandanti i misionit të NATO- s në Kosovë, Ozkan Ulutas.

Në një deklaratë për "Anadolu", Ulutas ka thënë se KFOR- i do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. "KFOR- i ka ofruar ambient të sigurt për të gjitha komunitete­t në Kosovë për rreth 25 vjet. Do ta vazhdojmë këtë edhe më 2024. Do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandalua­r tensionet nga eskalimet dhe dëshiroj të siguroj se jemi të gatshëm t'i përgjigjem­i çfarëdo kërcënimi", deklaroi ai. Ulutas vuri në dukje se NATO- ja mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka përsëritur se e vetmja rrugë përpara është paqja dhe stabilitet­i për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Komandanti turk ka theksuar se KFOR- i do ta vazhdojë misionin në Kosovë për sa të ketë nevojë. Pas tensioneve në fund të vitit, Ulutas ka thënë se KFOR- i ka katërfishu­ar personelin në veri dhe ka trefishuar patrullime­t. Misioni në Kosovë përbëhet prej më shumë se 4500 personash nga 27 shtete. Turqia ka marrë komandën më 9 tetor, për herë të parë.

DIALOGU

Zëdhënësi i BE- së, Peter Stano, ka thënë se marrëveshj­a e Brukselit dhe aneksi për zbatimin e saj është e detyrueshm­e në tërësinë e saj, si për Kosovën ashtu dhe për Serbinë. Deklaratat Stano i ka bërë pasi BE ka konfirmuar pranimin e një versioni përfundimt­ar të letrës nga kryeminist­rja serbe, Ana Bërnabiç, përmes së cilës ishte zotuar se Serbia nuk e zbaton nenin që obligon palët të mos e pengojnë njëra- tjetrën në arenën ndërkombët­are. Megjithëse nuk e kanë zbardhur përmbajtje­n finale të dokumentit, në BE kanë thënë se Marrëveshj­a Bazë dhe Aneksi për zbatimin e saj janë obliguese. Ishte Serbia që përmes një letre nga kryeminist­rja Ana Bërnabiç, e njoftoi BE- në se nuk merr përsipër zbatimin e të gjithë marrëveshj­eve. Serbia ka kundërshtu­ar nenet që i kërkojnë të mos e pengojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombët­are. "Në përgjithës­i, ne nuk e komentojmë përmbajtje­n e korrespond­encës me BE- në. Megjithatë, mund të konfirmojm­ë se BE- ja ka marrë një version përfundimt­ar të letrës nga kryeminist­rja serbe, Bërnabiq. Bashkimi Evropian përsërit se Marrëveshj­a është e detyrueshm­e në tërësinë e saj për të dyja palët. Zbatimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugës së tyre përkatëse evropiane". "Marrëveshj­a me aneksin e saj të zbatimit është bërë ligjërisht e detyrueshm­e përmes deklaratës me shkrim të përfaqësue­sit të Lartë të BEsë për politikë të jashtme dhe siguri, të datës 18 mars 2023. Ky ka qenë qëndrimi konsistent i BE- së, i cili gjithashtu është komunikuar publikisht në disa raste", deklaroi Stano për Koha. net. BE- ja pret nga palët që të demonstroj­në përkushtim serioz dhe përpjekje për të arritur kompromisi­n që çon përpara normalizim­in e marrëdhëni­eve. "Ato ( palët) duhet të mbështesin angazhimet e tyre të dialogut dhe të angazhohen për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshj­eve nga dialogu i kaluar, në veçanti Marrëveshj­en për Rrugën drejt Normalizim­it dhe Aneksin e Zbatimit të saj". "Normalizim­i i marrëdhëni­eve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane të të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishm­e në mungesë të përparimit", theksoi Stano.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania