Panorama (Albania)

Beniada dhe Romeo flirt në distancë, çfarë po ndodh mes dy personazhe­ve

-

Unë nuk jam lidhur tek i pari, do lidhem te ky… Unë nuk jam futur me strategji që të mos lidhem. Thjesht nuk bëj kompromis me dashurinë. Po të kisha pasur ndonjë ndjesi, sigurisht do të kisha dalë e do të kisha bërë shoqëri, por brenda shtëpisë së Big Brother është një presion e është kaq e vështirë që të lidhesh, sepse ti ndjen një presion.

Teksa

banorët e "Big Brother" kanë marrë vëmendjen e publikut, edhe jashtë, personazhe­t e famshme, kanë nisur të komentojnë. Por, veç komenteve, ajo që na ra në sy, ishte edhe deklarata e Beniadës, për një pëlqim të mundshëm me Romeon. Ish- banorja e "Big Brother Vip 1", Beniada, gjatë një interviste televizive, foli për Romeo Veshajn, i cili është konkurrent në "Big Brother Vip 3". Në kohën kur vëllai i Romeos, Donaldi ishte pjesë e "Big Brother", së bashku me Beniadën, ai ka shprehur pëlqimin e tij për këtë të fundit. Dyshja kanë deklaruar se janë single. E pyetur nëse do ta shikonte Romeon si partnerin e saj, ajo tha: "Shiko, mua nuk më pëlqejnë burrat me mustaqe. Po ti heqi mustaqet, do ta shikoj përpara e pastaj do t'ju them. Do ta studioj. Unë nuk jam lidhur tek i pari, do lidhem te ky… Unë nuk jam futur me strategji që të mos lidhem. Thjesht nuk bëj kompromis me dashurinë. Po të kisha pasur ndonjë ndjesi, sigurisht do të kisha dalë e do të kisha bërë shoqëri, por brenda shtëpisë së Big Brother është një presion e është kaq e vështirë që të lidhesh, sepse ti ndjen një presion. Ke frikë të shprehesh, ke frikë ta përqafosh një person", u shpreh modelja. Kujtojmë se modelja ka qenë e ftuar në emisionin e binjakëve, ku batutat dhe flirtet mes tyre kanë rënë në sy. Por duket se tashmë, modelja ka nisur të flasë shpesh herë për Romeon, duke menduar se mes tyre do të ketë diçka së shpejti. Gjatë një bisede me banorët e shtëpisë së BBVA aktori Romeo Veshaj foli më shumë rreth marrëdhëni­eve të tij të kaluara. "Në momentin që unë kam qenë në lidhje, dilja në klub dhe dilja në gjëra, thosha ej hiqe dorën se shkoj në shtëpi. Të betohem, nuk e besoni por kështu ka ndodhur", u shpreh aktori i humorit. I pyetur nga banorët nëse kishte tradhëtuar ndonjëherë, ky i fundit i ka habitur të gjithë me deklaratën. "Unë nëse dua një gocë rri me të, nuk do e tradhtoj me të tjera". Banorët e morën këtë deklaratë me të qeshura, duke nënkuptuar se ajo që ai po thoshte nuk është e vërtetë. Edhe më herët, modelja ka folur për banorët e "Big Brother", ku edhe ka spikatur emri i Romeos. Ishbanorja e "BBVIP 1" Beniada Nishani gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj ka treguar banorët që ajo mbështet në këtë spetakël. "Kush të pëlqen më shumë tani në ' Big' dhe pse është herët pak, por momentin kush të pëlqen?", e pyeti ndjekësi. "Personalis­ht për atë që pak e njoh më pëlqen

Heidi, Romeon jam kurioze ta shoh në lojë, nga Roza pres debate të bukura, dhe tani për tani më ka bërë për të qeshur Elvisi. Por, është akoma shumë shpejt. Këto janë personazhe­t e mi në listë. Të tjerët nuk i njoh", iu përgjigj modelja. Prej disa kohësh, modelja është "single", duke lënë pas historinë e dashurisë me vëllain e Arbër Hajdarit. Sakaq edhe Romeo, që pas ndarjes nga Aleksia nuk është parë më në shoqërinë e një femre, duke u shndërruar kështu në një nga beqarët më të pëlqyer të "showbizz"- it tonë. Ndërkohë që mbetet për t'u parë sesi do të vijojë kjo histori mes dy personazhe­ve të njohur, që duket se në distancë po flirtojnë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania