Panorama (Albania)

E ëma hyri fshehtas në Shqipëri, mori ca dhe nga trualli e ia çoi te varri të birit në SHBA

Tri breza Belushi, atë, bir dhe nip. Takimi im me ta në vitin 1995 dhe udhëtimi me të papriturat në vendlindje

-

Kur shkova pas një viti në Amerikë dhe takova Xhimin, ai, si më përqafoi gjatë, më tha: "Father passed away" ( babai ndërroi jetë). "Që nga dita e kthimit e derisa vdiq, im atë nuk e hoqi nga goja Shqipërinë, iku me kujtimet e saj në gojë". Në vitin 1997 unë u vendosa në Los Anxheles për të jetuar për një kohë më të gjatë. Me Xhimin u bëmë më të afërt, miq të mirë pavarësish­t se shiheshim sipas mënyrës amerikane, casually, pa protokoll.. Ai më priti ngrohtë dhe më ndihmoi konkretish­t; në dy nga pesë rolet simbolikë që luajta në Hollywood, kam dy karaktere në film me të. Si çdo aktor në botë, kisha ëndërruar ta shihja Hollywood- in, Mekën e kinemasë, ta prekja me sy. Atje, një nga pamjet më sugjestion­uese për turistët janë yjet përgjatë Hollywood Boulevard- it. Aty kryhen ceremonitë e glorifikim­it; turma njerëzish presin për orë të tëra shfaqjen e gjallë të "yllit" ardhjen e tij me një limuzinë dhe pastaj ritualin e yllëzimit, zbulimin e emrit të shkruar mbi yll, vendosjen e shenjës së duarve a të këmbëve ( nga më të famshmit fare..), etj. Yjet e gdhendur ngjyrë ari e violet nxisin kureshtjen që të endesh pas karvaneve të tyre pa fund në Hollywood Boulevard. Një ditë teksa ecnim me Erionin, ish- studentin dhe kolegun tim, starin e filmit "Beni ecën vetë", duke kërkuar mes emrave pa fund, u endëm s'di sa kohë pa mundur ta gjejmë yllin e Xhon Belushit. Të nesërmen iu kushtova përsëri kërkimit. U enda afro dy orë nëpër trotuaret dy anëve të bulevardit sa m'u morën mendtë, por më kot, yllin s'e gjeta dot. Në rastin e parë që m'u dha, pyeta sekretaren e Xhimit, e cila ( edhe ajo e habitur për padijen time) më tregoi se Xhoni nuk kishte yll në Hollywood dhe arsyen se përse...(?!) Çështje karantinim­i për fajin e kryer jo të "vetëvrasje­s" por të vdekjes nga përdorimi i drogës, gjë që shihej rreptësish­t si një ligj i pashkruar, i cili lypte një kohë të caktuar për përmbushje­n e afatit të "dënimit" të personit për arsyet më sipër.. O Zot, thashë me zë instinktiv­isht dhe ajo më hodhi një vështrim të çuditshëm, duke më pyetur, "Pse, ti nuk e dije"?! Ylli pa strehë, mendova atë mëngjes tek prisja Xhimin për t'i marrë një intervistë për programin "Dua më shumë Shqipërinë", që do bëhej në Tiranë. Xhimi erdhi e më takoi përzemërsi­sht, i shoqëruar nga dy pastorë gjermanë, të cilët m'u afruan shpërfillë­s. Të nesërmen nisesha për Nju Jork dhe më pas, pas tri vite e gjysmë, në Shqipëri. Pasi bëmë intervistë­n dhe përcollëm operatorin, më ftoi për një mëngjes me kafe, të cilin e quajti "Albanian Breakfast which doesn't go fast".. Pimë kafe dhe folëm për show- n "Acording to Jim", më përcolli në kopsht: "Say hello to Timo, your father's friend, sweety!", i foli së bijës dyvjeçare, Jamison, duke më shtrënguar dorën fort si gjithmonë siç i pëlqen "Albanian way". Fort! U përqafuam miqësisht. Një ndjenjë e ngrohtë më përshkon sa herë takohem me të, që në krye të herës në Tiranë, kur po ai shtrëngim dore ma kishte shkrirë mpirjen. Nuk di nëse m'u pa a vërtet, një xixë loti pas atyre syve, kur më tha, sa do kishte dashur Adami ta shihte edhe njëherë vendlindje­n, qytezën e tij. Duke fluturuar për Nju Jork, të nesërmen, shkrova poezinë kushtuar Xhon Belushit, "Ylli pa strehë."

Ja disa vargje...

Kaloi më pak se një vit dhe një mëngjes kur isha i shtrirë në shtrat nga një natë e gjatë dhe e vonët me miq, më zgjon një zile telefoni si sirenë ( e kisha vënë në maksimumin e vet për të mos humbur së largu ndonjë telefonatë që mund të vinte nga Shqipëria, Vera a ndonjë shok e mik..) Brofa, pa mundur ta ndaja realitetin nga trazitë e ëndrrës ( sa keq ose sa mirë t'i mbash mend ëndrrat… se edhe nëse janë tron"Për të mbajtur premtimin ndaj mikut të vet, Dan Aykroid ( Blues Brothers) lëshoi në magnetofon këngën "2000 Pound Bee"( këngë me të cilën Xhoni kishte dashur të përcillej kur të vdiste). Kishin vënë një kusht: Kush të ikte i pari nga kjo botë, tjetri do t'ia plotësonte dëshirën, duke e përcjellë me atë këngë. Dan Aykroid e kreu amanetin. Salla u shtang në fillim, por pastaj shpërtheu në të qeshura". ditëse, ato sjellin pamje njerëzish që s'i kemi më.. nënë, atë, vëlla… dhe çmallemi kur na shfaqen…) Mora receptorin ngathët dhe dëgjova një "Alo", buçitësqë: "Hiiii, Tiiiiimooo­oo! Good morning! Gess what? JOHN GOT THE STAR! I am so happy!" Zëri ishte i plotë, i ngritur thuajse në qiell… You made my day, Jim! - ishte gjithë sa munda të shpreh atë çast. Ky shkrim e gjen shtegun të shprehë një realitet të hidhur, duke përcjellë dhimbje e dëshpërim për humbje tragjike të jetëve, në udhëkryqe fatesh tragjikë e të ngjashëm e të pazakontë të disa artistëve të mëdhenj.. Afro 30 vite më pas, një tjetër yll i përmasave botërore, Odiseu shqiptar, aktori me famë të përbotshme si asnjë yll i Lindjes asokohe, Bekim Fehmiu, e caktoi vetë fatin e ikjes së tij nga kjo jetë… ( Sigurisht, "të mëdhenjtë nuk gjykohen, ata e caktojnë vetë fatin e ikjes së tyre..") Një hije e tillë ia erri jetën Sandër Prosit, një portreti fisnik të kinemasë, Dhaskalit që solli shkronjat, diturinë… Por s'ndalet as këtu, për fat të keq, ai fatvrasës, që i mori jetën mikut dhe shokut tim të kursit, aktorit aq të veçantë e të hijshëm, Llazi Sërbo, të cilin e mposhti fataliteti dhe atë, si të përmbushej mallkimi i ikjes edhe i tij pas të mëdhenjve përngaherë ( ai vetë ishte i tillë, jo veç në mundësi..) Vetëvrasja nuk është si një shfaqje teatri, që përsëritet nga një natë në tjetrën por shfaqja e fundit e jetës, nën dritë të diellit. As nuk është një "virus" e as imitim, se jeta nuk është lojë, por një fatalitet, që shkaktohet nga trazime të forta, të fshehura e të akumuluara të individit thellë vetes. Ngjarje të tilla tronditëse, kur ndodhin, krijojnë te të tjerët idenë ( bestyte) se janë destin, një fat i caktuar më parë, një gjë e shkruar, siç thotë populli… Po përse të tillë artistë të mëdhenj, ndodh t'i japin fund jetës…? Mos ndoshta për pasojë të mundimit drejt ngjitjes, ( si ai i Sizifit..!) si shterje a humbje e kuptimit nga mbilodhja të karrierës artistike, distancimi­t prej saj, apo mos nga përkryerja e misionit në art, ku s'mbetet tjetër gjë për t'u thënë, dhe se çdo gjë më tej, s'ka asnjë kuptim e vlerë... artist s'ka tjetër majë a lartësi për të mbërritur, se e ka arritur finishin (!) Krizë e motivit të jetë shkaku i suicidit...?! A mos ndoshta, pesha e viteve, rrallimi i angazhimev­e e i dëshirave apo zverdhja nga vetë absurdi i famës apo të gjitha së toku, të jenë shkaku? Një zot e di! Vetëvrasja ( pohojnë specialist­ët) nuk ka një shkak të vetëm të drejtpërdr­ejtë por shfaqet si një fenomen tejet i ndërlikuar për një mori gjërash, të cilat nuk shpjegohen dot lehtazi … fenomen i diktuar nga rrethana të ndryshme e të veçanta, ose nga probleme mirëfilli patologjik­e. Ndjeshmëri­a te aktori, për shkak edhe të natyrës së profesioni­t ( të hysh e të dalësh nga personazhe të ndryshëm është thyerje si e ngjyrave të dritës në gjashtëkën­dësh), me emocione skenike, te disa mund të shkaktojë jo rrallëherë goditje të forta e të paparashik­uara, trauma psikike. Artisti, ndoshta, duke humbur kuptimin e ekzistencë­s, kotësia.. ( ndonjëherë mungesa e vetë shkakut, është shkak…) për fatalitet, në dëshpërim të thellë i jep lamtumirën jetës. Asgjë s'është absolute dhe asnjë hamendje nuk e përcakton dot shkakun, le t'ua lemë këtë specialist­ëve të fushës, veçse tragjedi të tilla ndodhin dhe na shkaktojnë dhimbje dhe na tronditin edhe më shumë, se s'duhet të kishin ndodhur përpara çmimit të lartë e të pamatshëm të jetës.

Ylli i John Belushit u vendos në Hollywood Boulevard në vitin 2004.

 ?? ??
 ?? ?? Timo Flloko dhe Xhim Belushi
Timo Flloko dhe Xhim Belushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania