Panorama (Albania)

ATP hap aplikimet për kompensimi­n e 1178 pronarëve

Agjencia: Procesi nis më 23 janar dhe është i pakufizuar në kohë Lista me emrat e përfituesv­e dhe gjashtë dokumentet që duhen dorëzuar

- TIRANE

Agjencia për Trajtimin e Pronave hap aplikimet për 1178 pronarët që kompensohe­n sipas vendimit të fundit të qeverisë.

Nga e marta e kësaj jave e në vijim, të gjithë ata që gjejnë emrin në listën e mëposhmte duhet të paraqiten pranë Agjencisë me gjashët dokumentet e cituara në tabelën përbri me qëllim për të lëvruar këstin që iu takon. Me rëndësi është që procesi nuk do të jetë i kufizuar në kohë dhe qytetarët mund të aplikojnë në çdo moment. "Në zbatim të VKM Nr. 383, datë 19.05.2010 ' Për përcaktimi­n e procedurav­e të shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që preken nga ndërtimet informale', i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave ( ATP) njofton: Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralit­etet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM nr. 7, datë 11.1.2024. Procesi i

pranimit të kërkesave të subjekteve përfituese do të fillojë në datën 23.01.2024 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë", nofton Agjencia. Si shumë shërbime të tjera, edhe aplikimet për tërheqjen e kompensimi­t nisin fillimisht online përmes

e- albania, por me patjetër nevojitet që krahas ngarkimit të dokumentev­e online të bëhet edhe dorëzimi i tyre me postë. Pjesë e skemës së përfituesv­e të kësaj radhe bëhen edhe ata pronarë, kërkesa e të cilëve është refuzuar më herët. "Subjektet përfituese,

kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentac­ioni gjatë procedurav­e të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojn­ë. Këto

subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm", citohet në njoftimin e ATP- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania