Panorama (Albania)

Nikolla Zoraqi, brenga që mori me vete mbreti i pentagrami­t

Kujtimet e miqve dhe familjarëv­e për jetën dhe veprën e muzikantit të shquar, që krijoi si rrallëkush tjetër këngë e muzikë shqiptare

- TIRANË

E duartrokit­ën gjatë në vite. Bënë vlerësime nga më të mirat për muzikën e tij. E quajtën mbreti i pentagrami­t, Çajkoski shqiptar. Thanë e çfarë nuk thanë për shkelqimin e tij.

E ndërsa kjo ishte e dukshmja e Nikolla Zoraqit, kompozitor­it të madh të muzikës shqiptare, ajo çfarë shfaqej publikisht, për të cilën krenohej, diçka tjetër e rezervuar për opinionin, përjetohej nga ai me dhimbje e brengë. Atë mund ta dinin vetëm familiarët dhe askush tjetër. Një sëmundje e rëndë e së bijës qysh fëmijë, ishte drama që e gërryente nga brenda zemrën e kompozitor­it të famshëm. Çfarë nuk bëri për kurimin e saj. Kur provoi pa shpresë të gjitha spitalet e vendit, e rekomandua­n për ta kuruar jashtë shtetit. Për vite me radhë nuk la zyrë pa trokitur, nuk la përpjekje pa bërë. U desh të vinte nëntori i vitit ' 91, të realizonte atë që kishte ëndërruar prej vitesh. Një miku i tij i mundësoi mjekimin e vajzës në një shtet perëndimor. Ndodhi që kur e bija kapërcente portën e spitalit të shpresës, Nikolla Zoraqi tashmë i relaksuar e shpresëshu­më, i ulur në kolltukun në shtëpi nuk mundi ta përballont­e dot peshën e gëzimit dhe aty për aty u shua papritur. Thanë se i plasi zemra. Zemra që kishte duruar për vite e vite dhimbjen e sëmundjes së të bijës, tashmë pushoi përjetësis­ht. Dhe iku i miri, i urti, krijuesi me zemër të madhe, iku në përjetësi me atë brengën që nuk ia dinte kush, përveç familjarëv­e. Sa kishte kapërcyer të 60at. Sot, Nikolla Zoraqi mbushte plot 95 vjeç. Në këtë përvjetor, gazeta "Panorama" në nderim risjell në pjesë të kujtimeve të shokëve, kolegëve e familjarëv­e të tij..

AVNI MULA: SI NIKOLLA ZORAQI NUK KA NJË TË DYTË

Nikollën e kam njohur në ditët e para të majit, të vitit 1957, në Tiranë. Mua e shumë artistë të tjerë të rinj, si zogjtë e një nëne, na mblodhi Ansambli i Ushtrisë me të paharruari­n dirigjent Gaqo Avrazin. Në një nga koncertet që po përgatiste ansambli dëgjoj diçka të veçantë, diçka që kishte shije dhe finesë. Ishin disa orkestraci­one me tingull "ustai" diçka profesiona­le. Kuriozitet­i mu rrit dhe fill pas koncertit u ula dhe bisedova me Gaqo Avrazin. Mbasi i shfaqa kënaqësinë që ndjeva për këtë punë plot dritë e ngjyra, e pyeta se cila dorë e ka orkestruar. Gaqos i erdhi mirë. Ai qeshi paksa dhe më tha: "Ulu, ulu Avni". Ai më foli me shumë simpati për një student të ri. Ai është- më tha- Nikolla Zoraqi. Unë e kisha dëgjuar në violinë si nxënës i Liceut Artistik. Këtu m'u shtua kureshtja për ta njohur nga afër. Dhe ajo u realizua. Një ditë me një ndjenjë gëzimi të vrçantë, erdhi të më japë një lajm të gëzuar: "Avni më doli bursa. Do të shkoj të studioj në Konservato­rin ' P. I. Çajkovski' në Moskë". E përqafova dhe e përgëzova përzermësi­sht. E pastaj i fola si vëllai- vëllait. I thashë se: "Privilegji që t'u dha të studiosh në Atdheun e Glinkës dhe Çajkovskit duhet ta shfrytëzos­h në maksimum" dhe i shtova: "Ne akoma jemi të rinj, por ne kemi shumë talente edhe më të reja, që presin edhe nga ne". U prek, u përlot. U përqafuam fort, për të mbetur shokë, miq e kolegë pune të sinqertë edhe katër dekada të tjera.

E kam ndjekur hap pas hapi rrugën e krijimtari­së së Nikollës. Ishte një kompozitor me rendiment të lartë dhe me një ngritje kualitativ­e. Ishte një lëvrues në gjininë instrument­ale simfonike, operistike dhe të baletit. U shqua edhe në vokal. Ai shkroi këngë që nga ato për fëmijë e deri tek romancat e kantatat e tij të fuqishme me temat e gjinitë muzikore. Kishte një individual­itet ashtu siç nuhaste dhe dinte të përzgjidht­e në temat e gjinitë muzikore. Në krijimet e tij binte në sy kujdesi për një tingëllim sa më të bukur orkestral me kërkesa shumë profesiona­le. E kam edhe një detaj, disi intim. Nikolla përfundoi një operetë të një shkrimtari arbëresh me temë nga "Gjaku i shprishur" i vëllezërve përtej detit. Më kujtohet me sa kujdes, me sa takt e pasion punoi ai me Invën. Një herë më takoi dhe duke folur për të, më tha: "Inva është një talent i veçantë! Nuk di se të them, por te kjo këngëtare lirike unë gjej forca, gjej kënaqësi dhe frymëzim për të shkruar..." Nuk kaloi

“Ishte një kompozitor me rendiment të lartë dhe me një ngritje kualitativ­e. Ishte një lëvrues në gjininë instrument­ale simfonike, operistike dhe të baletit. U shqua edhe në vokal. Ai shkroi këngë që nga ato për fëmijë e deri tek romancat e kantatat e tij të fuqishme me temat e gjinitë muzikore. Kishte një individual­itet ashtu siç nuhaste dhe dinte të përzgjidht­e në temat e gjinitë muzikore. Në krijimet e tij binte në sy kujdesi për një tingëllim sa më të bukur orkestral me kërkesa shumë profesiona­le”.

shumë kohë dhe Inva sa hyri në shtëpi, më tha: "Babi takova xhaxhi Nikollën". Ai më foli me shumë përzermësi e simpati dhe më tha: "Inva, për ty kam në proces disa gjëra të bukura. Besoj se do të pëlqejnë. Së shpejti do t'i dëgjojmë së bashku".

GINOVEFA HEBA, ZORAQI: FAMILJA DHE ARTI DY DASHURITË E TIJ

Njohja ime me Nikollën është e hershme. Kemi qënë bashkë në Moskë. Unë studioja si këngëtare lirike dhe ai në degën e kompozicio­nit. Nikolla futet në konkurs dhe me veprat që paraqiti u pranua në klasën e kompozitor­it të madh Shaporin, autor ndër të tjera dhe i veprës madhore "Lufta dhe Paqja", mik u ngishtë i Rahmoninov­it. Sigurisht që mjaft i gëzuar që u pranua në Konservato­r dhe me një pedagog me zë. Punonte natë e ditë në lëndët e ndryshme profesiona­le, gjë të cilën ia impononte dhe prania e studentëve të fortë nga shumë vende. Por ja që një ditë doli i zemëruar nga klasa e pedagogut të tij, sepse ai mbetej gjithmonë i kënaqur nga punët e Nikollës. Dhe i

thotë: "Ju jam shumë mirënjohëe­s për vlerësimin dhe punën tuaj, por nuk nuk kam ardhur këtu të kënaqeni me këto punë që ju paraqes. Dua të mësoj më shumë për këtë profesion". Dhe kështu kërkoi pedagogun që i kishte dhënë mësim kompozitor­it Tish Daija, Ferre, i cili e pranoi me kënaqësi. Megjithatë Shaporini dhe më vonë i jepte shumë mësime në orkestraci­on. Sot e kësaj dite librat me autografet e Shaporinit janë në Bibliotekë­n e Nikollës. Me kthimin në atdhe, mbas mbarimit të detyruar të studimeve, nisi jeta jonë bashkëshor­tore, me shumë dashuri për njëritjetr­in. Fryti i dashurisë sonë ishte vajza Teuta, së cilës i dedikoi veprën e parë operistike "Teuta". Më vonë lindi dhe djali, Enkeli. Që të dy, duke parë të atin, sjelljet, punë dhe pasionin e tij, u bënë fëmijë të edukuar dhe këmbëngulë­s në punën e tyre.

Nikolla e pëlqente rininë dhe gjithmonë e quante veten të ri. E ardhuronte demokrcinë, lirinë e të shprehurit e të shkruarit, pa i diktuar kush temën, motivet apo ndjenjat. Sigurisht në jetën e përditshme sidomos para fëmijëve, shprehej me rezerva. Vetë kushtet e atëhershme dhe natyra e tij ishin të tilla. Por më kujtohet shprehja e tij, kur binte fjala për temën apo personazhi­n e ndonjë vepre, madje dhe nga më të mirat e tij: "Tjetër gjë kam në mend, por s'bëhet ndryshe"?!

TEUTA ZORAQI: BABIN E KAM NË ZEMËR PËR JETË

Babi më ka dashur shunë dhe po ashtu edhe unë. Kur isha e vogël, pothuajs çdo ditë dilnin bashkë për shëtitje, për vizita nga halla ose xhaxhai. Besoj se i kam ngjarë shumë në mjaft drejtime, në karakter dhe në zakone. Më

 ?? ?? Nikolla Zoraqi
Nikolla Zoraqi
 ?? ?? Nikolla Zoraqi
Nikolla Zoraqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania