Panorama (Albania)

“Natën kur shuhej Zoraqi, në Tiranëshfa­qejopera ‘ Travatore’”

-

mësonte e mëndihmont­e shumë në detyrat e mia të shkollës ishim shumë të lidhur me njëri- tjetrin. Një herë, kur isha e vogël, më kujtohet, kishte rënë borë. Nga bora që kishte zënë në anë të oborrit, mblodhi një top dhe ma solli brenda në sdhtëpi, në një pjatë. Kur mami kishte shfaqje, mbasditen e kaloja me babin, Enkelin dhe me tezen. Përgjegjës­i e tij për ne, si të vegjël, ashtu edhe kur u rritëm, ishte shumë e madhe. Kishte dëshirë të më bënte artiste, prandaj dhe më vuri të mësoj pianon, kitarën apo çiftelinë. Megjithatë, duke parë dhe dëshirën time për të studiuar diçka tjetër, më orientoi në zgjedhjen e degës së arkitektur­ës. Kërkesat që i kishte për veten, i kishte edhe ndaj meje, për ecjen time në fakultet. I shikonte punët e mia, i gjykonte si të mira ose jo, duke më dhënë shpjegimet e veta, veçanërish­t duke më kërkuar që stili dhe karakteri i tyre të kishin diçka kombëtare dhe origjinale, megjithëse nuk ishte kompetent në fushën e arkitektur­ës, por si artist kishte gjithmonë ndjenjën e së bukurës, gjë e përbashkët për të gjitha artet.

ZANA SHUTERIQI: NJË KOMPOZITOR I MADH

Kompozoi në të gjitha format e mundshme, që aplikoi muzika shqiptar ee kohës: pjesë për instrunent­e, këngë, muzikë për ansamble dhome, kantata, suita e rapsodi vokale, instrument­ale ose orkesltral­e, tablo koregorafi­ke, muzikë filmi, midis të tjerash, la pesë koncerte për violonë dhe orkestër, dy opera, katër balete, një simfoni, 6 uvertura simfonike. Gjithë- gjithë një trashëgimi që numëron përmbi 100 opuse.

Nikolla Zoraqi është ndër të rrallët muzikantë shqiptarë, që, krahas veprës, ka lënë pas vetes edhe letërkëmbi­min e tij. Letrat iu përkasin viteve 1959- 1961, periudha e studi

meve të kompozitor­it në Konservato­rin Çajkovski të Moskës. Pjesa dërmuese e tyre i drejtohen baritonit Mihal Ciko, njërit prej themeluesv­e të shkollës shqiptare të kantos, aktivistit të shquar të muzikës sonë që prej viteve 1920, kur bashkëpuno­nnte me Thoma Nasin e Vangjush Mion në Korçë. Megjithëse na vijnë prej një kohe të hershme ( letrat u përkasin viteve 1959- 1961), për këdo që e ka njohur kompozitor­in për së gjalli, por edhe për ata që ia njohin veprën, letrat zbulojnë shumë prej atyre ideve dhe motiveve, që e udhëhoqën tërë jetën e tij prej krijuesi. Ja çfarë i shkruan ai Cikon pak muaj pas mbërritjes në Moskë. Ajo çka bëri Zoraqi më pas, nuk ishte gjë tjetër veçse një betejë e vazhdueshm­e. Ai kompozoi me qindra faqe muzikë. Nuk do të jenë kaq të shumtë kompozitor­ët shqiptarë, që të kenë shkruar aq shumë muzikë, përsa kohë morën penën dhe e shtrënguan të ndahen prej saj - rruga krijuese e Zoraqit shtrihet mes viteve 1954- 1990.

ZHANI CIKO: ISHTE NDER TË KISHE NJË MIK SI ZORAQI

Zoraqi është një ndër kompozitor­ët më të shquar shqiptar me krijimtari e cila është përfaqësue­se për muzikën e kultivuar kombëtare. Autor i veprave të të gjitha gjinive, që nga kënga e thjeshtë, muzika e dhomës, te ajo simfonike e deri tek opera dhe baleti, mbetet kompzitori me katalogun më të pasur të krijimtari­së. Muzikë si origjinale, aq edhe e frymëzuar dhe me identitet kombëtar të theksuar, ku nuk mungojnë referencat, sidomos nga folku i Tiranës, qytet të cilit i përket si nga origjina dhe veprimtari­a. Veprat e Zoraqit janë ndër të ekzekutuar­at në Shqipëri, po edhe jashtë shtetit.

ALBERT PAPARISTO: PUNONTE DUKE U FRYMËZUAR DHE FRYMËZOHEJ DUKE PUNUAR

Nikolla Zoraqi ishte nga ata kompozitor­ë që punonte duke frymëzuar dhe frymëzohej duke punuar. Ai është ndoshta, ndër të vetmit kompozitor­ë tek ne që jetoi dhe punoi me ritmet e një profesioni­sti krijues, që mendonte dhe realizonte ditë e natë projektet e tij krijuese, që kishte bërë të vetën thënien kuptimplot­e të Çajkovskit të madh: "Frymëzimi është një muze që nuk i frekuenton dembelët".

MUSTAFA KRANTJA: AI PRODHOI TINGUJ MAGJIK

Ky burrë i heshtur e i qetë në pamje, e kishte vizatuar qartë portretin e vetë në ato qindra kompozime që krijoi, ku e shohim Nikollën herë spotan e herë shpërthyes, herë lirikë e herë tragjik, por gjithmonë i frymëzyar, i qartë, e mbi të gjitha me shpirt të madh human. Të tillë do të na e sjellin përjetësis­ht tingujt magjikë që hodhi në letër për një jetë të tërë.

DRITËRO AGOLLI: DITËN QË PËRCOLLËM NIKOLLËN

Atë mbrëmje që Nikolla mbylli sytë, në Teatrin e Operas dhe Baletit shfaqej premiera e operës së Xh. Verdit "Travatore". Në rrugët, sheshet e Tiranës shiu dhe era luanin një muzikë madhështor­e, duke pastruar thashethem­et e gazetave, duke i vënë njerëzit në mendime për të nesërmen e tyre dhe të fëmijëve të shpërndarë kudo në botë. Ndërsa Nikolla mendonte për gruan dhe dy fëmijët që i kishin shkuar në Greqi. Kraharori i ishte mbushur me muzikën e "Travatores", zemra i ishte mbushur me shpresë se e bija mund të kurohej, se e ardhmja mund të ishte më e mirë dhe se ai do të ulej përsëri mbi tasterën e pianos dhe do të na jepte vepra të tjera. Por, siç duket, ritmi i zemrës nuk mbajti më ekuilibrin e gjithë atyre shqetësime­ve, e gjithë atyre tingujve muzikorë që kishte akumuluar në gjithë këto vite heshtjeje dhe pushoi. Pushoi, duke marrë me vete projektet e veprave të ardhshme.

Ranë shumë shira pas vdekjes së Nikollës, ndërsa unë mendoja në këto ditë: ky shi që bie mbi varrin e Nikollës kthehet në muzikë. Në veprat e tij, qoftë edhe te muzika e këngëve, ndjehet ngrohtësia e dirlit, era dhe shiu, ndjehet aroma e tokës dhe e trahanasë, ndjehen të ndërthurur­a bukur tingujt e muzikës popullore labe, devolliçe apo tiranase. Ai është dhe do të mbetet kompozitor kombëtar, Artist i Popullit, se e meritoi plotësisht këtë titull me punën, jetën dhe veprat e tij.

GAQO ÇAKO: KRIJUESI I SHKOLLËS PËR BALETIN SHQIPTAR

"Ai është një nga kompozitor­ët më të shquar shqiptar, që ka themeluar shkollën për baletin tonë me talentin e tij. Kjo vihet re në veprat e tij të ndryshme si opera, romanca dhe uvertura. Kompozitor shumë i talentuar me të cilin kam pasur mundësi të bashkëpuno­j në vënien në skenë të operës ' Komisari'. Por, kam punuar me të edhe në ushtrim kur ai ishte drejtues i orkestrës së Ansamblit Artistik të Ushtrisë, kemi qënë edhe shokë shkolle në Rusi. Miqësia jonë u bë më e ngushtë nga muzika dhe unë jam i lumtur, që e kisha shok. Muzika që ai ka bërë njihet kudo, ndërsa baleti ' Cuca e maleve' do të mbetet i pavdekshëm".

 ?? ??
 ?? ?? Ginovefa, Nikolla dhe Teuta Zoraqi
Ginovefa, Nikolla dhe Teuta Zoraqi
 ?? ?? Nikolla dhe Gjenovefa Zoraqi
Nikolla dhe Gjenovefa Zoraqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania