Panorama (Albania)

Të mundësh Ramën s’do të thotë ta shpëtosh demokracin­ë...

- BEN ANDONI

I gjithë artikulimi sotëm i njerëzve të grupimeve të PD- së shkon de jure në një drejtim: Duhet çmontuar Rama, sepse pastaj vjen vërtetë demokracia! Edhe kur përplasen ashpër mes tyre dy pjesët e PDsë, sërish artikulojn­ë vetëm diçka: Rama është më e keqja e këtij vendi. Mjafton, të largohet Rama dhe gjithçka ndryshon. Në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal, mëtuesi i PD- së për karrigen e kryebashki­akut të Tiranës ndoqi një strategji tjetër: Zhbëri krejt punën e Veliajt, kryetarit aktual dhe vazhdimish­t pohonte se përballja me të ishte nga gjërat më të lehta! Në fakt, opozita, këtë përballje u mundua ta bëjë edhe në tri zgjedhjet e fundit, duke treguar se konkurrimi me Ramën ishte shumë i thjeshtë! Kuptohet se pak më vonë u ndërrua narracioni dhe madje u përgatit dosja e zakonshme me moton: Na vodhën votën! Dhe, më ‘ pragmatist­ët’ e tyre e kuptuan: Me Ramën nuk fitohet drejt, ai fiton gjithnjë. Nga ana tjetër, kryeminist­ri e ka ushqyer me cinizmin e tij natyral, jo vetëm kur i qesëndis, por më shumë se kaq kur e shprehu publikisht se do të tërhiqet kur të dojë ai! A është kjo demokracia që donin shqiptarët? Se në çfarë gjendje është demokracia jonë, e tregon përballja e opozitës mes vete ( deri sa edhe dhuna po bëhet e zakonshme) dhe sidomos perceptimi i tyre i deri më tanishëm për institucio­net. Mbi të gjitha, sjellja e tyre deri më tani po tregon edhe projeksion­in sesi mund të sillen ata realisht nëse do të kenë pushtet. E fundit gjë ndodhi me tryezën e Kodit Zgjedhor dhe sidomos ndërprerja e punës së Komisionit të Medias në Parlament, që drejtohet nga kolegia e tyre, treguan sesa shterp është debati i tyre për demokracin­ë dhe mbi të gjitha ajo, që ata mund të kontribuoj­në për demokracin­ë e vërtetë.

Le të kthehemi pak pas: Pa dalë ende vlerësimet e raportit ( 2023) të “Freedom House”, ne vazhduam të jemi po në të njëjtën kuotë demokracie, ku Shqipëria regjistroi një rritje të vogël në rezultatin e saj të përgjithsh­ëm nga 3.75 në 3.79 bazuar në një vlerësim të vitit 2022. Kjo rritje i atribuohet kryesisht përmirësim­it të korrupsion­it pas disa aktakuzave të profilit të lartë dhe dënimeve të ish- zyrtarëve dhe sidomos progresit në promovimin e luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Megjithatë, raporti: konstaton “progres të vogël të qëndrueshë­m drejt shndërrimi­t në një demokraci liberale të

Nuk çuditemi që Shqipëria renditet në vendet e fundit, referuar të ardhurave për frymë vlerësuar nga Banka Botërore prej 19 mijë dollarë ndërkombët­arë ( kjo e llogaritur sipas standardit të fuqisë blerëse) ( Monitor, 2023). I gjithë argumenti, ende s’është rasti i Shqipërisë për fat të keq, pasi opozita vazhdon kokëfortës­isht logjikën e shkuar: Vetëm ikja e Ramës e bën demokracin­ë!? Në fakt, ky sens të çon në atë që Aristoteli, dijetari i madh i lashtësisë, e përcillte në këtë formë: “Republikat shkojnë në rënie drejt demokracis­ë dhe demokracit­ë degjeneroj­në në despotizma”. Tek e fundit, mbase, ky është realisht, rasti i Shqipërisë, ku vetëm ikja e Ramës e shpëton demokracin­ë... në logjikën e njerëzve të PD

plotë”; prandaj mbetet një regjim hibrid, ku për të shkuar në kuotën që referohet si një demokracie gjysmë të konsolidua­r, Shqipëria duhet të kapi pikën 4.01, që të etiketohet e tillë, referuar Euroaktiv. Për publikun po përsërisim shqetësime­t e tjera, që tregon raporti, ku flitet për një mjedis politik armiqësor ndaj vlerave demokratik­e liberale, çështjet me shtetin e së drejtës dhe të ashtuquajt­urit liderë partiakë me grusht të hekurt, që sundojnë pa marrë parasysh pak demokracin­ë e brendshme partiake. Ne mund t’i shtojmë edhe financimin e tyre dhe mungesën e transparen­cës. Duket se sensi i ashpër i krerëve aktualë të politikës dominon sot politikën shqiptare. Kemi të gjitha partitë kryesore të opozitës dhe ato që nuk janë me to, që nuk i kanë ndërruar kryetarët edhe pas humbjeve të vazhdueshm­e, por ndërkohë e kupton kur shikon përballjen e tyre me vlerat demokratik­e brenda grupimeve të tyre respektive. Jo vetëm për mungesën e transparen­cës, por pastaj për forcën sesi i drejtojnë formacione­t e tyre vetëm për të qenë detashment­e për zgjedhje, ku në rast fitore do të shpërblehe­n me poste. Së fundmi, grupi i Rithemelim­it ka treguar se nuk është shumë i interesuar për normalitet. Edhe pse në hapjen e Legjislatu­rës së re asistuan ( më saktë) tentoi presidenti i vendit Begaj,

kurse Trupi Diplomatik ishte prezent, ata treguan mospëlqimi­n e hapur duke penguar gjithçka me akuza për presidenti­n e përdorur, sipas tyre dhe maxhorancë­n e korruptuar. Vetëm se ndërsa për legjislatu­rën e kaluar ia lanë fajin Bashës, duke u justifikua­r me gjithçka për bojkotin, sot, po përsërisin në një moment atë që nuk pritet prej tyre mungesën totale të bashkëpuni­mit. Këtë paradoks shqiptar e shpjegon më së miri George Bernard Show: “Demokracia është një mjet që siguron që ne nuk do të qeverisemi më mirë sesa meritojmë”. Ka pak ironi, por mungesa e një udhe, ku mund të kanalizohe­t ose të pritet një marrëveshj­e politike për vendin me forcat e vetë autorëve politikë, është krejtësish­t e munguar. Dhe, kjo sepse njerëzit e Rithemelim­it më shumë pëlqejnë këtë situatë, që paradoksal­isht i përshtatet si s’ka më shumë pozitës, paçka se është absurde dhe madje kanë mundësi, edhe tani që të përfaqësoh­en në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Apo se mund të gjendesh një modul, që Alibeaj të përfaqëson­te jo vetëm demokratët legalë, por edhe ata që vazhdojnë një luftë pa princip. Në këtë sens, demokracia jonë, duket se edhe në raportin e ardhëm do mbetet në këto kuota demokracie. Duke parë këtë bllokim nga opozita dhe arrogancën e shpeshtë të maxhorancë­s, që duket qysh nga interpreti­mi që po i bëjnë procesit të Kodit zgjedhor, ku sipas tyre nëse kalon koha do procedonin dhe vetë, të lind pyetja: po pse opozita nuk gjen udhë të tjera. Edhe këtu, përgjigja e tyre është e vrulltë: Rama i ka bllokuar të gjitha. Dhe, kjo është deri diku e vërtetë me pushtetin e pakufi të njeriut të parë të ekzekutivi­t mbi institucio­net. Në një ekzekutiv, që tashmë nuk kontrolloh­et jo vetëm nga parlamenti në tërësi, por edhe nga grupi parlamenta­r i PS- së, duhet të ketë një qëndrim ndryshe, që opozita po e humbet prej sherrit, por edhe me një manifestim sistematik poshtë shtëpisë së Berishës, për të cilin tashmë do të flasë drejtësia. Demokracia që prisnim të kishte vetëm ngjitje ka vetëm erozion tek ne, sepse pushteti është tejet i përqendrua­r dhe i ka dobësuar institucio­net. Shqipëria, nga ana tjetër, po e përball me një ekonomi të paqëndrues­hme, ndarje të thella brenda shoqërisë dhe polarizim politik, që po e gërryen seriozisht demokracin­ë. Formula e zhvillimit dhe që e dinë shumë mirë edhe njerëzit e opozitës është të sillen sikur të jenë në pushtet. Të paktën çdo vend që sot konsideroh­et i zhvilluar, e ka arritur këtë nivel respekti të demokracis­ë dhe pastaj ka ardhur për inerci edhe përparimi ekonomik, por vetëm pasi ka plotësuar më parë këto kritere politike nga maxhoranca dhe opozita në pozicionet e tyre. Politikanë­t që kanë pasur objektiva kryesore zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik të vendit, kanë nxitur dhe kontribuar në ecjen përpara dhe forcimin e demokracis­ë në vendet e tyre. Kurse tek ne, politika mbikalon gjithçka. Ndaj nuk çuditemi që Shqipëria renditet në vendet e fundit, referuar të ardhurave për frymë vlerësuar nga Banka Botërore prej 19 mijë dollarë ndërkombët­arë ( kjo e llogaritur sipas standardit të fuqisë blerëse) ( Monitor, 2023). I gjithë argumenti, ende s’është rasti i Shqipërisë për fat të keq, pasi opozita vazhdon kokëfortës­isht logjikën e shkuar: Vetëm ikja e Ramës e bën demokracin­ë!? Në fakt, ky sens të çon në atë që Aristoteli, dijetari i madh i lashtësisë, e përcillte në këtë formë: “Republikat shkojnë në rënie drejt demokracis­ë dhe demokracit­ë degjeneroj­në në despotizma”. Tek e fundit, mbase, ky është realisht, rasti i Shqipërisë, ku vetëm ikja e Ramës e shpëton demokracin­ë... në logjikën e njerëzve të PD. ( Homo Albanicus)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania