Panorama (Albania)

Panorama zodiakale

- DASHI

Të bësh disa hapa pas nuk është gjithnjë ide e keqe. Nëse keni bërë ndërmend të ktheheni në vendlindje, të telefononi ish të dashurin/ dashurën apo t’i ktheheni shkollës, yjet thonë që të mos hezitoni.

DEMI

Edhe pse është dita e duhur për të nisur kërkime apo një udhëtim, nuk është nevoja që të nxitoni me planet apo të rezervoni menjëherë biletat. Mendojini gjërat qetësisht në mënyrë që të veproni ashtu siç duhet.

BINJAKET

Mos u shqetësoni për ato çfarë po kaloni gjatë këtyre ditëve. Gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt dhe gjërat do të marrin drejtimin e duhur. Merruni me çështje më të rëndësishm­e, të cilat ndikojnë në të ardhmen tuaj.

GAFORRJA

Nëse jeni në prag të marrjes së një vendimi të rëndësishë­m, është dita e duhur për ta bërë atë. Megjithatë, nuk do të thotë që mund të merrni patjetër vendimin e duhur. Ndonjëherë mund të mësoni shumë nga gabimet.

LUANI

Jo gjithnjë duhet të tregoheni modest për arritjet tuaja. Sa më të turpshëm të jeni, aq më pak do të viheni re. Ka ardhur koha që ta promovoni paksa veten. Ka fakte që tregojnë në mënyrë objektive sesa të vlefshëm jeni.

VIRGJERESH­A

Edhe pse mbrëmja juaj e fundit familjare mund të ketë rezultuar dramatike, nuk do të thotë që edhe tjetra do të jetë njësoj. Tregohuni mendje hapur mbi të gjitha me gratë në jetën tuaj.

PESHORJA

Nëse çështjet personale ju kanë shpërqendr­uar nga karriera gjatë këtyre ditëve, sot është dita e duhur për të lëvizur në një tjetër drejtim. Do të kaloni një mbrëmje mjaft të këndshme, ku do të kuptoni sërish sesa miq të mirë keni.

AKREPI

Ekziston mundësia të keni nevojë për ndihmë sot në një çështje profesiona­le. Mos hezitoni t’i kërkoni ndihmë kolegëve tuaj dhe shprehuni hapur me ta. Sa i përket anës personale, nuk parashikoh­en zhvillime të veçanta.

SHIGJETARI

Është e rëndësishm­e të tregoheni më feksibël me kolegët tuaja dhe shmangni kritikat e tepërta. Bëni kujdes me fjalët, në mënyrë që të shmangni një debat të panevojshë­m. Jepini kohë të tjerëve për tu shpjeguar.

BRICJAPI

Të lindurit e kësaj shenje do ta kenë mjaft të nevojshme një ditë pushimi. Keni punuar fort gjatë këtyre ditëve, ndaj është mjaft e nevojshme të relaksohen­i për të fituar energjitë e humbura.

UJORI

Pas një dite të lodhshme, përpiquni të relaksohen­i duke kryer ndonjë aktivietet zbavitës. Ka gjasa që familja të kërkojë më shumë vëmnedje dhe angazhim nga ana juaj.

PESHQIT

Duhet të kuptoni se të qenit i/ e dashuruar nuk është zgjidhja e të gjitha problemeve. Mjaft u fokusuat tek gjërat që nuk keni dhe nisni të përqendroh­eni në të tjera çështje. Pra, nëse nuk jeni ende në një lidhje, mos i humbni shpresat.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania