Panorama (Albania)

Çelsi mbreti i merkatos, 1.32 mld euro nga shitjet

-

Çelsi ka arkëtuar më shumë të ardhura nga shitjet e lojtarëve se çdo klub tjetër gjatë 10 viteve të fundit. Blutë kanë zënë titujt kryesor të mediave gjatë 18 muajve të fundit për shpenzimin e më shumë se 1 miliard paundëve që kur një konsorcium i drejtuar nga Tod Bohli, mori drejtimin e klubit nga Roman Abramoviç në maj 2022. Biznesmeni rus bëri investime shumë të mëdha, por arriti edhe ta shndërrojë klubin në një burim të ardhurash nga shitjet e yjeve. Dhe prandaj, gjatë dekadës së fundit, që prej sezonit 2014- 15, "Transferma­rkt" raporton se klubi londinez ka fituar më shumë nga shitjet e lojtarëve se çdo klub tjetër ( 1.32 miliardë euro). Kjo përfshin edhe shitjen e Eden Hazardit te Reali i Madridit në 2019 për një shifër që bashkë me bonuset arrinte në 175 milionë euro. Por në verën e fundit janë larguar edhe emra të rëndësishë­m si Kai Haverc drejt Arsenalit ( 75 milionë euro), por edhe Mejzon Maunt te Mançester Junajtid ( 65 milionë euro). Por edhe emra lojtarësh të prodhuar në akademi si Mark Guehi, Temi Abraham apo Fikajo Tomori, janë shitur gjithashtu për shifra që kapin në total vlerën e 75 milionë eurove. Benfika, një prej eksportues­ve më të mëdha të talenteve në Europë, renditet në vend të dytë në këtë klasifikim, duke sjellë të ardhura nga shitjet në merkato në vlerën e 1.21 miliardë eurove. Gjigantët portugezë kanë eksportuar emra të njohur si Zhoao Feliks, i cili firmosi me Atletikon e Madridit në 2019, por edhe Enzo Fernandezi­n që kaloi te Çelsi në janarin e shkuar për vlerën rekord të 121 milionë eurove në atë kohë në Premier Ligë. Edhe transferim­i i Darvin Nunjezit te Liverpuli për 100 milionë euro në vitin 2022 përbën një operacion shumë të rëndësishë­m financiar për luzitanët. Emra jo më pak të rëndësishë­m janë edhe ata të shitjeve të Ruben Diazit, Gonçalo Ramosit, Edersonit, Raul Himenezit dhe Nelson Semedos, të cilët janë larguar gjithashtu nga "Estadio Da Luz" për vlera më të mëdha se 35 milionë euro gjatë 10 viteve të fundit. Një tjetër vatër e rëndësishm­e për talentet është AS Monako, që renditet e treta, me skuadrën e Principatë­s që solli 1.2 miliardë euro të ardhura nga shitjet. Kjo shifër sigurisht që arrin në këtë nivel prej shitjes së Kilië Mbapesë te PSG- ja në vitin 2017, por edhe transferim­i i Orelie Tçuamenit te Reali i Madridit. Juventusi ( 1.09 miliardë euro) dhe Barcelona ( 1.06 miliardë euro) zënë respektivi­sht vendin e katërt dhe të pestë të arkëtimeve më të mëdha. Vetëm tri skuadra të tjera angleze i bashkohen Çelsit në 20 ekipet më të fuqishme eksportues­e, me Arsenalin dhe Mançester Junajtidin që nuk renditen as në "top 30" në klubet me të ardhurat më të larta nga transferim­et. Mançester Siti renditet i 13- ti, pasi ka shitur 792 milionë euro talent, ndërsa Liverpuli renditet i 15- ti pasi solli 737 milionë euro të ardhura në "Anfield". Surpriza është Sauthempto­ni që është në "top 20", me "shenjtorët" të pozicionua­r mes Lilës dhe PSG- së. Sauthempto­ni ka një histori të pasur të prodhimit dhe shitjes së talenteve, ndërsa shitja e Virxhil van Dajkut te Liverpuli për 90 milionë euro është rekordi i historisë së klubit. Edhe Sadio Mane u transferua në "Anfield Road" për 40 milionë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania