Panorama (Albania)

Botëror dhe Superkupa, Lautaro "mbret i Arabisë"

Rekord golash dhe rinovim, argjentina­si kërkon vazhdimësi­në

-

Në Lindjen e Mesme Lautaro buzëqesh gjithmonë. Ai është "mbreti" në këto gjerësi gjeografik­e, ku në vitin 2022 fitoi Kupën e Botës me Argjentinë­n në finalen në Doha, por triumfoi edhe në dy finalet e Superkupës së Italisë të luajtura në Riad: vitin e kaluar kundër Milanit ( 30) dhe atë kundër Napolit ( 1- 0).

"Demi" e ngriti trofeun për herë të parë me shiritin e kapitenit dhe goli i tij në minutën e 91- të, përveç trofeut, e lejoi sulmuesin të arrijë Kristian Vierin në vendin e nëntë në renditjen e golashënue­sve më të mirë të Interit me 123 gola. Ikardi dhe vendi i tetë janë vetëm një hap larg.

Krenar - Lautaro ka arritur 21 gola sezonalë deri më tani dhe nëse vazhdon kështu nuk do të jetë e vështirë të thyejë rekordin e tij personal, atë të një viti më parë me 28 gola në sezon. jo vetëm kaq, por 26- vjeçari është në ndjekje të "Këpucës së Artë" të kampionati­t me 18 gola të shënuar dhe duket tashmë në rrugën e duhur, pasi i dyti është Vlahoviç me 11 gola. Gjithsesi, ende larg duket rekordi i Imobiles dhe Higuainit që kanë arritur të shënojnë nga 36 gola në një sezon të Serisë A dhe ndërsa janë luajtur 20 javë për Interin ( ka një ndeshje më pak se rivalët), argjentina­si shpreson që mesatarja të jetë ajo e një goli për ndeshje për të barazuar dy bomberët. Për t'iu kthyer golit që e barazoi me Vierin, kapiteni zikaltër festoi duke hequr fanellën dhe vrapuar nën sektorin e pushtuar nga tifozët e "Curva Nord". "Nuk doja të hiqja fanellën për të shmangur kartonin e verdhë, por më pas ishte emocioni... Ishte një moment unik dhe nuk mund të rezistoja" u shpreh pas ndeshjes, një emocion i kuptueshëm edhe për lidhjen që ka treguar gjithmonë me fanellën.

Rinovimi - E për të treguar lidhjen me fanellën, Lautaro pritet të firmosë rinovimin me zikaltrit, një rinovim deri në 2028- ën dhe me një pagë deri në 7 milionë euro. Mungojnë vetëm detajet përfundimt­are dhe sipas asaj që raporton "Sky Sport", klubi synon të shpallë vazhdimin e kontratës së kapitenit në periferi të ndeshjes kundër Juventusit më 4 shkurt. Menjëherë para ose menjëherë pas, Lautaro do të nënshkruaj­ë rinovimin dhe do të bëhet më i paguari në skuadrën e Interit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania