Panorama (Albania)

Simone Inzagi, tani të pret maratona

Pesë trofe të fituar, 47- vjeçari bëhet trajneri zikaltër më i suksesshëm në finale

-

Trofetë krijojnë librin e artë dhe librat e artë krijojnë historinë, e cila në fund përcakton prestigjin e çdo klubi. Në dy vite e gjysmë Simone Inzagi ka pasuruar palmaresin e Interit me pesë trofe, duke u bërë trajneri që ka fituar më shumë finale në historinë zikaltër në të gjithë kompeticio­net që prej 19291930 dhe duke lënë pas Helenio Herrerën dhe Roberto Mançinin me katër. Por pavarësish­t kësaj, duket se cikli i Inzagit nuk është akoma i plotë dhe i mungon ende diçka për një epokë si ajo e "Interit të madh" të Herrerës: titulli.

TRIUMFI

Për të fituar Superkupat duheshin dy ndeshje ( deri vitin e kaluar ishte vetëm një). Për Kupën e Italisë duhen vetëm pesë, kurse për Ligën e Kampioneve nëse lë mënjanë fazën e grupeve, duhen shtatë. Këto të fundit janë shpesh ndeshje me një koeficient vështirësi­e shumë të lartë, por përfundimi është i njëjtë: Simone Inzagi është aktualisht trajneri më i mirë në kupat e sprintit, të cilat ndonjëherë mund të vlejnë një karrierë. Megjithatë, diçka mungon dhe drejtuesit e Interit nuk humbasin asnjë rast për ta kujtuar atë. Shprehja "ylli i dytë" shfaqet shpesh në intervista. Interi i këtij viti ka për detyrë të fitojë titullin e 20të dhe kështu Inzagi, më mirë se kushdo në garat e sprintit, duhet të tregojë se mund të fitojë edhe një maratonë. Dhe këtu ka disa dallime që duhen bërë. Nëse shikoni të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, padyshim skuadra e zikaltërve është ajo që luan futbollin më të mirë nga pikëpamja cilësore. Asnjë ekip nuk di ta trajtojë topin në të njëjtën mënyrë. Ose më mirë: asnjë ekip nuk i afrohet Interit nga ky këndvështr­im. Por Juventusi është aty dhe momentalis­ht ia ka arritur qëllimit për të parakaluar milanezët dhe historikis­ht të zhvendosës­h bardhezinj­të nga vendi i parë është një vepër për heronjtë.

SFIDA

Kjo është pikërisht sfida e Inzagit nga tani deri në fund të sezonit. Ai tashmë e ka dëshmuar veten se është një "trajner i mirë", tani duhet të fitojë etiketën e "trajnerit të madh". Dy sezone më parë ky epitet ishte gati për të, por ajo ndeshje ndaj Bolonjës nuk ia lejoi ta merrte. Por nga tani deri në fund të sezonit, shumë mund të ndodhë. Brenda selisë zikaltër, në zemrat e tyre ata mendojnë se shumë gjëra "duhet" të ndodhin, duke filluar me atë kampionat që dy muaj më parë dukej tashmë i qepur në bluzat e Lautaro Martinezit dhe shokëve të tij dhe që sot duket se ka një rrugë të gjatë për t'u mbërritur. Do të jetë një sfidë e lodhshme, por tani Inzagi dhe Interi i tij, specialist­ë të kupave të sprintit, kanë stërvitje të mjaftueshm­e për të përballuar maratonën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania