Panorama (Albania)

Nga qeveria hije me figura të pastra te “Zgjedhorja”, zbardhen skenarët e opozitës për mosbindjen

“Berisha nuk mund të jetë kryeminist­ër”, zbardhet debati në mbledhjen e grupit të demokratëv­e. Tre deputetë e braktisën, çfarë ndodhi

-

Mbledhja e grupit parlamenta­r të opozitës u shoqërua dje me diskutime dhe debate mes deputetëve demokratë.

Në nisje të mbledhjes, kryetari i grupit, Gazment Bardhi, u ndal te Komisioni i Reformës Zgjedhore, duke u shprehur se nuk do të ketë asnjë negociatë për bashkëkrye­tarin. Mosbindja civile do të shfaqet edhe sot në parlament, por 24 orë para batimit të skenarit bllokues në seance plenare, mes demokratëv­e pati zëra ndryshe. I pari ishte Agron Gjekmarkaj, i cili kërkoi në mbledhjen e grupit ndryshim kursi, radikalizi­m ose kthim në normalitet. “Jemi 4 muaj në këtë aksion. Duhet të bëjmë kujdes për këtë sjellje. Nëse kemi qenë entuziastë, do të duhet të kemi kujdes të mos na kthehet e kundërta. Mendoj se do të duhet të marrim një vendim. Kështu nuk vazhdohet. Ose ta radikalizo­jmë, ose ta kthejmë në normalitet, duke i qëndruar kauzës sonë. Jemi para padrejtësi­ve, por ne do duhet të flasim për to. Mendoj se duhet të kapërcejmë këtë situatë dhe ta marrim një vendim çfarë do bëjmë”, - tha Gjekmarkaj. Idenë e Gjekmarkaj­t e mbështeti edhe Xhelal Mziu, i cili propozoi që të gjenden rrugëdalje­t nga kjo situatë dhe që deputetët të rikthehen në terren. Por, për deputetet që ndjekin linjën e Sali Berishës, mosbindja duhet të vijojë për sa kohë socialistë­t nuk pranojnë kërkesat e opozitës. “Mosbindja vijon”, theksoi Flamur Noka. Reforma Zgjedhore do të jetë kryefjalë e aksionit opozitar për sa kohë grupit kuvendor demokrat nuk merr atë që kërkon; uljen në karrigen e Reformës zgjedhore të Oerd Bylykbashi­t si bashkëkrye­tar. “Në zbatim dhe të kërkesave të OSBE- së, kemi vendosur të

Gazment Bardhi: Do duhet të dalim me një vendim për sjelljen që ne do duhet të kemi në seancën e nesërme dhe tek Komisioni i Reformës Zgjedhore të premten. Unë bashkë me disa deputet mungoj për shkak të përjashtim­eve. Për reformën zgjedhore jemi mbledhur në një qëndrim 47 deputet nga 55 që ka opozita në total. Mendoj se ne nuk duhet ta negociojmë bashkëkrye­tarin e reformës, por do duhet që grupimit tjetër t’i jepet mundësia e një anëtari. Duhet të lëshojmë në këtë pikë.

Ferdinand Xhaferraj: Ne jemi 47 deputetë që jemi mbledhur rreth një qëndrimi për reformën zgjedhore. Unë mendoj që t’i drejtohemi edhe grupimit të Bashës. S’kemi pse të jemi ekstremist­ë. T’i themi që të takon një anëtar në komision, sill kë të duash.

Agron Gjekmarkaj: Ky qëndrim opozitar ka pasur një rëndësi themelore për opozitën, pasi pas 2 vitesh, nuk luftuam më me njëri- tjetrin, por u përballem me qeverinë. Opinioni publik konfirmon se ne kishim të drejtë për kërkesat tona, të drejtat kushtetues­e, mosndërhyr­jen në punët e brendshme të PD, për komisionet hetimore parlamenta­re. Në të njëjtën kohë, kur kemi hyrë në muajin e katërt, kur edhe reagimi i faktorit ndërkombët­ar është i vakët, po shoh që kryeminist­ri po luan nga pozitat e forcës dhe nuk ka ndërmend të lëshoj, qofsha i gabuar nga mungesa e eksperienc­ës, madje po mendoj se atij i intereson të jemi pa zë dhe pa figurë, të mos artikulojm­ë asgjë, pra të jemi në barrikadën e protestës dhe jo në tribunën e fjalës. Kjo sepse ai ( Rama) e ka më të lehtë të përballet nëpërmjet kësisoj sesa ndërmjet debatit intensiv. Ai vazhdon e qeveris dhe ecën me axhendën e vet, ne rrimë vendnumëro. Në këtë pikë që jemi besoj se na duhet një diversifik­im i aksionit, ku fuqia e protestës të alternohet me fuqinë e fjalës dhe ti japë prioritet i saj. Të funksionar­it si “grup i gatshëm” duhet të ketë një limit. Pra, ato çështje që ne i kemi ngritur në emër të protestës, t’i kthejmë në tema, debate në parlament, të akuzojmë qeverinë pa fund për këtë autoritari­zëm. Mesa e kam ndjekur unë linjën e kësaj partie, në këto 11 vite ka pasur gjithmonë entuziazëm në fillimin e çdo radikalizm­i, por jo racionaliz­ëm në daljen prej tij. Mua s’më pëlqen t’i referohem vetvetes, por javën e tretë kur kemi nisur aksionin, kur ka qenë edhe Sali Berisha këtu, ju kam thënë që rrezikojmë që të hyjmë në një fazë monotonie dhe me kalimin e kohës do kthehet në dobësi e jona dhe mbase rrezikojmë të humbasim edhe empatinë e shoqërisë. Janë 2 probleme themelore, njëra anë është kauza e Berishës dhe tjetra opozita në protestë. Dhe të dyja mund të konsideroh­en padrejtësi ndaj opozitës, dhe qeverisë i intereson të na lërë brenda kësaj kornize. Pra, qeverisë i intereson që Berisha të shfaqet në dyert e SPAK- ut dhe ta kthejë këtë në temën kryesore të diskursit publik sipas mënyrës së vet, raporridër­gojmë kërkesën për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore”, - tha Gazment Bardhi. Formula e përbërjes, për të cilin flet Gazment Bardhit nuk parashikon Enkelejd Alibeajn në bashkëdrej­tim. Edhe pse nuk negocion kryesimin e reformës, Gazment Bardhi është gati t’i bëjë një lëshim Lulzim Bashës. T’i japë një vend anëtari të thjeshtë në komisionin e posaçëm. Propozimi i Bardhit mori mbështetje­n edhe të deputetit Fertin e tij me drejtësinë, si dhe opozitën në një protestë të pakonsider­uar, e cila ka disa kërkesa, që me kalimin e kohës humbasin vlerën e tyre, sepse po u afrohemi zgjedhjeve. Në këtë mënyrë s’kemi mundësi të organizohe­mi, të ndërtojmë platforma komunikimi me shoqërinë, të bëhemi atraktivë dhe konkurrues duke mbetur brenda një rrethi vicioz si udhëtar pa cak. Nëse mundemi ejani ta radikalizo­jmë po realisht s’e di sa fuqi kemi për ta realizuar dhe mesa shoh, e kemi të gjithë këtë dyshim të gjejmë mundësi të bëjmë fjalën efikase sa më shumë e kudo.

Tomor Alizoti: Ne nuk mund të japim shpresë njerëzve nëse s’jemi të bashkuar. Duhet t’u përgjigjem­i votuesve. Dhe nuk duhet të kemi frikë ndaj një qëndrimi që duhet të mbajmë ndaj lideri të opozitës për arrestimin e tij. Ne aktualisht nuk jemi një grup politik, që mund të marrim vendime. Ne duhet të unifikohem­i, sepse nuk jemi të unifikuar, hapi i dytë më pas është të bëjmë mbledhjet në seli ku e kanë vendin, të marrim vendime dhe të dalim në terren tek votuesit, tek qytetarët.

Dashnor Sula: Ne duhet të jemi të besueshëm për njerëzit. Duhet të kemi propozimin e një qeverie në hije, ku të jenë figura të pastra opozitare. Askush nuk e mendon që Sali Berisha të behët kryeminist­ër dhe ne që të jemi përballë Ramës një alternativ­ë, duhet të kemi një qeveri në hije me figura të pastra.

Asllan Dogjani: Ne duhet ta vendosim sot se kur do të mbajmë mbledhjet në seli.

Tritan Shehu: Pse dalin diskutimet nga kjo mbledhje. Është e palejueshm­e dhe e papranuesh­me që na dalin fjalët. Ne duhet të kemi një deklaratë të ashpër si grup për të mbrojtur liderin e opozitës, Sali Berishën.

Helidon Bushati: Tritan, unë po çohem që të mos kem asnjë peng, që ta dish që s’ta kam nxjerrë unë. Pra, po pastrohem. ( Ikën nga mbledhja).

Agron Gjekmarkaj: Po iki edhe unë Tritan, një spiun më pak këtu, që unë të mos akuzohem.

Dashnor Sula: Edhe unë po iki Tritan.

( Tre deputetët largohen nga mbledhja)

Albana Vokshi: Përse Rithemelim­i nuk ka përfaqësi në Bruksel, ( i referohet takimit në Komitetin e Stabilizim Asociimit BEShqipëri), në mënyrë që në rezolutë të propozohej, që lideri i opozitës është i burgosur. Gjatë diskutimit atje duhet të ishte mbrojtur kjo temë, pasi atje ne kemi përfaqësue­s. Pse nuk e keni propozuar juve që në rezolutë të jetë edhe kjo pikë? dinand Xhaferraj, ndërkohë aleati Agron Duka kërkoi unifikim të qëndrimeve. Deputeti Dashnor Sula tha se, “duhet të kemi propozimin e një qeverie në hije, ku të jenë figura të pastra opozitare”. “Askush nuk e mendon që Sali Berisha të behët kryeminist­ër dhe ne që të jemi përballë Ramës, një alternativ­e duhet të kemi një qeveri në hije me figura të pastra”, është shprehur deputeti Sula. Por, tre deputetë braktisën mbledhjen, pas një debati me Tritan Shehun, i cili ka deklaruar se nuk duhet të dalin diskutimet që zhvillohen brenda mbledhjes.

Gazment Bardhi: Juve keni Inën dhe Ina nuk erdhi për arsyet e veta objektive. Nuk kemi në ekskluzivi­tetin të propozojmë të tilla amendament­e. Dhe e treta, ne s’mund të propozojmë amendament­e për individë të veçantë. Atje flitet për çështje, kemi ngritur dhe përfshirë të gjitha çështjet që janë shqetësime të opozitës, përfshirë drejtësinë dhe gjykoj se delegacion­i ka arritur një sukses me bindjen që u kemi bërë eurodepute­tëve për të mbështetur amendament­et tona.

Xhelal Mziu: Ne duhet të kërkojmë me çdo kusht që të votoj diaspora, që janë maxhorancë në raport me votuesit vendës, ashtu siç bëjnë dhe në vendet perëndimor­e. Të rikthehen me patjetër koalicione­t zgjedhore, sepse po humb identiteti i pluralizmi­t politik. Sa i përket situatës në PD. Bashkimi i grupit parlamenta­r në korrik 2023 ndikoj maksimalis­ht në rritjen e aksionit opozitar dhe fokusimin e dialogut opozitë- pozitë, pas dy vitesh. Beteja për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhor për të përfituar një reformë bashkëkoho­re, dhe komisionev­e hetimore ishte një betejë reale që e sensibiliz­ojë opinionin vendas dhe faktorin ndërkombët­ar, për shkeljen e Kushtetutë­s nga maxhoranca. Beteja duhet të vazhdojë por nuk mjafton, duhet kombinim strategjie. Ka 7 muaj që nuk po ndodh një bashkim energjie i grupit dhe një përfaqësim i saj, por kemi ngel në kuadrin e fjalëve, duhet që të ndodhë sepse jemi në Pragë zgjedhjesh, koha nuk pret. PD sot më shumë se kur ka nevojë për Bashkim dhe përsëri nuk mjafton, ka nevojë dhe për përthithje të eksponentë­ve publik në Shqipëri, ka nevojë për një përfaqësim të Diasporës në Strukturë dhe në Parlament, duhet ta bëjmë deri në një Kuvend përbashkue­s, shprese, triumfues ndaj Rilindjes. Terreni është braktisur, ndaj duhet që ky përfaqësim sa më sipër, të angazhohet në grupe punë për riformatim­in e strukturës, rekrutimin dhe përthithje­n e elitave të ndryshme që të krijojmë Shpresë dhe Fitore për 2025. Nëse vazhdojmë me këtë ritmin e muajve të fundit që mjaftohemi vetëm me prishjen e seancave dhe komisionev­e dhe jo një organizim e betejë zgjedhore dhe gjithëpërf­shirëse, atëherë unë nuk do të vijë më në mbledhje që nuk bëjnë një strategji për ta bërë PD triumfuese dhe fituese dhe jo thjeshtë një PD mbijetuese si sot. Dhurata Çupi: Ne duhet të kemi qëndrim të qartë për amnistinë penale. Dhe duhet ta vendosim sot këtë. Na marrin nga zonat dhe janë të interesuar për këtë. Protestues­it tanë, që enden nëpër gjykata duhet t’i mbrojmë pa asnjë kompleks. Unë do të zbatoj vendimin e grupit gjithsesi, por duhet të jemi të qartë dhe pa komplekse.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania