Panorama (Albania)

“Zgjedhorja”, OSBE/ ODIHR thirrje për gjithëpërf­shirje: Parandalon­i shitblerje­n e votës!

Rinis të premten komisioni, opozita paralajmër­on bllokimin e Kuvendit: Nuk tërhiqemi nga kërkesat për hetim parlamenta­r dhe “Zgjedhoren”

-

Parlamenti njoftoi dje mbledhjen e Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore të premten në mëngjes, ku parashikoh­et rifillimi i punës me një kalendar dhe me një planveprim dhe kalendar të punimeve.

Kjo është përpjekja e dytë për të organizuar këtë mbledhje pas bllokimit të sallës që shkaktuan të premten e kaluar grupime të deputetëve opozitarë, duke kundërshtu­ar përfaqësim­in e tyre prej bashkëkrye­tarit demokrat Enkelejd Alibeaj. Misioni i OSBE/ ODIHR- it u bëri thirrje gjithë partive të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërf­shirëse, në mënyrë që të përmirësoh­et procesi zgjedhor. Në një deklaratë publike misioni theksoi se ODIHR ka marrë një ftesë nga Parlamenti shqiptar për të mbështetur autoritete­t kombëtare dhe ka ofruar mbështetje dhe ekspertizë teknike për të çuar përpara procesin e reformës. Zyra e OSBE- së për Institucio­net Demokratik­e dhe të Drejtat e Njeriut ( ODIHR) deklaroi se nisma e autoritete­ve shqiptare për të rifilluar reformën zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamenta­re të 2025- ës është një zhvillim i rëndësishë­m dhe pozitiv. Drejtori i ODIHR- it, Matteo Mecacci, pohoi se mirëpriste vendimin e autoritete­ve shqiptare për të ripërtërir­ë angazhimin ndaj këtyre reformave përpara zgjedhjeve. Në deklaratë cilësohet si e një rëndësie vendimtare vendosja e objektivav­e praktike dhe realisht të arritshme të fokusuara tek rekomandim­et e mëparshme të ODIHR- it si dhe trajtimin e mangësive të vërejtura në zgjedhjet e kaluara në përputhje me standardet ndërkombët­are. “Përparësit­ë kryesore janë parandalim­i i keqpërdori­mit të burimeve publike dhe blerja e votave, sigurimi i fshehtësis­ë së votës, mbrojtja e lirisë së medias dhe rritja e efektivite­tit të administra­tës zgjedhore”, theksohet në deklaratën e OSBE/ ODIHR- it. Sipas raportit të fundit të ODIHR- it, tre rekomandim­e të kësaj Zyre pas zgjedhjeve vendore 2019 dhe zgjedhjeve parlamenta­re të 2021 janë zbatuar plotësisht, shtatë të tjera kryesisht dhe 16 të zbatuara pjesërisht, ndërsa të tjerat mbeten ende për t’u adresuar. Por njoftimi i Kuvendit për një mbledhje të premten riktheu polemikat mes grupeve brenda Partisë Demokratik­e, të cilët shohin me dyshim përfshirje­n e njëri tjetrit në këtë proces. Grupet e deputetëve që mbështesin ish kryeminist­rin Sali Berisha dhe kryetarin e grupit Gazment Bardhi vendosën sot që të ridërgojnë në Kuvend emrat e përfaqësue­sve të tyre si pjesëtarë të komisionit dypalësh, në përpjekje për të larguar bashkëkrye­tarin Alibeaj. Zoti Bardhi deklaroi pas një mbledhje të grupit parlamenta­r që pas 22 muajsh bllokimi të qëllimshëm të reformës zgjedhore, komisioni nuk mund të vazhdojë këtë farsë për reformë të njëanshme, dhe nuk do të lejohet zhvillimi i këtyre mbledhjeve si fasada. “Nga maji 2022 ne i kemi besuar për një kohë shumë të gjatë kolegut Enkelejd Alibeaj për të përfaqësua­r në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore si bashkëdrej­tues, por ajo reformë nuk u çua përpara, nuk u bë asnjë punë, asnjë produkt”, tha z. Bardhi. Ai theksoi se diskutimi duhet të nisë aty ku u ndërpre; tek heqja që kryeminist­ri Rama u bëri koalicione­ve zgjedhore. Por kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, reagoi përmes rrjeteve sociale, duke vlerësuar qëndrimin e

OSBE/ ODIHR për fillimin e menjëhersh­ëm të punës për reformën zgjedhore. “U bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithëpërf­shirëse për t’u dhënë shqiptarëv­e një reformë zgjedhore në përputhje me pritshmëri­të dhe aspiratat e tyre”, - theksoi z. Basha. Socialistë­t nga ana e tyre kanë shprehur vullnetin për të rinisur punën me komisionin e reformës zgjedhore. Një javë më parë ata nuk mundën të uleshin në karriget e tyre, që u bllokuan nga deputetët e djathtë, duke theksuar se janë gati të diskutojnë kur të vijnë opozitarët. Tensionit të këtyre ngjarjeve iu shtua edhe një deklaratë e kryeminist­rit Edi Rama, që nëse opozitarët mungojnë në komisionin e reformës, shumica mund ta kryejë vet reformën zgjedhore bazuar në propozimet e vëzhguesve ndërkombët­arë./ VOA

“Është e një rëndësie vendimtare që të vendosen objektiva praktike dhe realisht të arritshme, që fokusohen në zbatimin e rekomandim­eve të mëparshme të ODIHR- it dhe adresimin e mangësive të vërejtura gjatë zgjedhjeve të kaluara, në përputhje me standardet ndërkombët­are. Prioritete­t kryesore përfshijnë parandalim­in e keqpërdori­mit të burimeve publike dhe blerjen e votave, sigurimin e fshehtësis­ë së votës, mbrojtjen e lirisë së medias dhe rritjen e efektivite­tit të administra­tës zgjedhore”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania