Panorama (Albania)

Berisha paralajmër­on Ramën: Ne për votën do t’i marrim kokën çdo armiku

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, i ka dërguar një mesazh kryeminist­rit Edi Rama. Berisha në një fjalimi të mbajtur për protestues­it poshtë banesës së tij, tha se ‘ demokratët do t’i marrin kokën çdo armiku të votës së tyre’. Gjithashtu, ish- kryeminist­ri thekson se populli opozitar është i gatshëm për çdo sakrificë. “Ka pasur kohë që kjo parti është përballur me dhunues zgjedhjesh, është përballur me banda, por ajo kohë, në atë kohë kjo parti doli me një moto: kush prek votën, prek kokën! Edi Rama e mbante mend atë kohë, Edi Rama e kuptoi se ne për votën ishim dhe mbetemi të gatshëm për çdo sakrificë. Se ne për votën, kemi vetëm himnet e lirisë. Se ne për votën, do t’i marrim kokën çdo armiku të votës sonë. Edi Rama, Rruga e Shpresës, banorët e saj, demokratët dhe populli opozitar, të kanë dënuar ty për kufomë politike. Mos mendo më kurrë se do mund të vazhdosh pushtetin tënd të krimit. Ke zgjedhur rrugën e burracakut, e hajdutit, e frikacakut. Ke përdorur mercenarë, ke përdorur grupe të organizuar­a kriminale në institucio­net tua. I ke ndërsyer ata si cackej kundër opozitës. Por opozita nuk mund të mposhtet, aq sa mund të mposhtet e drejta e një kombi për të votuar i lirë”, tha Berisha. Duke i përshëndet­ur protestues­it, Berisha akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se me institucio­net dhe me shërbimin sekret, si dhe me SPAK e gjykata, po sulmon opozitën. “Opozita nuk mund të mposhtet, aq sa mund të mposhtet e drejta e një kombi për të votuar i lirë”, - tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania