Panorama (Albania)

Skandali me senatorin Menendez dhe lidhja me deputetin shqiptar

Investigim­i, një hetim nga “The Daily Beast” tregon se në këtë çështje është përfshirë edhe një biznesmen shqiptar, Gazmend Lita

-

Skandali i senatorit amerikan Bob Menendez po zgjerohet me shpejtësi, ndërkohë që së fundmi në lidhje me të përmendet edhe emri i një shqiptari.

Menendez po hetohet në lidhje me ndërhyrjet e tij në emër të qeverisë egjiptiane dhe të Katarit, ndërhyrje të cilat prokurorët amerikanë pretendojn­ë se i bëri në këmbim të ryshfetit. Një bastisje në pronën e tij nga organet e drejtësisë zbuloi zarfe me para, shufra ari dhe sende të tjera me vlerë, të cilat Departamen­ti i Drejtësisë pohon se përbëjnë disa nga të ardhurat e skemës së përpunuar të ryshfetit – një skemë e grumbullua­r përmes kontratës ekskluzive me regjimin egjiptian. Por një hetim nga “The Daily Beast” tregon se në këtë çështje është përfshirë edhe një biznesmen shqiptar, Gazmend Lita. Gjatë kohës ku Menendez përfitonte nga skema e ryshfetit, ai u koordinua me një grup avokatësh shqiptaro- amerikanë, ku ishte përfshirë edhe Lita. Ai u takua me vëllanë e biznesmeni­t Korab Lita, në atë kohë deputet dhe përsëriti pikat e bisedimeve të favorizuar­a nga të dy, përfshirë edhe deklaratat zyrtare. Këto akte pasqyrojnë disa nga përfitimet që autoritete­t thonë se senatori mori në emër të Katarit, ndërsa dyshohet se bëri deklarata të shumta pozitive për vendin në këmbim të ryshfetit. Sipas “The Daily Beast”, Lita ishte në bordin e drejtorëve të filialit të “IS EG Halal” me bazë në Indi dhe operonte nga e njëjta suitë zyrash në Edgewater, Nju Xhersi, që kishte firma “Hana”. “Daily Beast” mori të dhëna publike që tregonin se Lita kishte nënshkruar personalis­ht dokumente të shumta në lidhje me marrëveshj­en e tokës. Në dokumentet e gjykatës në lidhje me pranimin e fajit të tij në vitin 2022 për drejtimin e një “strofulle” të lojërave të fatit në emër të mafies shqiptare, avokatët e Litës deklaruan se klienti i tyre, i cili kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Shtetet e Bashkuara duke drejtuar projekte të ndryshme ndërtimi dhe një restorant, së fundmi gëzonte një punë si “inspektor i ushqimit hallall”, një rol që kërkonte udhëtime të shumta ndërkombët­are. Në një dosje të vitit 2023 në lidhje me dënimin e tij me kusht, Lita kërkoi leje për të udhëtuar në vendlindje­n e tij në Shqipëri për të vizituar familjen. Biznesmeni deklaroi se kishte në plan të qëndronte me vëllanë e tij, Korab Lita, një politikan në Partinë Demokratik­e të Shqipërisë me prirje të djathtë. “Daily Beast” ka zbuluar se në shtator 2019 – domethënë në mes të periudhës në të cilën punëdhënës­i i Gazmend Litës, “IS EG Halal” dyshohet se i plotësonte çeqet gruas së Menendez, senatori zhvilloi një takim me Korab Litën, asokohe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ligjvënësi amerikan nuk e bëri publike takimin, por homologu i tij shqiptar e bëri. Korab Lita doli nga mbledhja, ku ishte edhe një tjetër parlamenta­r shqiptar, duke pretenduar se kishte fituar miratimin e Menendez për një sërë reformash zgjedhore që ai dhe partia e tij kishin trumbetuar dhe duke pohuar më tej se senatori u kishte kërkuar votuesve shqiptarë të merrnin pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Mbështetja e një zyrtari të fuqishëm amerikan do t’i jepte një ndikim të jashtëzako­nshëm çdo figure në vendin e vogël ballkanik, në të cilin qëndrimet e SHBA- ve kanë një ndikim të jashtëzako­nshëm dhe takimi dhe fotot e tij i dhanë Korab Litës artikuj të shumtë lajmesh në vendin e tij. “Pa një Reformë Zgjedhore të vërtetë, e cila do të sjellë zgjedhje të lira dhe të ndershme, demokracia është një iluzion”, - shkroi Korab Lita në një postim në “Facebook”, në të cilin pretendon se fjalët ishin një citim i asaj që senatori kishte thënë. Në vitin 2021, gjatë periudhës në të cilën Gazmend Lita po krijonte kompani në zyrat e “IS EG Halal” dhe po bënte një transaksio­n pronësie me qeverinë egjiptiane dhe ndërsa “Wael Hana” dyshohej se po konvertont­e fondet e “IS EG” në shufra ari dhe dhurata për Menendezes, senatori lëshoi një deklaratë të përbashkët me homologun e tij republikan në krye të Komitetit të Marrëdhëni­eve me Jashtë duke i bërë jehonë thirrjeve të Korab Litës për

pjesëmarrj­en e votuesve dhe shqetësime­ve për integritet­in zgjedhor. Njoftimi përmbante gjithashtu atë që duket të jetë një paralajmër­im i fshehtë për Partinë Socialiste në fuqi në Shqipëri, rivalët kryesorë të Partisë Demokratik­e Shqiptare të Korab Litës. “Ne inkurajojm­ë popullin shqiptar të votojë. Ne u bëjmë thirrje autoritete­ve të sigurojnë që votuesit të jenë në gjendje ta ushtrojnë këtë të drejtë themelore pa frikësime dhe dhunë. Ne gjithashtu presim që të gjithë kandidatët të veprojnë

në përputhje me normat demokratik­e edhe pse bëjnë fushatë energjike. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë janë më të përkushtua­r se kurrë për të mbështetur një të ardhme demokratik­e dhe të begatë për popullin shqiptar”, - shkroi Menendez. Do të ishte vetëm një nga disa deklarata që do të bënte Menendez që në dukje e lidhin atë me klanin Lita dhe me interesat shqiptare më gjerësisht. Dhe vëllai i Gazmend Litës në parlamenti­n shqiptar nuk ishte bashkëpunë­tori i tij i vetëm politik me të cilin u përf

shi Menendez. Ashtu si Daibes dhe Hana, Lita dhe anëtarët e familjes së tij me bazë në SHBA kanë dhuruar fonde për fushatën elektorale të Menendez gjatë një dekade e gjysmë. Por në rastin e Litës, shumë prej atyre donacionev­e kanë kaluar përmes Komitetit të Çështjeve Politike Shqiptaro- Amerikane, nga i cili Menendez ka qenë përfituesi më i mëdhenj në vitet e fundit, duke grumbullua­r shumë donacione me vlerë maksimale prej 5,000 dollarësh duke filluar nga viti 2021.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania