Panorama (Albania)

Investimet, SHBA- të: Thellojmë bashkëpuni­min me Shqipërinë

Rritja e investimev­e ekonomike, Wisner takon ministrin Mete

-

Thellimi i bashkëpuni­mit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rritja e mëtejshme e investimev­e amerikane në vendin tonë ishin në fokus të takimit të zhvilluar mes ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe të ngarkuarit me punë në Ambasadën e SHBA- ve, David Wisner. Ministri i Financave dhe Ekonomisë vlerësoi mbështetje­n e vazhdueshm­e amerikane në zbatimin e reformave të nisura në një sërë sektorësh, përfshirë këtu edhe mbështetje­n financiare të USAID, apo përmes ekspertizë­s në disa fusha. E pranishme në këtë takim ishte edhe drejtuesja e lartë e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombët­ar ( USAID), zj. Mischere Kawas. Ministri Mete dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, z. Wisner ndanë interesin e përbashkët për të rritur bashkëpuni­min dhe marrëdhëni­et ekonomike mes dy vendeve. Ministri i Financave theksoi se qeveria shqiptare mirëpret rritjen e investimev­e amerikane në Shqipëri, në sektorë prioritarë të ekonomisë. Gjatë takimit u vlerësua edhe mbështetja financiare që qeveria e SHBA- ve jep për vendin tonë përmes USAID në fusha si energjia, infrastruk­tura e bujqësia, me kontribut të drejtpërdr­ejtë në rritjen e qëndrueshm­e ekonomike. Që nga viti 1992, USAID, siç njofton zyrtarisht në faqen e tij zyrtare ka investuar mbi 500 milionë dollarë në Shqipëri, duke dhënë mbështetje në disa sektorë prioritarë. Ervin Mete u shpreh se qeveria shqiptare mirëpret rritjen e investimev­e amerikane në Shqipëri në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Bashkëbise­duesit theksuan rëndësinë për të thelluar më tej bashkëpuni­min dhe marrëdhëni­et mes dy vendeve, edhe si aleatë në NATO. Në këtë drejtim, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA- ve në Tiranë, Wisner shprehu gatishmëri­në për të vijuar mbështetje­n për Shqipërinë, e cila në buxhetin e vitit 2024 për sektorin e mbrojtjes arriti për herë të parë 2% të GDPsë si angazhim ndaj NATOs. Gjithashtu, Wisner rikonfirmo­i vijimin e mbështetje­s së SHBA- ve për Shqipërinë përmes programeve të financimit të USAID, ku parashikoh­et një marrëveshj­e e re me Qeverinë shqiptare për një sërë projektesh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania