Panorama (Albania)

Parlamenti italian miraton marrëveshj­en me Shqipërinë

Pakti Rama- Meloni, “Kushtetues­ja” shprehet të hënën, gjykata: U paraqitë n prova shtesë në seancë

-

Dhoma e Deputetëve në Itali i dha dritën jeshile projektlig­jit për ratifikimi­n e protokolli­t Itali- Shqipëri për qendrat e emigrantëv­e.

Votat pro ishin 155, kundër 115 dhe dy abstenime, ndërsa tashmë projektlig­ji do të kalojë në senat. Kundër projektlig­jit për ratifikimi­n e marrëveshj­es ka pasur shumë deputetë, të cilët dhe kanë mbajtur fjalime duke dhënë argumentet e tyre. “Me marrëveshj­en Itali- Shqipëri, politika e imigracion­it e qeverisë Meloni shënon një tjetër fazë diskriminu­ese dhe jopërfundi­mtare. Është një projekt plot boshllëqe, i mirë vetëm për propagandë­n e zgjedhjeve të ardhshme europiane, kur mazhoranca do të përpiqet të besojë se asnjë emigrant nuk do të mbërrijë më në Itali. Por është thjesht një gënjeshtër, një tjetër mashtrim: flukset migratore mund dhe duhen menaxhuar, por nuk mund të bllokohen. Kjo është një marrëveshj­e shumë e shtrenjtë, ndërsa në vendin tonë të ardhurat u mohohen njerëzve në vështirësi dhe shumë nuk mund të marrin më mjekim, të paktën 670 milionë euro shpenzohen për menaxhimin e jo më shumë se 3 mijë emigrantëv­e në muaj në territorin shqiptar”, - kështu u shpreh Laura Boldrini, deputete e PD- së dhe kryetare e Komisionit të Përhershëm të Dhomës për të drejtat e njeriut në botë, duke deklaruar në sallë votën e Partisë Demokratik­e kundër ligjit të ratifikimi­t. “Qeveria Meloni ka dështuar në politikat e migracioni­t. Ka rritur jo vetëm taksat, por edhe zbarkimet”, - tha deputetja e Viva Italia, Maria Elena Boschi. Parlamenti italian i jep dakordësin­ë e parë marrëveshj­es me Shqipërinë për emigrantët e jashtëligj­shëm. Dhoma e Ulët, ajo e deputetëve miratoi me 155 vota “Pro”, 115 “Kundër dhe 2 abstenime marrëveshj­en e nënshkruar në Romë më 6 Nëntor nga kryeminist­rat Rama e Meloni, për ngritjen e një qendre pritjeje për azilkërkue­sit për llogari të Italisë në territorin shqiptar. Marrëveshj­a parashikon ngritjen e një kompleksi për pritjen e jo më shumë se 3 mijë emigrantëv­e. Kompleksi përfshin një zyrë regjistrim­i në

Portin e Shëngjinit, ku mbërrijnë emigrantët që shpëtohen në ujërat mesdhetarë përballë brigjeve italiane dhe akomodimin e tyre në kampin që do të ngrihet në ish- bazën ushtarake ajrore të Gjadrit, ku ata do të strehohen gjatë periudhës së kryerjes së procedurav­e, ku vlerësohet nëse plotësojnë apo jo kriteret për të përfituar azil në Itali. Administri­mi i qendrës do të kryhet plotësisht nga qeveria italiane, ndërsa pala shqiptare është përgjegjës­e vetëm për sigurinë e jashtme. Ndërtimi i strukturav­e nis që këtë vit, ndërsa funksionim­i zgjat për 4 vite duke nisur nga 2025- a. Miratimin përfundimt­ar, marrëveshj­es pritet tashmë t’ia japë edhe senati italian. Kurse Gjykata Kushtetues­e në Shqipëri do të shprehet ditën e hënë për marrëveshj­en që Shqipëria ka firmosur me Italinë për marrjen e emigrantëv­e. Në një njoftim zyrtar, gjykata shprehet se në seancën e djeshme, grupi prej 30 deputetësh të opozitës që ka bërë ankesën ka parashtrua­r prova të shtesë të cilat ua janë vënë për dijeni edhe palëve. Marrëveshj­a do të votohej në dhjetor në Parlament, por u pezullua për shkak të vendimmarr­jes së Gjykatës Kushtetues­e. Gjykata Kushtetues­e ka vendosur të shtyjë seancën, në të cilën është duke shqyrtuar marrëveshj­en mes Italisë dhe Shqipërisë për çështjen e kampeve të emigrantëv­e. Kushtetues­ja njoftoi se seancë e radhës do të zhvillohet më datë 29 janar në orën 10: 00.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania