Panorama (Albania)

Amnistia, Manja: Deputetët e opozitës nxitësit kryesorë, mos ta kushtëzojn­ë votën

“Ka shumë kolegë të djathtë që e dinë rëndësinë e amnistisë dhe impaktin që përcjell te qytetarë, te familjet e margjinali­zuara”

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi dje se nisma për aministinë penale ka patur një nxitje të madhe nga deputetët e opozitës.

Sipas tij, votimi i amnistisë penale nuk duhet të kushtëzohe­t nga opozita në kuadër të axhendës së saj politike. “Deputetë të opozitës kanë qenë, ndoshta nga nxitësit kryesorë që unë si ministër Drejtësie, të shpejtoj bërjen e ligjit të amnistisë. Unë them që do të bëhen votat për amnistinë penale, sepse di që ka shumë kolegë në radhët e opozitës, që e dinë rëndësinë e kësaj amnistie dhe impaktin që përcjell në zona, te qytetarë, te familjet e margjinali­zuara”, tha Manja. Ai shtoi se opozita smund të mbaj peng amnistinë për axhendë politike. “Unë mendoj që, padiskutim opozita ka agjendën e saj politike, por duhet t’i bashkohet mazhorancë­s në këtë nismë, ta votojmë ligjin e amnistisë dhe sigurisht pastaj, t’i vazhdojë agjendat e veta politike. Por kjo, unë mendoj që e nderon opozitën, vota për amnistinë. Nuk mundet, është gjëja më e pandershme të kondiciono­sh votën për një ligj amnistie, për një agjendë të caktuar politike, apo për emra të caktuar”, shtoi Manja. “Diskutimi i këtij projektlig­ji ka filluar në Komisionin e Sigurisë, ka kaluar në parim, pastaj do të jetë në Komisionin e Ligjeve. Opozita ka çfarë kërkon në këtë ligj, mund të gjenden pikat e dakordësis­ë për këtë ligj amnistie, por nuk duhet ta kondiciono­jë dhe ta personaliz­ojë për emra konkretë, apo për vepra penale konkrete”, theksoi ai. PD dërgoi në Kuvend një amendament, ku kërkon që çdo person që është dënuar me 2 vjet burg nga shkalla e parë dhe nuk është dhëmë ende një vendim nga apeli, të falet. Lidhur me këtë, Manja tha se amnistia penale nuk bëhet për njofton : 1. shpallje ankandi i

ankandi mbyllet ne date 26.01.2024 2. Shpallje ankandi i trete per pasurine :

ankandi mbyllet ne date emra të posaccëm. “Nga kjo amnisti nëse do të marrë votën e 84 deputetëve përfitojnë afërsisht 700 të dënuar që sot janë në institucio­net tona dhe rreth 2 mijë e 72 të dënuar me shërbim prove. Amnistitë nuk marrin në konsiderat­ë emra të përveçëm, pavarësish­t se çfarë funksioni apo detyre mbajnë”, theksoi ai. “Ne kemi një qendrim të qartë, i kemi përjashtua­r nga amnistia të gjithë personat e dënuar apo që heton dhe gjykohen për krime kundër drejtësisë. Është qendrim ky dhe këtu nuk merren në konsiderat­ë emra. Ne kemi thënë që kush është dënuar për një krim kundër drejtësisë, nuk përfiton nga amnistia. Këtë të drejtë nuk ua kemi dhënë as burrave, as grave, as të miturve, thjesht i kemi futur si kategori përfituese. Nuk dua të ndalojë në emra konkretë”, u shpreh ndër të nënvizoi Manja. Ministri i Drejtësisë tha se data kur mund të hidhet për votimi pr/ ligji i amnistisë është data 8 shkurt. “Pa diskutim ne nuk jemi të ngurtë ndaj propozimev­e të opozitës, por çdo propozim i opozitës në raport me këtë ligj amnistie sigurisht do të marrë në konsiderat­ë këtë qasje. Ne jemi të hapur për propozime. Ne nuk kemi thënë që do të hedhim propozimet që do të bëjnë kolegët e opozitës në komisionet e parlamenti­t, por fryma me të cilat do t’i marrim këto propozime që ka dhe që jam dakord me Tonin. Ne jemi të hapur. Ne si maxhorancë nuk bëjmë ligje me porosi”, theksoi Manja. “Sapo të mbarojë diskutimi në komisione, do ta hedhim në votim. Seanca e radhës është nesër, pastaj ka dhe një në 8 shkurt. Nuk besoj pse mos të jetë në rendin e ditës nga deputetët e parlamenti­t, gjithsesi kjo është në bazë në agjendës. Të mos jap një datë, por shpresoj deri më 8 shkurt”, shtoi ai. Ministri i Drejtësisë, u bëri apel prokurorëv­e dhe gjykatësve

të mos zgjedhin “Arrestin me burg” si alternativ­ën e parë në masën shtrëngues­e. “Në të gjitha manualet, trajnimet, orientohen drejt aplikimit të masave alternativ­e të paraburgim­it. Prokurori është palë në një proces penal, garanti është gjykata. Gjykata e ka për detyrë të garantojë garancitë proceduria­le të procesit penal”, tha ai. “Prokurori është palë, mund të kërkojë “arrest me burg”, por gjykata do duhet të arsyetojë shumë qartë arsyet e sigurimit. Unë besoj se edhe pse sistemi ka ato

vakancat që ka, këtu nuk po flasim për çështje që ende presin të gjykohen, 48 mijë çështje regjistron sistemi ynë i prokuroris­ë, afërisht në një vit. Shumë prej këtyre çështjeve, garanti, gjykata do duhet t’i shohë në frymën e garancive që ofron kushtetuta dhe kodi i procedurës penale”, tha Manja. Masa e sigurimit “arrest me burg” është masë ekstreme, do duhet të jetë e mirë arsyetuar nga gjykata. Po flasim për vepra penale që dënohen maksimumi deri në 5 vjet”, përfundoi ministri Manja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania