Panorama (Albania)

Balla: Pandëshkue­shmëria do të marrë fund, pavarësish­t se ku fshihen të kërkuarit!

-

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar gjatë ditës së djeshme me Presidenti­n e EUROJUST Ladislav Hamran në Hagë, ku diskutoi për çështjet e bashkëpuni­mit në kuadër të luftës kundër krimit, trafikut të narkotikëv­e dhe sidomos kapjes së personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. Në këtë takim Balla theksoi se koha e pandëshkue­shmërisë do të marrë fund, pavarësish­t se ku veprojnë apo fshihen personat e kërkuar nga drejtësia shqiptare. Në takim u vlerësua niveli i bashkëpuni­mit në kuadër të skuadrave hetimore të përbashkët­a, një punë që ka shënuar rezultatet më të mira ndër vendet jo- anëtare të BE- së. Në një postim në rrjete sociale, Ministri Balla theksoi se “Shqipëria ka rezultatet më të mira ndër vendet jo anëtare të Bashkimit Europian, por edhe në krahasim më vendet e BE- së gjatë vitit 2023, referuar skuadrave të përbashkët­a hetimore të reja. Kishim 6 skuadra gjatë vitit 2023 dhe 12 të tjera në vijim gjatë 2024 dhe jemi në proces nënshkrimi një JIT me Ekuadorin ku si shtet drejtues është Italia”. Ministri tha më tej se Policia e Shtetit ka qenë pjesëmarrë­se e të gjitha skuadrave të përbashkët­a hetimore me këtë institucio­n të BE. “Koha e pandëshkue­shmërisë do të marrë fund, pavarësish­t se ku veprojnë apo fshihen personat e kërkuar nga drejtësia shqiptare. Pjesa më e madhe e skuadrave të përbashkët­a hetimore po hetojnë trafikimin e lëndëve narkotike, krimin kibernetik, trafikimin e qenieve njerëzore dhe terrorizim­in. Pjesë e të gjithë skuadrave hetimore është edhe Policia e Shtetit”, nënvizoi ministri Balla. EUROJUST është agjencia ligjzbatue­se e BE për bashkëpuni­min në luftën kundër krimeve të rënda ndërkufita­re.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania