Panorama (Albania)

Ibrahim Lici në kërkim, i ati paraqitet në SPAK për të dëshmuar

Ekzekutimi i Endri Mustafës, dosja “Metamorfoz­a” dhe ngjarjet e shumta që përbëjnë historinë gjakësore të qytetit verior

-

Mustafa Lici është një personazh i njohur jo vetëm për daljet e tij të shpeshta në konferenca shtypi në Shkodër, por edhe si i ati i një prej personave më të kërkuar në vendin tonë nga policia.

Në fakt Ibrahim Lici u mësua se nuk kërkohej vetëm nga policia dhe drejtësia, por edhe nga miqtë e tij që iu kanë kthyer armiq dhe që duan me çdo çmim kokën e tij. Dje, Mustafa Lici, është parë të hyjë në ambientet e Prokuroris­ë së Posaçme në Tiranë dhe në dalje, si gjithnjë ai është ndaluar para kamerave të shumta dhe ka folur jo vetëm për çfarë kishte dëshmuar, por edhe për shijet me të cilat ishte ndrequr godina e hetimit të Posaçëm. Por në fakt Lici është treguar mjaft i kujdesshëm, duke mos nxjerrë asgjë nga ato për të cilat është pyetur, por në largim e sipër ai tha: “Isha si person që ka dijeni për një çështje! Në fakt Lici, sa herë i akuzohet i biri, apo sa herë policia dhe prokuroria i faturojnë krime dhe vepra penale, del dhe flet duke mohuar përfshirje­t e të birit që gjithmonë është në kërkim. Por, sipas të dhënave, dyshohet se Lici ka qenë në SPAK pikërisht në sajë të dosjes “Metamorfoz­a”, për të cilën u hodh dritë nga materialet që mbërritën në vendin tonë nga partnerët kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, Franca dhe Belgjika. Në dhjetëra episode të zbardhura nga prokurorët e SPAK dhe të shpërndara më pas për mediat, u mësua se Ibrahim Lici ishte personi i shumëkërku­ar prej grupit rival që drejtohet, sipas prokuroris­ë nga Bajrajt.

PËRPLASJET E PËRGJAKSHM­E SIPAS

POLICISË Ibrahim Lici është i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, në maj të vitit 2021. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh që kanë nisur të dokumentoh­en në gusht 2018 ku u ekzekutua me breshëri kallashnik­ovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit. Në mars të 2019 u vranë në derë të shtëpisë Brahim dhe Astrit Bilali. Për krimin e dyfishtë u shpall në kërkim Ibrahim Lici, por vetëm në prill të vitit 2021, u hoq nga kërkimi për mungesë provash. Përplasja mes dy grupeve Lici dhe Bajri në Shkodër ka regjistrua­r disa viktima. Gjithçka dyshohet se ka nisur që prej atentatit në janar të 2018- ës ndaj biznesmeni­t Lulzim Kulla. Shpërthimi i telekomand­uar shkaktoi tetë persona të plagosur, mes të cilëve dhe vetë shënjestra. Më 18 qershor u vra në servisin e tij Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje dhe rreth një muaj më vonë poshtë banesës që kishin me qira ekzekutohe­n çifti Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci, kur në makinë ndodhej edhe një fëmijë 3 vjeç, që u shpëtoi mrekullish­t plumbave. Ish- polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri. Në gusht 2018 u ekzekutua me breshëri kallashnik­ovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit. Më 23 gusht u zhdukën shtetasit Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, që dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici. Menjeherëv pas kësaj ngjarjeje, më 1 shtator të vitit të 2018 u vra Arjan Ferracaku. Më 14 nëntor u ekzekutua kushëri i Arjanit, Fatos Ferracaku, kur shiste peshk në lagjen “Rus” dhe në fundmarsin e një viti më vonë vriten në shtëpi Astrit e Ibrahim Bilali. Saga e vrasjeve vazhdoi me Endri Mustafën në Livadhe.

EKZEKUTIMI I MUSTAFËS

Endri Mustafa u ekzekutua në mënyrë makabre në mes të muajit maj të vitit 2021. Mustafa, baba i tre fëmijëve, u gjet në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, në një vend i njohur si zona e Livadheve. Ai ishte vrarë me 6 plumba, njëri prej të cilëve në pjesën e gojës, dy të tjerë në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Trupi i pajetë u gjet tri ditë pas denoncimit të zhdukjes në mënyrë të mistershme të 31- vjeçarit. Ndërsa organet e hetimit akuzojnë si autor të vrasjes

Ibrahim Licin, bashkëshor­tja e viktimës tha një vit më parë se me këtë familje kishin marrëdhëni­e të mira dhe se nuk ishin ata që e kishin kryer vrasjen. Prapa hekurave për ngjarjen është Ergys Malja, 16- vjeç, i cili dyshohet se e çoi viktimën në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e Prokuroris­ë, rezulton se Malja ka qenë ai që ka çuar Endri Mustafën në zonën e quajtur Livadhe, duke pretenduar se atje kishte mbjellë rreth 150 rrënjë kanabis. Në këtë zonë, ka ndodhur edhe vrasja e tij dhe sipas dëshmisë së fëmijës, i cili e ka ndryshuar më pas, Lici ka ardhur me motor dhe e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri. Pikërisht për faktin që fëmija i konsiderua­r edhe dëshmitar okular i atij krimi, ndërroi dëshminë, duke thënë se kishte gënjyer, ai u mbajt në pranga dhe iu hoq edhe statusi i dëshmitari­t. Fillimisht ai dëshmoi se vrasjen e kishte bërë Lici, më pas u tërhoq dhe në fakt ngjarja sot e asaj dite është pa autor, ndonëse policia dhe prokuroria e Shkodrës, e ka të dyshuarin kryesor të shumëkërku­arin Liçi, i cili në dosjen voluminoze të Metamorfoz­ës, doli që nuk ishte vetëm i kërkuari i policisë për një sërë çështjesh dhe ngjarjesh, po edhe i grupit kriminal që drejtohej nga Bajrajt dhe që në përbërjen e tyre, sipas SPAK ishin zyrtarë të drejtësisë dhe emra të njohur të biznesit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania