Panorama (Albania)

GJKKO dënon me 127 vjet burg grupin e pesë vrasësve, atentatori i penduar me 7 vjet

- NJOFTIM ANKANDI

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsion­it ( GJKKO) ka dënuar me 127 vite burg në total 5 nga të akuzuarit për vrasjen e biznesmeni­t 66- vjeçar Behar Sofisë më 25 shkurt të vitit 2021. Ashtu siç kishte kërkuar edhe SPAK, gjykata ka dënuar me nga 30 vite burg për 4 të pandehurit Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi, Xhuljano Visha. Ndërsa për bashkëpunë­torin e drejtësisë, Ernejt Shytin u dha dënimi me 7 vite burg. 5 të akuzuarit u deklaruan fajtorë për kryerjet e veprave penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpuni­m në formën e grupit të strukturua­r kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”, në bashkëpuni­m në formën e grupit të strukturua­r kriminal, “Grupi i strukturua­r kriminal”. Ekzekutori, Ernejt Shyti u arrestua në Mal të Zi, 2 javë pas atentatit ku u vra Behar Sofia. Në dëshminë e dhënë në GJKKO, ai ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë duke rrëfyer se do të paguhej me 5 milionë lekë. Ndërsa pas tij u arrestuan edhe bashkëpunë­torët e tjerë Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha, Bujar Leza dhe Skënder Vathi. Ky i fundit dyshohet si organizato­r i atentatit që i mori jetën Behar Sofisë. Ndërsa personi që dyshohet se dha urdhrin për ekzekutimi­n e Behar Sofisë, Jemin Sheraj, është ende në kërkim dhe procedimi për të është ndare. 66vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66- vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë antiCOVID, pasi ka bërë atentatin, është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania