Panorama (Albania)

“Në Shënjestër” zbardh dyshimet, psedhekush­izhduku ‘ Koçolen’ dhe Sulovarin

Përplasjet për drogën, në ‘ Shënjestër’ hedh dritë mbi atentatin në Tiranë ndaj Zamir Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt

-

Familjarët dhe të afërmit e Aleksandër Sadikaj, i cili u ekzekutua me shpërthim të komanduar tritoli në Tiranë më 11 qershor 2022, kishin dyshime se mentori i vrasjes së njeriut të tyre ishte Edmond Papa, biznesmeni nga Saranda.

Ky i fundit u ekzekutua 6 muaj më pas në zonën e Selitës në Tiranë. Bazuar në analizën e kryer nga policia dhe prokuroria, familjarët e Aleksandër Sadikaj kishin dyshime të forta se vrasja e tij u porosit në hotelin e Edmond Papës në qytetin jugor bregdetar. Ky skenar mund të lidhet me ngjarjet e tjera në kontekstin e luftës kriminale që duket se po ndodh mes grupimeve kriminale të ndryshme, përfshirë të afërmit e Sadikaj dhe Edmond Papën. Për të vërtetuar këto dyshime dhe lidhjet e mundshme, hetimet do të duhet të vazhdojnë me analizën e detajuar të provave dhe dëshmive. Për këtë arsye nëna e 27- vjeçarit, kishte marrë rrugën dhe kishte shkuar vetë në këtë hotel për të takuar Ledjan Alushajn, mikun e djalit të saj, që mendohet se ishte kthyer në bukëshkali­n e tij, duke çuar deri në fund skemën e ekzekutimi­t. Ledjan Alushaj, i cili thuhet se kishte marrë pjesë edhe në varrimin e 27- vjeçarit, duke mbajtur mbi supe edhe arkivolin e tij, nuk i kishte dalë në takim nënës së Aleksandër Sadikaj. Në anën tjetër, Adriatik ( Andrea) Kalemi rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Albano Velon dhe Andreë Boden. Të dy, bashkë me individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, mendohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshm­e se vrasja e njeriut të tyre është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin e Edmond Papës, i cili menaxhohej edhe nga vëllai i 49- vjeçarit, Kristo Qirici.

LIDHJET MES NGJARJEVE

Ngjarjet që pasuan duket se lidhen me një skenë kriminale të pasur me kompleksit­et dhe intriga. Zhdukja e dy personave, Leonard Theodhori, i njohur si ‘ Koçole’, dhe Fatmir Sulovari, shfaq një dimension të ri të kësaj historie. Koçole ka një profil kriminal, veprimtari të lidhura kryesisht me drogën, ndërsa Sulovari ka pasur një diskotekë në Sarandë dhe njihet për konflikte të mëparshme me ligjin. Përfundimi­sht, lidhja midis zhdukjes së Leonard Theodorit dhe Fatmir Sulovarit me ekzekutime­t e Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës nuk është ende e qartë. Megjithatë, disa elementë të përbashkët mund të shërbejnë si indikacion­e për një lidhje të mundshme. Por si lidhet zhdukja e këtyre dy personazhe­ve, trupat e të cilëve kërkohen edhe sot nga familja dhe policia me ekzekutime­t e Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës? Dhe pse mendohet që Ledjan Alushaj, personi që dyshohet se organizoi vrasjen e Sadikaj është personi kyç në këtë histori? Sipas të dhënave të publikuara më herët nga emisioni ‘ Në shënjestër’ më datë 7 prill, Theodhori dhe Sulovari u futën në grackë gjatë udhëtimit drejt fshatit Çukë në Sarandë. Ata fillimisht udhëtuan me makinën e tyre, por më pas u marrën nga persona tjetër në fshat, të cilët dyshohet se kryen rrëmbimin e tyre. Pastaj, ata transporto­hen me një makinë të dytë në fshatin Vrinë, ku gjurmët e tyre zhduken përfundimi­sht. Hetuesit dyshojnë se pas rrëmbimit mund të jetë Eldjan Alushaj, i cili tani besohet të jetë në Dubai. Dyshimet e policisë lidhen me faktin se Alushaj ka supozuar se ‘ Koçole’ dhe Sulovari janë përfshirë indirekt në vrasjen e mikut të tij, Edmond Papa. Dyshimet shtohen, duke sugjeruar se ‘ Koçole’ kishte informacio­n mbi vrasjen e Sadikaj dhe mund të kishte rrezikuar krerët e grupit nëse fliste. Ledjan Alushaj, i dyshuar për organizimi­n e rrëmbimit të ‘ Koçoles’ dhe shoqëruesi­t të tij, Sulovarit, këtë ditë kishte thirrur Theodhorin për t’u bashkuar, duke e informuar se kishte armë me vete. Alushaj përmendet në dëshminë e nënës së Aleksandër Sadikaj si pjesë e ekzekutimi­t të tij. Hetuesit, në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Leonard Theodhorit dhe Sulovarit, kryen shumë kontrolle në ambiente të ndryshme. Kryesisht, fokusi i tyre ishte te banesa e babait të Ledjan Alushaj dhe në hotelin e pronarësis­ë së Edmond Papës. Emisioni ‘ Në shënjestër’ zbulon dëshminë e Dashnor Alushaj, babait të Ledjan Alushaj.

Dashnor Alushaj: Kam 3 fëmijë, 2 vajza dhe një djalë të rritur, të tre të martuar dhe banojnë të ndarë nga unë. Si familje prej vitesh kam aktivitet tregtar në kultivimin dhe tregtimin e mandarinav­e dhe posedoj një plantacion në fshatin Xarrë, Sarandë si dhe një fermë lopësh në zonën e Stillos, Sarandë. I pyetur për vendndodhj­en e të birit, Dashnor Alushaj, deklaroi se Eldjani ndodhet prej disa muajsh në Britaninë e Madhe. Dashnor Alushaj: Djali është i martuar me shtetasen K. S, kanë dy fëmijë dhe jetojnë në Sarandë. Nusja e djalit ka probleme shëndetëso­re dhe prej muajit Janar ata janë larguar në drejtim të Anglisë ku ajo po kurohet. Nuk e di qytetin e saktë ku janë vendosur, pasi më tepër me ta komunikon bashkëshor­tja. Për herë të fundit me djalin kam folur para rreth 6 ditësh. Ai po fliste me nënën e tij dhe ma ka kaluar dhe mua në telefon. Por Dashnor Alushaj mohoi para grupit hetues që të kishte konflikte me dy të zhdukurit, madje edhe ‘ Koçolen’ tha se e njihte vetëm si emër.

ATENTATI NDAJ KALEMIT NË TIRANË

Lufta midis tyre sapo ka nisur, aty ku dikush mendoi se ky ishte fundi i një përgjakje, duket se në fakt ky është fillimi i një sage që tashmë nuk dihet si dhe ku do të përfundojë. Mbrëmjen e 12 Janarit, Zamir Kalemi u largua nga ambientet e një spitali privat në Tiranë, pas vizitës te vëllai i tij Andrean, i shtruar aty. Ndërsa ishte në rrugë për në banesë, pa udhëtuar më pak se 15 minuta, 40- vjeçari u godit nga plumbat e një makine në lëvizje, e cila befas doli në krahun e tij, të shoferit, nga ku lëshoi një batare me plumba. Skena kriminale u shfaq në disa sekonda. Në një rrugë të mbikëqyrur nga kamera dhe patrulla policore, këto të fundit qëndronin kryesisht në distancë, përqendroh­eshin te mbikalimet duke përdorur radarët për kapjen e shpejtësiv­e të automjetev­e. Kjo kujdes ishte më i madh se për grupet kriminale të armatosura që lëviznin në këtë orar të natës. Ngjarja ishte e ngjashme me natën e mëparshme, kur automjeti ‘ Smart’ i Zamir Kalemit ndiqej nga një ‘ Nissan’ me targa të vjedhura. Ngjitur me të, kriminelët vazhdonin ndjekjen paralele. Por, edhe kësaj here, patrullat e policisë, të përqendrua­ra te radarët e tyre inteligjen­të për leximin e targave të automjetev­e, nuk arritën të ishin të vëmendshëm. E rëndësishm­e është të shohim kush është Zamir Kalemi dhe pse plagosja e tij atë mbrëmje riktheu frikën e një përplasje të përgjakshm­e. Në harkun kohor të dy viteve, zona ka përjetuar pazare të prishura, hedhje makabre në erë makinash, hakmarrje deri në zhdukjen e trupave, ende aktive sot. Lidhja e Zamir Kalemit dhe vëllait të tij, Andreas, me Aleksandër Sadikaj, njohur si ‘ Sanço’, i cili u eliminua në një atentat mafioz pranë rreth- rrotullimi­t të ‘ Teg- ut’ në Tiranë më 11 Qershor 2022, rëndon pyetjen. Makina në të cilën po udhëtonte u hodh në erë me një shpërthim të kontrollua­r, duke i marrë jetën vetëm disa minuta më pas. Ngjarja ndodhi 6 muaj pas vrasjes në zonën e Selitës në Tiranë, më 16 dhjetor 2022, të biznesmeni­t nga Saranda, Edmond Papa. Ky sipërmarrë­s 49vjeçar mendohet se ishte porositësi i ekzekutimi­t të Aleksandër Sadikaj, njohur si ‘ Sanço’. Pyetja lidhur me këto ngjarje dhe arsyetimi i policisë se atentati ndaj Zamir Kalemit në Tiranë, ku ai mbeti i plagosur, ka lidhje me luftën e shpallur midis grupeve kriminale që dikur darkonin së bashku, por që tashmë janë armiq të ndarë, është thelbësore. Kjo luftë shfaqet përmes plumbit, tritolit, dhe gjakut të pashlyer. Në njoftimin e policisë më datë 12 Janar 2024, rreth orës 22: 55, në vendin e njohur si ‘ Mbikalimi i Selitës’, u tentua vrasja e Zamir Kalemit me armë zjarri. Si pasojë, Zamir Kalemi ka pësuar disa plagë nga armë zjarri dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Megjithatë, njoftimi i parë paraprak i policisë ka shpallur ngjarjen telegrafik­isht, dhe hetimet ende nuk kanë dhënë dritë mbi dinamikën e atentatit atë mbrëmje. E shkuara e errët e ngjarjes, si dhe mënyra sesi atentatorë­t vepruan para dhe pas qitjes, duke djegur makinën, nuk ka lënë asnjë dyshim te grupi hetues. Ata kanë bindjen se gjithçka në këtë ngjarje lidhet me dy vrasjet e mëdha të ndodhura në Tiranë, ato të ‘ Sanços’ nga një anë dhe të Edmond Papës nga ana tjetër, të cilat ndodhën në harkun kohor të gjashtë muajve të dytë të vitit 2022.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania