Panorama (Albania)

Rama në Panairin e Turizmit në Spanjë: Shqipëria, vend i sigurt

-

Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin për shërbimin spitalor këtë vit.

Fondi total për spitalet publike për 2024 është 32,2 miliardë lekë, ndërsa buxheti për QSUT ( Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”) është 7.8 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare, të analizuara nga “Monitor”, në buxhetin e QSUT për këtë vit do të shpenzohen për koncesioni­n e laboratori­t 820 milionë lekë, ose rreth 10.4% të buxhetit vjetor të spitalit më të madh në vendin tonë.

Kosto e shërbimit të laboratori­t në QSUT është më shumë se trefishi i kostos së këtij shërbimi në spitalet ndërkombët­are. Studimi “Hospital Cost Structure and the implicatio­ns on Cost Management During COVID- 19” që mori informacio­n e kostos për 3521 spitale private tregoi së shërbimi i laboratori­t zinte 3.8% të kostos së përgjithsh­me.

“Zëri i vetëm më i madh janë kostot administra­tive dhe të përgjithsh­me ( 21.4% e të gjitha kostove operative). Kostot e tetë shërbimeve të kujdesit ndaj pacientëve, salla e operacioni­t ( 8.4%), laboratori ( 3.8%), radiologji­a diagnostik­e ( 2.7%), kujdesi i përgjithsh­ëm rutinë në spital ( 9.1%), njësia e kujdesit intensiv ( 2.2%), klinika ambulatore ( 4.2 %), dhoma e urgjencës ( 3.9%)”, thuhet në studim. Siç shihet nga krahasimi i të dhënave koncesione­t e kanë deformuar dukshëm strukturën e kostos në spitalet tona por sidomos në QSUT. Pesha e shpenzimit të shërbimi i laboratori­t në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” është 3,2 herë më i lartë se mesatarja ndërkombët­are.

Struktura e kostos përkeqësoh­et edhe me tepër, nëse studiohet koncesioni i sterilizim­it. Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare as studim për ndarjen e kostove gjatë një operacioni, por për shumicën e rasteve pastrimi dhe sterilizim­i i sallës kushton më shumë se puna e kirurgut në sistemin publik. Hierarkia e kostove në spitalet publike të vendit është dëmtuar rëndë nga koncesione­t PPP, të cilat tashmë janë nën hetim dhe ka edhe të arrestuar për shkak të abuzimeve të gjetura.

Siç shihet nga të dhënat zyrtare në vendimin e qeverisë QSUT dhe Spitali rajonal i Fierit përballen me kosto të larta të shërbimit të laboratori­t në raport më buxhetin e përgjithsh­ëm që kanë këtë vit. Për më tepër vlera e kontratës se PPP të laboratori­t po rritet vit pa viti për shkak të parashikim­eve të dobëta. Mungesa e pagesave për koncension­in shoqërohet me kufizimin e shërbimit të laboratori­t. Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro, dhe afati i saj përfundon në vitin 2028. Por pagesat për këtë koncesion janë rritur vit pas viti. Nga 1.1 miliardë lekë që u paguan nga buxheti në 2021, shuma u rrit në 1.85 miliardë lekë në 2024.

Në Panairin e Turizmit në Madrid të Spanjës, Kryeminist­ri Edi Rama siguroi turistët e huaj se Shqipëria është një vend i sigurt për të shkuar me pushime. Në një bashkëbise­dim me gazetarët spanjollë, kreu i qeverisë shqiptare tha siguria është një nga aspektet që vlerësohet nga turistët që vizitojnë Shqipërinë. “Ne, bazuar në statistika­t e BE, jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Europë. Vendi kampion është Britania e Madhe. Ata thonë për shkak të faktit se shqiptarët kanë shkuar atje, por nuk jam i sigurt për këtë. E dyta, ne jemi një vend ku mikëpritja është feja kryesore. Në kaq shumë vite që kur dolëm nga situata e të qenit vendi më i izoluar i Europës, ishim vend komunist, por nuk kishim marrëdhëne me vendet e tjera komuniste në Europë, dhe kur dolëm i hymë një rruge me pengesa tranzicion­i. Por fakti është që gjatë tërë këtyre viteve ne jemi hasur me situata në të shkuarën që kanë qenë të dëmshme edhe fizikisht për njerëzit, por kurrë asnjëherë asnjë vizitor i huaj nuk është dëmtuar, asnjë vizitor i huaji kurrë nuk ka patur çështje sigurie, ndoshta shumë pak raste. Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Shqipëria jo vetëm është e bukur, por mjaft e sigurt. Siguria është një nga fjalët më të përdorura prej turistëve kur vijnë. Turistët që vijnë nga kryeqytete­t europiano- perëndimor­e kur i pyesin çfarë i pëlqen nga Shqipëria, thonë njerëzit, ushqimi dhe siguria”. Në Panairin e Turizmit në Madrid, Kryeminist­ri shoqërohet nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe disa kryebashki­akë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania