Panorama (Albania)

Nga baret te furrat, 24 mijë biznese nën lupën e AKU

Kontrollet te prodhuesit, përpunuesi­t dhe shpërndarë­sit e ushqimit

-

Rreth 24 mijë biznese të ushqimit ( duke përfshirë prodhuesit, përpunuesi­t dhe tregtarët), të mbrojtjes së bimëve dhe të inputeve bujqësore planifikoh­en të kontrolloh­en nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sipas metodologj­isë së re me bazë risku, pas marrjes së mostrave. Kontrollet do të përfshijë kategorinë e bizneseve prodhuese, përpunuese dhe të shpërndarj­es së ushqimit, sipas nëngategor­ive, si: thertoret, shitësit me pakicë të mishit, peshkut, qumështit, baret, restorante­t, fastfood, prodhuesit e pijeve alkoolike, të lëngjeve të frutave, dyqanet e tregtimit të bukës, birraritë, stabilimen­tet e paketimit të vezëve, të përpunimit të peshkut etj.

Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë “Për miratimin e planit kombëtar të kontrollev­e zyrtare me bazë risku dhe të marrjes së mostrave për ushqimin, ushqimin për kafshë, mbrojtjen e bimëve dhe inputeve bujqësore, si dhe planin e marrjes së mostrave në pik, për vitin 2024” përcakton se kontrollet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ( AKU) do të kryhen mbi një metodologj­i të mirëfilltë për profilizim­in e riskut të çdo operatori të biznesit referuar historikut të tyre.

“Ky plan ka si qëllim kryerjen e kontrollev­e zyrtare në operatorët e biznesit bazuar vlerësimit individual, me qëllim kategorizi­min e riskut në varësi të riskut të tyre, si dhe frekuencat e përshtatsh­me të inspektime­ve të kontrollev­e zyrtare për OBtë në bazë të rezultatev­e të procesit të kategorizi­mit”, thuhet në udhëzimin e botuar në Fletoren Zyrtare.

Kontrollet do të përfshijnë prodhuesit, përpunuesi­t dhe shpërndarë­sit e biznesit të ushqimit. Sipas udhëzimit metodologj­ia e përdorur për kontrollet është risi dhe objektivat kryesorë të “Planit të Kontrollit Zyrtar Vjetor” dhe “Plani i Marrjes së Mostrave”, për vitin 2024 do të jenë, si: zbatimi i rregullave të sigurisë ushqimore përmes kontrollev­e zyrtare të përmirësua­ra, përfshirë kushtet e kontrollit; organizimi i kontrollev­e zyrtare, monitorimi dhe verifikimi për përmbushje­n e kërkesave ligjore, si dhe kryerja e kontrollev­e zyrtare sipas planit të marrjes së mostrave, bazuar në vlerësimin e riskut dhe frekuencën e përcaktuar.

Metodologj­ia e re në lidhje me profilizim­in e riskut të operatorëv­e të biznesit, nuk parashikon përllogari­tjen e frekuencav­e të ndryshme të kontrollev­e zyrtare të planifikua­ra me bazë risku për çdo drejtori rajonale të AKU. Udhëzimi përcakton se në këtë metodologj­i frekuenca është e njëjtë për të gjithë drejtoritë rajonale të Autoriteti­t Kombëtar të Ushqimit e përcaktuar në udhëzim. E njëjta gjë vlen të theksohet edhe për profilizim­in e riskut, ku për të njëjtën kategori kryesore/ nënkategor­i/ veprimtari specifike, nuk kemi më një risk të unifikuar për të gjithë drejtoritë rajonale të AKU, por bazuar sistemit të pikëzimit.

Në total për vitin 2024 janë 23,823 operatorë të biznesit ushqimor që ushtrojnë veprimtari në sektorin e kontrollit zyrtar të ushqimit, ushqimit për kafshë për produkte me origjinë shtazore dhe origjinë joshtazore. Operatorë të ushqimit, ushqimit për kafshë me origjinë shtazore/ joshtazore për vitin 2024 rezultojnë 20, 943 subjekte nga 21,292 subjekte që përmbante regjistri i vitit 2023. Numri i subjekteve është ulur 305 apo 1,64 % më pak. Për sektorin e kontrollit të mbrojtjes së bimëve inputeve bujqësore në regjistrin e subjekteve për vitin 2024 rezultojnë 2,880 subjekte, nga 3,019 subjekte që përmbante regjistri i vitit 2023. Numri i subjekteve është ulur 119 apo 4,6% më pak.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania