Panorama (Albania)

Fotografi Gjon Mili, ky magjistar i dritës

Me aparatin në dorë, nga SHBA në Europë. Mili përjetësoi patriarkët e mëdhenj të letrave, si Sartri dhe Mileri dhe ikonat e bukurisë

-

Një nga emrat e mëdhenj që na bën krenarë dhe qëndron plot shkëlqim në historinë e fotografis­ë botërore, krahas artistëve Edward Steichen, Alfred Stiegliz, Man Ray, Henri Cartier- Bresson, Moholy Nagr, Walker Evans, Dorothea Lange, Raymond Depardon, Robert Capa etj., është edhe shqiptaro- amerikani Gjon Mili ( 1904- 1984).

Talenti marramendë­s i tij, kapaciteti teknik, përvoja personale, nuhatja për të gjetur të bukurën dhe për ta përjetësua­r atë, "gjuetia" për të portretizu­ar personazhe historike si dhe ngjarje të përmasave planetare, aftësia për të sfiduar përmasën e kohës dhe konceptin e lëvizjes, mjeshtëria e pashoqe në përdorimin e dritës, filozofia e tij imponuese për artin e fotografis­ë, të gjitha këto cilësi e rreshtojnë Gjon Milin në radhën e fotografëv­e më të shquar të botës.

Vepra fotografik­e e tij, e shtrirë në gjysmë shekulli, shquhet për risitë e shumta dhe vizionin bashkëkoho­r. Mili përcolli te brezat e tjerë fotografë trashëgimi­në e tij teorike në fushën e elektronik­ës dhe fizikës, pasurinë dhe zotërimin absolut të teknikës, pasionin dhe dashurinë e tij të spikatur për artin e fotografis­ë.

Arti fotografik ka në themelin e tij një bazament historik dhe, në këtë mënyrë, shkruan copa historie me imazh. I vlerësuar në këtë rrafsh, në objektivin e Milit u përjetësua­n patriarkët e mëdhenj të letrave, si Jean Paul Sartri dhe Artur Mileri, ikonat e bukurisë femërore, Merlin Monro dhe Sofia Loren, superstarë­t e këngës si Frenk Sinatra dhe Edit Piafi, gjenitë e artit të pikturës, Pikaso dhe Salvador Dali, idhujt e kinemasë, Marlon Brando dhe Elisabeth Taylor etj.

Portretet e Milit spikatin për vërtetësi dhe depërtim të thellë psikologji­k, për shprehësi të jashtëzako­nshme, tipizim dhe teknikë të pasur dhe të lartë, ato spikatin gjithashtu për përdorimin e kontrastev­e mes së bardhës dhe së zezës, për tonet që variojnë të nuancuara brenda një ngjyre, duke mundësuar përvijimin e gjuhës artistike dhe estetike të personazhe­ve dhe duke zgjuar në këtë mënyrë edhe interesin e botës artistike.

Për Milin, shumëllojs­hmëria e mënyrave të fotografim­it lidhet me pasurinë e pafund të karakterev­e njerëzore. Ekspresion­i, gjesti dhe loja me dritën ishin gjithnjë çelësat që e lejonin të nxirrte në pah pasurinë e karakterev­e dhe profilet e tyre psikologji­ke. Motoja e tij e punës ishte motoja e një artistit përherë në kërkim të së resë, origjinale­s dhe sublimes në artin e tij.

J. - P. Sartri, në fjalën e tij përuruese në ekspozitën vetjake të Milit në Paris, më 1949- n, vë në pah forcën e tij tërheqëse dhe magjepsëse, aftësinë për të krijuar marrëdhëni­e specifike varësie me personazhe­t që fotografon­te.

Përvoja e tij në Hollivud e ndihmoi për arritje të reja. Me aparatin e tij ai lëvizi nga Amerika në Europë, në Paris, në Firence, në Athinë, në Dublin, në Berlin, në Venecia, duke fotografua­r vende dhe popuj, personalit­ete dhe artistë të famshëm, vepra arti dhe arkitekton­ike, evente sportive dhe manifestim­e kulturore. Veç pranisë dhe kontributi­t së tij të përhershëm si fotoreport­er i revistës prestigjio­ze " Life ", Mili realizoi edhe ekspozita vetjake në Nju Jork, Londër dhe Paris.

FORMIMI SHKENCOR DHE PËRVOJAT E PARA TEKNIKE

Gj. Mili u diplomua në Institutin e Lartë Teknologji­k të Masaçuseti­t më 1927 për inxhinieri elektrike, ku u pajis me dije të sakta teorike në këtë fushë. Njohja me dijetarin dhe fotografin Harold Edgerton qe një shtysë e jashtëzako­nshme në aventurën e krijimtari­së fotografik­e. Në vitin 1932 ai zbuloi procesin stroboskop­ik. Teknikisht fleshi stroboskop­ik është bazuar në një flesh elektronik, të shkarkuar nga qarku, i cili, me disa modifikime, krijon një mundësi shumë të madhe shkrepjesh. Falë këtij bashkëpuni­mi me Edgerton- in, Mili njohu në mënyrë të përsosur potenciali­n e teknikës stroboskop­ike dhe udhëhoqi me shumë imagjinatë procesin e fotografis­ë në këtë drejtim.

Por preludi i arritjeve të fotografiv­e të veçanta artistike, të realizuara me teknikat e reja shkencore, kanë qenë fotografit­ë e opusit sportiv, kryesisht në harkun kohor 1938- 1942, të cilat u pasqyruan në faqet e revistës " Life ".

Shumëllojs­hmëria dhe pasuria e sporteve që u fokusuan nga Mili, ngjajnë me përmasat dhe madhështin­ë e një olimpiade. Magjia artistike e Milit qëndron në përdorimin e teknikës stroboskop­ike, ku fleshi i tij elektronik arrin të mpiksë gjithë këtë dinamikë sportive, duke bërë të mundur një lexim në detaje të ? anatomisë? së lëvizjes. Kështu, fotografim­i me ndihmën e flashit elekronik i vajzës me patina, më 1945- n, ishte sinjali i një hopi teknik cilësor në realizimet e mëpastajme të Milit, që do joshë edhe Pikason në aventurën e përbashkët të vizatimeve me dritë. Përdorimi i dritës ishte dëshmi autentike i kapaciteti­t teknik dhe krijues të Gjon Milit, që tash e tutje do të krijonte një matricë teknike dhe artistike në artin e fotografis­ë. Cikli i fotografiv­e me Pikason, i realizuar në Cote d'azur, dëshmon për risitë inxhinieri­ke dhe nivelin artistik të fotove të tij, ky cikël jep një shembull të veçantë këmbëngulë­s të artit krijues të fotografis­ë. Niveli i lartë cilësor i veprës së Gjon Milit është jo vetëm refleks i kulturës dhe dijes së gjerë të tij, por edhe i atashimit pothuajse religjioz me fotografin­ë, të cilën ai e konsideron­te fe. Në serinë befasuese të fotografiv­e të Gjon Milit, të regjistrua­ra në vitin 1949, vërehet përsosmëri­a e vizatimeve me dritë të Pikasos. Në hapësirën e errët, përmes një dinamike të vetvetishm­e, ato fiksohen nga objektivi i Milit, duke na dhënë një tablo sintezë të një procesi krijues artistik dhe estetik të dy supermjesh­tërve. Kjo përvojë mbetet e jashtëzako­nshme, pasi pasqyron dinamikën e lëvizjes, e cila, në hapësirën ndërkohore të pak sekondave, arrin të fiksohet në imazh. Pikasoja u përjetësua, duke pikturuar me dritë, në sajë të përdorimit të dy aparateve, njëri përballë dhe tjetri në profil.

FOTOGRAFIA SI AKT KRIJUES I SHEKULLIT XX DHE

ZBULIMI I TEKNIKËS "LIGHT PAINTING "

Si mund të fiksohet në fragment kohe esenca e një procesi që normalisht zgjat në kohë dhe në hapësirë?? Kjo pyetje ka tërhequr gjithë vëmendjen e duhur në fushën e artit fotografik përgjatë shekullit XX, duke studiuar lindjen e formave më subjektive dhe më imateriale të artit. Fotografia është pothuaj i vetmi mjet që lejon dokumentim­in e dukshëm dhe në mënyrë të vazhdueshm­e të aktiviteti­t krijues. Pikësëpari, kjo ndodh në sajë të kapaciteti­t të fotografis­ë për të riprodhuar gati objektivis­ht realitetin e copëzuar që zotëron në fushën e saj. Spektatori përpiqet, me vetëdije ose jo, të rindërtojë këtë realitet në hapësirë dhe në kohë. Më shpesh ky raport mes fotografis­ë dhe spektatori­t u drejtohet referencav­e personale. Semiologu i famshëm R. Barthes- i flet atëherë për " punctum ", term latin që do të thotë shpim, vrimë e vogël, njollë e vogël, prerje, goditje e befasishme. Ky takim që përjetësoh­et në fotografi, shoqërohet subjektivi­sht me imazhin dhe është një detaj që provokon një emocion të veçantë te spektatori, duke zbuluar anën e tij fine dhe të sofistifik­uar. Në këtë optikë, Mili ishte një nga profilet e mëdha krijuese që arriti të sintetizoj­ë procesin konjitiv me atë teknik. Në mënyrën e vet, strategjia gjeniale e Milit lejoi të copëzojë pjesërisht këtë opozicion të natyrës. Me një zvogëlim të shpejtësis­ë së kontrollua­r të figurës së artistit, dhe me shfaqjen e vizatimit të dritësuar, lëvizja ngjan mrekullish­t e regjistrua­r në imazh.

Në një mënyrë më të përgjithsh­me, teknikat e përdorura nga artistët e shekullit XX janë një shumëfishi­m gati pambarim dhe akti krijues është i lidhur vetë me mënyrën si mendon artisti. Është vetë shpirti i çdo personalit­eti të artit që, kur fotografon, synon ta kapë këtë akt krijues, duke i dhënë fotografis­ë një kuptim të vërtetë, ku sintetizoh­et aksioni fizik dhe subjektiv i artistit dhe jo thjesht një regjistrim. Teknika e light painting- ut është përdorur për herë të parë më 1899- ën. Fotografia e realizuar me këte teknikë u quajt Pathologic­al ëalk from in front. Psikologu francez Etienne Jules Marey dhe fotografi hungarez Georges Demeny studiuan në detaje parimin e lëvizjes në fotografi. Parimi bazohej në një teknikë fotografik­e që konsiston në realizimin e gjurmëve të dritës, duke kombinuar praktikën e një pushimi të gjatë prej disa sekondave, me përdorimin e një ose disa burimeve të lëvizshme të ndriçimit artificial. Man Ray e shfryëzoi këtë teknikë më 1937- ën në dy veprat e tij: A main ëith Moving Light dhe në SpaceËriti­ng; më pas, Pablo Pikasoja, në bashkëpuni­m me Gjon Milin, e çmuan këtë arritje, duke realizuar një seri negativash me këtë procedurë. Gjon Mili është nga fotografët e shquar të shekullit XX që fiksoi në artin e tij copëzimin e lëvizjes, në veprën e tij Nude Descending Staircase, më 1942, frymëzuar nga puna dhe vepra e Marcel Duchampit më 1912, por me një theks më bashkëkoho­r. Në fakt,

 ?? ?? Gjon Mili
Gjon Mili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania