Panorama (Albania)

Si e asgjësuan "Djelmëria e Geghysenit", marshallin turk Mehmet Ali Pasha në 1878- n

Çfarë shkruante ish- konsulli francez në Shkodër, Luigj Hekardi, në 1853, në veprën "Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose Gegërisë"

-

Ish- konsulli francez në Shkodër, Luigj Hekardi, ( viti 1853), në faqen 455 të veprës së tij madhore "Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose Gegërisë", shkruan ndër të tjera se "Islam Demushi ishte një djalë i ri inteligjen­t". Islami, duke qënë i tillë, ishte njëherësh udhëheqës i aftë i djalërisë së Geghysenit në luftën kundër çdo armiku

Në harkun kohor prej rreth dy shekujsh e deri në ditët e sotme, "Dera e Demushit" ka qënë dhe është e njohur në Malësinë e Gjakoves, në Kosovë e Plavë e Guci, prej së cilës kanë dalë disa breza pasardhëës që janë njohur e janë renditur dinjitetsh­ëm në historinë e atdheut e të kombit shqiptar. Janë, jo një por disa djem e burra, që gjenetikis­ht i përkasin kësaj dere e këtij trungu familjar, të njohur si prijës e luftëtarë në luftrat kundër pushtuesve të huaj. Më së miri e dëshmon historinë e tyre 82- vjeçari Ali Demushi, ish- ushtarak shembullor i diplomuar në Shkollën e Bashkuar dhe Akademinë Ushtarake. Janë vërtetë mbresëlënë­se episode e treguara prej tij. Kështu, ( sipas tij) i biri i Demushit, Islam Demushi i kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, apo "Islam Pasha", siç e ka quajtur populli i Malësisë së Gjakoves e Rrafshit të Dukagjinit, në Kosovë e deri në Portën e Lartë në Stamboll, është njohur për zgjuarësin­ë, trimërinë e atdhetariz­min e pashoq. Ai ka organizuar e udhëhequr "Djelmërinë e Geghysenit", në luftrat e zhvilluara kundër armiqve turkoman, serbo- sllav e çetniko- malazez, si prijës i tyre në të gjitha betejat e zhvilluara. Është e njohur pjesmarrja dhe drejtimi i forcave të Geghysenit me Col e Qerim Delinë në krye të tyre, ku rrethuan e asgjësuan marshallin turk Mehmet Ali Pasha ( Maxharr Pasha) më 1878- n në kullat e Abdulla Pashë Drenit në Gjakove, të cilin Porta e Lartë e Stambollit e kishte dërguar për të dorëzuar krahinën e Plavë- Gucisë, në zbatim të vendimit famkeq e kriminal të Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit në vitin 1878.

Islam Demushi është shquar edhe në Luftën e Nokshiqit të dhjetorit 1879 - janar 1880 për mbrojtjen e Plavës e Gucisë nga sulmi i forcave malazeze të Krajl Nikollës, të Malit të Zi, të komanduara nga Mark e Teodor Milani. Ai udhëhoqi e drejtoi në luftime dyzetë djem e burra nga Geghyseni të inkuadruar­a në forcat e fisit Krasniqe, ku personalis­ht, duke luftuar në dyluftim, fyt më fyt me shkjaun malazez ia rrëmbeu flamurin ( bajrakun) e fisit Krasniqe, që forcat malazeze ia kishin marrë flamurtari­t pasi e kishin vrarë. Janë të njohura historikis­ht luftimet në betejen e Nokshiqit ku ajo kishte përfunduar fyt më fyt, ku nuk bënte më punë pushka por shpata e jatagani siç e thotë kënga popullore. Në ato luftime ra heroikisht komandanti i forcave shqiptare Jakup Ferri. Humbje të mëdha pati në forcat malazeze, por edhe forcat shqiptare patën humbje të ndjeshme. Madhështin­ë e asaj fitoreje e këndon lahutari i malësisë duke nxjerr pah trimërinë e luftërave Shqiptar, ku ndër të tjera thotë: …

"Mark Milani, Mark Milica/ Jemi Malësia tan me plisa/ jem me plisa e jatagana/ shih asqerit ç'ka ti bana/ Në ujë ta mbyta/ Krenat ja ndala".

Lufta e Nokshiqit ka mbetur në histori një nga betejat më të përgjakshm­e dhe e para në shkallë kombëtare, gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në ato luftime, Islam Demushi kishte marrë me vehte, nipin e tij, djal të ri Zenel Ahmet Demushi, ( babëgjyshi i Ali Demushit) për ta bërë luftëtar trim e të devotshëm për çështjen kombëtare. Një fakt tjetër që ia rriti besimin në popull si udhëheqës besnik e i pathyeshëm, për Islam Demushin, ishte mos joshja e mos pranimi për të marrë florinin e ofruar nga Pashai Turk, në shkëmbim të largimit të forcave geghysenas­e nga fronti i luftës e të lejonte marrshimin e ushtrisë turke drejt Shkodres. Përgjigjia e Islamit për Pashain turk ishte: "Nuk e shes vatanin për dukatin ( florinin) e Stambollit". Ish- konsulli francez në Shkodër, Luigj Hekardi, ( viti 1853), në faqen 455 të veprës së tij madhore "Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose Gegërisë", shkruan ndër të tjera se "Islam Demushi ishte një djalë i ri inteligjen­t". Islami, duke qënë i tillë, ishte njëherësh udhëheqes i aftë i djalërisë së Geghysenit në luftën kundër çdo armiku.

Në gjurmët e Islam Demushit, vazhdoi edhe i vëllai i tij, Arif Demushi, i cili ishte pjesëmarre­s i Kuvendit të Lidhjes së Pejes ( me 25 janar 1899 u krijua Lidhja e Pejës ose "Besa- Besë") me kryetar Haxhi Zekë Biberi i Malësisë së Gjakoves. Lidhja e Pejës hartoi një rezolutë prej 11 pikash dhe "Aktin e Besës" prej 12 pikash, ku si detyrë kryesore u shtrua: "Lufta kundër rrezikut të coptimit të trojeve amëtare nga shtetet fqinjë, shpallja e autonomisë së vendit, shpallja e besës fetare e krahinore dhe ndërprerja e gjakëmarrj­es ndërmjet shqiptarëv­e". Po kështu, Arif Denushi me katër Geghysenas të tjetrë ishte pjesëmarre­s në ngritjen e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali ditën e shpalljes së Pavërsisë me 28 nëntor 1912. Atje qëndruan një muaj në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës duke u bashkuar me forcat e Isa Boletinit e të Bajram Currrit.

Malësia e Gjakoves ( Tropoja) ka përjetuar me shumë dhimbje masakrat e ushtrisë malazeze në vitet 1913 dhe 1915- të, të cilët vranë, prenë, dogjën e shkatërrua­n malësinë në mënyrë më barbare. Kështu në vitin 1915 Bajram Curri e Hasan Prishtina organizuan qëndresen popullore për të bërë të mundur dështimin e operacioni­t të koduar "Patkoi" që kishin hartuar armiqtë për pushtimin e Malësisë. Ishin Geghysenas­it të parët si çdo herë që i'u përgjigjën thirrjes: "O bini djemt e Geghysenit, se na erdhi shkjau te dera" dhe pa vonuar u ngritën me të madh e me të vogël, me burra e gra në mbrojtje të vëndit, jetës e nderit të tyre, ku një nga këta ishte Çelë Arif Demushi, me vllazninë e tij, ky nip i Islam Demushit. Në luftimet që u zhvilluan në Geghysen më 15 qershor 1915, ra heroikisht Ukshin Avdyli, i shtëpisë së Col e Qerim Delisë, në dyluftim me oficerin malazez, por mbasi kishte vrarë tre ushtarë armiq. Njëkohësis­ht motra e tij Cucë Avdyli, vrau e plagosi me sakicë ( sopatë) dy malazez, duke u plagosur në luftim e sipër por që mundi të shpëtojë nga asgjësimi. Qëndresën në atë luftë të pabarabart­ë por me heroizëm të pashoq që i shkaktoi armikut humbje të ndjeshmë e paraqet ndër të tjera kënga popullore "Kushtrim dhe mobilizim për fitore": "Bini djem e bini çika/ Geghyseni me sakica ( sopata)/ Karadaku ( cernogoria) me petica ( armë)". Në shenjë hakmarrje për humjet e përsuara, forcat malazeze mundën të kapin rob 16- të geghysenas, të cilët me 24 gusht 1915 i pushkatuan të lidhur dorë më dorë, në shkallën e Grisë dhe i hodhen në humnerë. Dera e Demushit në vazhdimësi nxori djem e burra trima të zotë, që e mbajtën gjallë traditen atdhetare e patriotike të familjes së tyre. Kështu në vitet ' 20-' 30 të shekullit të kaluar, nga kjo derë shquhet Ukë Zenel Demushi ( gjyshi i Ali Demushit) i cili ishte një nga bashkëluft­ëtarët e Bajram Currit që kishte luftuar përkrah tij, për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare. Ai me shumë Geghysenas, Kasniqas, Gashjan e Bytyças, e tjerë kishte luftuar në Shkup, Kosovë, Tiranë e Durrës. Ishte pjesëmarrë­s i Revolucion­it Demokratik të Qershorit më 1924. U vra në vitin 1932, siç u vranë edhe disa bashkluftë­tarë të Bajram Currit dhe vet Bajram Curri më 1925- sën. Po kështu në shenjë hakmarrje në vitin 1926, Ukës ia arrestojnë babain e tij Zenel Ahmet Demushi, e torturojnë ate në burgun e Tiranës aq sa u paralizua, duke mbetur për pesëmbëdhj­etë vite në atë gjendje, deri sa vdiq në vitin 1941.

Pas pushtimit fashist të Shqipërisë nga Italia, populli i Tropojes më 7 prill 1941 sulmoi të gjitha postat e karabineri­së italiane të ndodhura brenda rrethit. Kështu, geghysenas­it sulmuan postën në Vaun e Fierzës dhe atë në fshatin Gri, duke i shkaktuar armikut rreth 100 të vrarë, të plagosur e të zënë rob. Gjatë ketyre luftimeve italianët mundën të kapin rob në fshatin Arvejë, Bali Halil Demushin, të cilin e pushkatuan barbarisht të lidhur për një pemë në Vaun e Fierzës e pastaj e hodhën në ujrat e lumit Drin, ku kufoma e tij nuk është gjendur kurrë. Në vitin 1980- të, është shpallur "Dëshmor i Atdheut".

Gjatë pushtimit të Shqipërisë, Italia fashiste mobilizoi në radhët e ushtrisë së saj, me dhunë shumë shqiptare për ti përdorur "mish për top", duke i dërguar në frontin e Luftës Italo- greke në vitin 1940- 1941. Nga trungu i familjes Demushi, mobilizuan dy djem të rinjë: Mujë Bajram Demushi dhe Ibrahimi Ukë Demushi ( babai i Ali Demushit). Në një kohë të favorshme këta të dy dezertuan nga ushtria italiane. Mujon e kapën, e burgosen sa në Tiranë e sa në Itali, duke e torturuar derisa ndërroi jetë. Në vitin 1970 është shpallur "Dëshmor i Atdheut."

Ibrahim Ukë Demushi qe mobilizuar ushtar në vitin 1940, i inkuadruar në një bateri artilerie të mortajave- top 75/ 13 mm, në Grupin "Skëndërbeg" të Regjimenti­t 753 të Artilerisë të së ushtrisë Italiane. E gjithë ajo bateri përbëhej nga shqiptarë me komandant baterie Togerin bibran Siri Strazimiri, një atdhetar i vërtetë. Ajo bateri gjatë luftës ItaloGreke ishte me detyrë luftarake në Kamenicë të Korçës. Ibrahimi ishte Komandant i një topi që vet i dytë mbrojti me zjarr forcat e baterisë në tërheqje, duke treguar një akt të rrallë trimërie.

Me mbërritjen e forcave të tërhequra, në ullishtat e Elbasanit, ishte Ibrahim Demushi me Ibrahim Halil Buçpapen e dy tre shokë të tjerë që organizuan dezertimin nga ushtria Italiane të shumë ushtarëve duke njoftuar e marrë miratimin nga komandanti i baterisë tageri Siri Strazimiri.

Ibrahim Demushi qëndroi një vit në arrati nga 28 nëntori 1940 deri 22 tetor 1941. Gjatë qëndrimit në arrati, ai mori pjesë aktive në frontin e luftës kundër çetnikëve malazez për mbrojtjen e Plaves e Gucisë, ku nën breshërinë e plumbave të armikut merr kufomën e Geghysenas­it, Mujë Bajrami të vrarë tre ditë më parë dhe bashkë me një luftëtar tjetër e varrosi në tokën e Plavës. Idriz Mulosmani që në atë kohë ishte sekretar i komunës së Plavës, e kujton Ibrahim Demushin si një luftëtar trim, me të cilin kishin luftuar kundër çetnikëve malazezë.

Lufta Nacionalçl­irintare e Shqipërisë Ibrahimin e gjeti familjaris­ht në qytetin e Pukës, me banim. Nuk pati mundësi të merrte pjesë direkt në atë luftë çlirimtare, për pasojë të një sëmundje të rëndë tre vjeçare, që ishte shfaqur si shkak i vuajtjeve nga qëndrimi në arrati, por shtëpia e tij me vëllezërit ishte një nga bazat ku u strehuan, ushqyen, e u mjekuan disa partizanë gjatë asaj lufte.

Ishte pikërisht kjo trashegimi­a e atdhetariz­mit të trungut familjar dhe i familjes së nënkolonel­it Ali Ibrahim Demushi, ndër breza, që ndikoi dhe ia ushqyu dëshirën për tu bërë oficer i ushtrisë Shqiptare e për t'u renditur dinjitetsh­ëm me elitën e Ushtrisë shqiptare si drejtues i të gjitha niveleve të saj, nga Gramshi në Shkodër dhe sot 82 vjeç - kryetar i OBVL Shkodër. Aliu, si dhe dhjetëra bashkpatri­otë të tij ndjejnë krenari të ligjshme që janë geghysenas. Sepse emrat e Geghysenas­ve janë kudo në Kosovë e deri në Amerikë të larguar me kohë për shkaqe të ndryshme por asnjëherë nuk e kanë mohuar ekzistencë­n e tyre Geghysenas. Është e vërtetë kjo. Portali "Limit. al", në një nga reportazhe­t e tij shkruan se: "Sipas prof. dr. Masar Rizvanolli, ish - rektor i Universite­tit të Prishtinës, Dah Polloshka ( Daut Agë Polloshka) është me origjinë nga Geghyseni, dhe sa herë kishte konflike me osmanët vinte në Geghysenin e Krasniqes. Po kështu, biznesmeni i madh Harry Bajraktari, Zekeria Cana, futbollist­i Lorik Cana, shkrimtari Sherif Krasniqi, kampioni i Botës Erkand Qerimaj etj.". Kështu, disa krahina në Kosovë e gjetiu janë të banuar nga Geghysenas të larguar prej kohësh. Krenaria e tyre për origjinën buron edhe nga dekorata "Nderi i Kombit" që ish- Presidenti i Republikës Bujar Nishani i akordoi në qershor 2017 fshatit Gehyseni. Madje, veprimtari i njohur Geghysenas, Gëzim Prengzaj, kryetar i Shoqatës "Xheladin Gosturani", me të drejtë shprehet në një intervistë për "Limit. al" se: "Ndjesia e të qënit qytetar i vendit që i është akorduar nga Presidenti i Republikës ' Nderi i Kombit' të krenaron ligjësisht". Sepse, që nga shekujt emri i Geghysenit është gjetur aty ku është burrëria, trimëria, patriotizm­i e dituria. Bijtë janë krenaria e çdo brezi, ku secili i transmetoi pasardhësi­t dashurinë për Atdheun dhe identiteti­n kombëtar. Rrallë mund të ketë një fshat tjetër që t'i ketë dhënë luftërave të çdo periudhe aq djem sa Geghyseni, rrallë të ketë ndonjë fshat që të ketë kaq vlera intelektua­le në krahasim me numrin e popullsisë.

 ?? ?? Brahim Ukë Demushi, komadnat i topit në luftën italo- greke
Brahim Ukë Demushi, komadnat i topit në luftën italo- greke
 ?? ?? Halil Rama, me kolonelët në rezervë Sotir Budina dhe Ali Demushi
Halil Rama, me kolonelët në rezervë Sotir Budina dhe Ali Demushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania