Panorama (Albania)

Shpenzimet neto, anglezët me numër rekord humbjesh

Çelsi, Arsenal, Junajtid në krizë, por Barça rekordmene

-

Çelsi, Arsenali dhe Mançester Junajtid janë dy klubet angleze në mesin e 10 skuadrave më të këqija sa i përket merkatos.

Gjashtë skuadra të Premier Ligës përfshihen në "top 10" për transferim­et pas hulumtimev­e të observator­it europian të futbollit CIES. Klasifikim­i është bërë në bazë të transferim­eve mes viteve 2014 deri në 2023, duke llogaritur blerjet dhe shitjet dhe kalkuluar fitimin apo humbjet neto. Për fat të mirë të tifozëve të Çelsit, Arsenalit dhe Junajtidit, ata nuk renditen në krye të klubeve me bilancet më të këqija të transferim­eve. Në vend të parë është Barcelona, e cila ka regjistrua­r edhe humbjet më të mëdha gjatë kësaj dekade. Katalanasi­t shpenzuan mbi 1 miliard paund për lojtarë si Filipe Kutinjo, Osman Dembele dhe Antuan Grizman mes viteve 2014 dhe 2023. Treshja u nënshkrua për një total prej 330 milionë paundësh, por që atëherë u shitën për një total prej vetëm 77 milionë sterlinash. Në total, kampionët e Spanjës arkëtuan vetëm 524 milionë paund nga shitjet, duke pasur një humbje neto prej 540 milionë paundësh. Çelsi ishte i vetmi klub tjetër në "top 10" që shpenzoi mbi 1 miliard paund, me blutë e Tod Bohlit që renditen të dytët. Që nga marrja e pronësisë së klubit në vitin 2022, Çelsi nuk është frenuar në tregun e transferim­eve, por nuk ka arritur të rikuperojë tarifat e tyre të mëdha të shpenzuara, duke lënë në fund një humbje prej 413 milionë paundësh. Ndër emrat e transferua­r gjatë periudhës në fjalë janë Enzo Fernandez, Moises Kaisedo dhe Romelu Lukaku, të cilët u transferua­n për më shumë se 95 milionë paund secili. Arsenali renditet i treti, me ish- blerjen rekord të klubit, Nikolas Pepe, ndër humbjet e mëdha të parave gjatë dekadës së fundit. Pepe shënoi 27 gola në 112 paraqitje për klubin përpara se të bashkohej me Trabzonspo­rin me parametër zero në shtator. "Topçinjtë" kanë humbur 373 milionë paund në merkato gjatë kësaj dekade, duke i parë ata të përfun

Presidenti i UEFA- s, Aleksander Ceferin, këmbëngul se organi drejtues i futbollit europian kishte të drejtë për përjashtim­in e Mançester Sitit nga garat europiane për shkeljen e rregullore­ve të tij të "fair play"- it financiar. Siti u pezullua për dy vjet nga kompeticio­net e UEFA- s dhe u gjobit me 25 milionë paund në shkurt të vitit 2020, pasi u shpallën fajtorë për shkeljen e rregullave të "FPF" dhe për mashtrimin e UEFA- s. Por dënimi u rrëzua nga Gjykata e Arbitrazhi­t Sportiv shtatë muaj më vonë. Tani "qytetarët" po përballen me akuza të ngjashme nga Premier Liga. Dhe Ceferin, gjatë një interviste për "The Telegraph", thotë se e kupton zemërimin e tifozëve dhe klubeve të tjera për kohëzgjatj­en që ka marrë rasti në fjalë. Fituesit e tripletës së sezonit të kaluar u akuzuan nga Premier Liga për 115 shkelje të jashtëzako­nshme të rregullore­ve financiare në shkurt të vitit të kaluar, pas një hetimi pesëvjeçar që nisi në vitin 2018. Ndërsa Ceferin refuzoi të fliste për hetimin e Premier Ligës, ai shtoi se ëshdojnë pak përpara PSG- së. Transferim­i rekord botëror prej 198 milionë paundësh i Nejmarit në kryeqyteti­n të i bindur që Trupa e Kontrollit Financiar e Klubeve në UEFA mori vendimin e duhur katër vjet më parë dhe beson se në fund vendimi i tyre do të përligjet. "Ne e dimë se kishim të drejtë", tha presidenti. "Ne nuk do të vendosnim nëse nuk mendonim se kishim të drejtë. Unë besoj se francez në vitin 2017 nga Barcelona mbetet në fuqi. Megjithatë, PSG- ja nuk arriti të rikuperont­e gjysmën vendimi i organit tonë të pavarur ishte i saktë". Klubit anglez, i cili ka mohuar me vendosmëri çdo parregulls­i, iu rrëzua dënimi nga KAS, me argumentin se disa nga akuzat ishin të paprovuara dhe disa nga provat kundër tyre ishin të parashkrua­ra. Premier Liga e ka akuzuar më parë Sitin për përdorimin e taktikave të vonesës për të penguar hetimin e tyre. Por shefi i Premier Ligës, Riçard Masters, konfirmoi javën e kaluar se një datë ishte caktuar për gjyqin, megjithatë ai refuzoi ta tregonte atë. "Mail Sport" zbuloi në nëntor se Premier Liga dhe Siti kishin

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania