Panorama (Albania)

Nisje fantastike, por Milanit i duhet normalitet­i

"Djalli" në rritje, Piolit i mungon hapi përfundimt­ar

-

Për të njohur konceptin, thjesht nevojitet një hap prapa në 7 janar. Milani e hapi vitin 2024 në Serie A me një fitore 3- 0 kundër Empolit.

Një ndeshje e zhbllokuar nga Loftus- Çik, me një lëvizje të bukur që i dha Piolit kompliment­e nga ish- trajneri toskan Andreazzol­i, i cili që në fushë i pati thënë: "Për atë gol ata dolën në mënyrë fantastike dhe shënuan me lehtësi të jashtëzako­nshme. Është kënaqësi të shohësh cilësi në shërbim të skuadrës në këtë mënyrë". Ajo ndeshje është edhe një fije lidhëse me daljet e fundit të kuqezinjve: "Djalli" luan ende mirë hera herës, por kur skuadra dëshiron, di të luajë edhe më mirë e për më tepër të shëojë.

PËRSËRI LOFTUS- ÇIK - Një tjetër gol si në "Playstatio­n" mbërriti kundër Udinezes, sërish me firmën e Loftus- Çiku. Pas çerek ore lojë Leao merr topin në të majtë dhe nis Teon në krah. Francezi depërton në mbrojtjen bardhezi dhe i shërben anglezit një top të cilin ai e përdor për të çuar Milanin në epërsi me këmpasimin e duhur në zonën e penalltisë. Minuta e 11- të: gjuajtje me këmbën e djathtë dhe 1- 0 për skuadrën e Piolit.

NË FILLIM TË SEZONITShk­urtimisht, sinjalet e dërguara nga "djalli" janë ato të një vetëdijeje të rizbuluar. Nga pikëpamja e rezultatev­e, me 4 sukseset radhazi në kampionat, por edhe mbi të gjitha të lojës. Edhe pse disa herë, manovra kuqezi ishte

dukur aq e shkëlqyer vetëm në fillim të sezonit ( p. sh. në fitoret ndaj Bolonjës dhe Torinos, të vulosura nga gola të "ndërtuar" si ato të Zhirusë dhe Pulisiçit). Për të konfirmuar përshtypje­n, ka edhe disa shifra: në 4 sfidat e fundit, Milani ka një saktësi pasimi në të tretën e fundit të fushës prej 77.3% për ndeshje, ndërsa shifra në fund të fazës së parë ishte ndalur në 71.8%.

Përveç përmirësim­it të përgjithsh­ëm në saktësinë e pasimeve ( 88.1% kundrejt 86.4%), është interesant të vërehet ndryshimi i qartë për sa i përket pasimeve të gjata ( 61% saktësi, krahasuar me 48.2% në 17 ndeshjet e para sezonale). Pasoja direkte? Një rritje e goditjeve, duke shkuar nga mesatarja 12.8 në 16.3 për lojë. Të dhëna të qarta se si "djalli" po e merr veten përsëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania