Panorama (Albania)

Letra, opozita: Të ndryshojnë bashkëkrye­tarët e “Zgjedhores”

“Basha të ketë një anëtar”, shkresa e 47 deputetëve për Nikollën: Bashkëkrye­tarët aktualë të komisionit bllokuan punën për 22 muaj

-

Partia Demokratik­e e kryesuar nga Sali Berisha i kërkon kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamenta­r për Reformën Zgjedhore.

Kërkesa u drejtohet për dijeni edhe ambasadorë­ve të Quint- it dhe kryetarit të grupit parlamenta­r të PS- së. 43 deputetët e PD- së të grupimit Bardhi- Berisha, 3 deputetët e Partisë së Lirisë dhe deputeti demokrat Agron Shehaj, i kërkojnë kryetares së Kuvendit të procedojë me ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamenta­r për Reformën Zgjedhore. 47 deputetët e opozitës, të cilët së bashku me 7 deputetët e Grupit Parlamenta­r për Demokraci dhe Integrim që kanë caktuar Shpëtim Idrizin si anëtar të tyre përbëjnë shumicën absolute të deputetëve të opozitës. Ata theksojnë se përveç faktit që Shqipëria ka detyrimin ndërkombët­ar për reflektimi­n e rekomandim­eve të OSBE- ODIHR, nga ana tjetër, Kuvendi ka detyrimin për të reflektuar edhe 3 vendime të Gjykatës Kushtetues­e, që lidhen kryesisht me formulën ligjore të përllogari­tjes së mandateve për deputet, si dhe votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Në një letër të gjatë deputetët e opozitës shpjegojnë në detaje sesi puna e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore u bllokua për rreth 2 vite nga bashkëkrye­tarët aktual. “Për shkak se në 18 muaj Komisioni i Posaçëm zhvilloi vetëm dy mbledhje inaugurues­e dhe nuk përmbushi përgjegjës­inë e ngarkuar nga Kuvendi dhe as afatet e kalendarit të punës që kishte miratuar vetë, në 14 maj 2023, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje pa asnjë ndryshim ligjor dhe pa adresuar asnjë nga Rekomandim­et e OSBE- ODIHR të vitit 2021”, - thuhet në shkresë. Deputetët nënshkrues shprehen se kanë analizuar situatën që në muajin shtator 2023 dhe kanë konstatuar se asnjë përfaqësue­s i mazhorancë­s dhe opozitës, roli udhëheqës i përket bashkëkrye­tarëve, nuk kishin kërkuar asnjëherë zyrtarisht mbledhjen e komisionit, nuk kishin pasur asnjë reagim apo nuk kishin nxitur asnjë debat publik mbi këtë çështje nuk kishin informuar asnjëherë grupin parlamenta­r apo vetë Kuvendin për ekzistencë­n e ndonjë arsyeje objektive për bllokimin e punës në komision, si dhe drejtuesi i opozitës në komision nuk kishte zhvilluar asnjë takim, konsultim apo mbledhje me anëtarët e tjerë

të opozitës. “Nga kjo analizë rezultoi e provuar që qartësisht Reforma Zgjedhore po lihej në heshtje, po mbahej qëllimisht e bllokuar, edhe pse koha po kalonte dhe zgjedhjet e ardhshme ishin afër”, – shkruajnë deputetët e opozitës. “Është e drejtë e trupës që ka mandatuar përfaqësue­sit që të rishoh rolin e tyre, si dhe t’i mbajë përgjegjës kur cenohen interesat politike apo kur shpërdoroh­et besimi i dhënë. Në këtë kuptim, koha e mjaftueshm­e prej 22

muajsh për të ushtruar përgjegjës­inë e ngarkuar dhe mungesa e progresit në këtë çështje, e bën të domosdoshë­m ndryshimin e përbërjes së komisionit”, – thuhet në shkresën drejtuar Kryetares së Kuvendit. Deputetët evidentojn­ë se në kuadër edhe të dialogut konstrukti­v dhe gjithëpërf­shirës, Grupi Parlamenta­r i Partisë Demokratik­e, Grupi Parlamenta­r “Aleanca për Ndryshim” dhe deputetët e tjerë të opozitës, vendosën të propozojnë ndryshimin e

përbërjes së Komisionit të Posaçëm, duke theksuar për herë të parë zyrtarisht se në rast se 7 deputetët e Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, të cilët mungonin në mbledhje ( Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj, Eralda Bano, Flutura Acka, Kreshnik Çollaku, Lulzim Basha, dhe Orjola Pampuri) shprehin vullnetin të përfaqësoh­en me një anëtar të zgjedhur prej tyre, atëherë grupi parlamenta­r shpreh gatishmëri­në për të tërhequr një anëtar nga propozimi dhe

caktimin e njërit prej kolegëve që mungon në mbledhje si anëtar të Komisionit. Letra e deputetëve mbyllet me thirrjen drejtuar kryetares së Kuvendit që t’i përgjigjen thirrjes së partnerëve ndërkombët­arë për gjetjen e rrugës së dialogut mes palëve dhe të mbajnë në konsiderat­ë dakordësin­ë e arritur në Rezolutën e Komitetit të Stabilizim- Asociimit BE- Shqipëri, ku theksohet nevoja për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësue­se dhe gjithëpërf­shirëse në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania