Panorama (Albania)

Seanca zgjat 12 minuta! Mes zhurmës, PS voton 10 projektlig­je në Kuvend

“Edhe Rama, në burg si Mcgonigal”, Salianji: Nuk tërhiqemi, s’ka për të pasur Parlament normal pa u plotësuar tri kërkesat tona

-

Mes zhurmës së bilbilave, u votuan dje me shpejtësi disa ndryshime në akte normative dhe marrëveshj­e ekonomike në sallën e Kuvendit.

Opozita vijoi me aksionin e saj, por këtë herë pa ndezur tymuese dhe pa bllokuar foltoren. Opozitarët zgjodhën një formë më të sofistikua­r për të vijuar me mosbindjen e tyre në Parlament. Edhe pse nuk pati flakadanë, karrige grumbull e përplasje verbale, këtë herë deputetët e opozitës qëndruan në këmbë para foltores me pankarta në duar. Por ata mbushën vendet ku ulen me pankarta kundër qeverisë si dhe janë bërë rresht para foltores. “Na duhet qeveri, jo kartel”, “Vrasës i pluralizmi­t”, “Gjykatat e Shqipërisë, apo gjykatat e Ramës”, “Edhe Rama, në burg si Mcgonigal”, “Na ktheni atë që është e jona!”, ishin disa nga mesazhet që kanë zgjedhur. Deputetët e opozitës qëndruan para foltores me pankarta në duar, ndërsa mazhoranca votonte projektlig­jet. Pa diskutime mes palëve, mazhoranca votoi nen për nen 10 projektlig­je e 3 akte normative të parashikua­ra në rend dite. Ratifikimi i marrëveshj­es së financimit me Francën, akti normativ për shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2023, akti normativ për shtesa dhe ndryshime për tatimin mbi të ardhurat dhe shqyrtimi i aktit normativ për masa urgjente për trajtimin e ujërave të ndotura ishin disa nga projektlig­jet që morën 75 vota pro të mazhoritar­ëve. Po ashtu, u votua emërimi i Plarent Ndrecës. I pranishëm në këtë seancë plenare ishte dhe kryeminist­ri Edi Rama, i cili nuk tha asnjë fjalë përveçse ngriti kartonin jeshil duke buzëqeshur. Seanca plenare zgjati vetëm 12 minuta. Kreu i grupit parlamenta­r të PD- së, Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka janë të përjashtua­r me 10 ditë për shkak të incidentev­e në sallën e Kuvendit dhe pengimin e mbledhjes së Komisionit të Medias.

REAGIMI

Deputeti demokrat Ervin Salianji bëri të qartë se opozita nuk do të tërhiqet nga beteja e saj në Kuvend. I pyetur jashtë ambienteve të Kuvendit, Salianji paralajmër­oi se nuk ka për të pasur parlament normal derisa ato të realizohen. Sa i përket aksionit të sotëm opozitar, Salianji tha se ka vetëm diversifik­im të saj dhe qëllimi është që me forma të ndryshme t’i tregohet opinionit se nuk po përfaqësoh­en interesat e qytetarëve. “Nuk ka asnjë trembje, e keni parë aksioni vazhdon po njësoj. Bllokimi i jetës parlamenta­re normale vazhdon po njësoj deri në realizimin e kërkesave tona. Pa diskutim që duhet të ketë diversifik­im. Pa diskutim që aksioni do marrë format e veta nga java në javë. Nuk ka tërheqje nga kërkesat tona, nuk do të ketë tërheqje nga kërkesat tona dhe nuk ka për të pasur seancë dhe parlament normal derisa kërkesat tona të realizohen”, - deklaroi Salianji. Por çfarë janë kërkesat e PD- së? Salianji tha se kërkohet që PD të përfaqësoh­et siç duhet në Komisionin e Reformës Zgjedhore duke pasur bashkëkrye­tarin në radhët e saj, komisionet hetimore dhe që mazhoranca të mos hyjë në punët e brendshme të PD- së. “Po kërkojmë bashkëkrye­tarin e komisionit të reformës zgjedhore ashtu siç e keni parë 47 deputetë që përbëjnë shumicën e grupit parlamenta­r, apo grupeve parlamenta­re të opozitës kërkojnë që të kenë përfaqësim­in e tyre në komisionin e reformës zgjedhore dhe proporcion­aliteti ndërkohë është i mirëpritur. Nuk mundet që një grupim me 7 deputetë të ketë 4 përfaqësue­s dhe grupimet opozitare, bashkë me partinë më të madhe që është PD dhe grupi parlamenta­r i PD të mos ketë përfaqësim­in e bashkëkrye­tarit. Pavarësish­t se ne kemi faktuar dhe kemi bindur opinionin publik në lidhje me frikën që ka mazhoranca dhe Edi Rama për t’u përballur me hetimin parlamenta­r për çështje që kemi kërkuar, çka fakton që ata janë përfshirë në afera korruptive apo frikëra që duan të mbulojnë me mostranspa­rencë apo moskontrol­lin dhe moshetimin parlamenta­r. Kërkesa tjetër që kemi është që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamenta­r të PD- së”, - tha Salianji.

“Nuk ka asnjë trembje, e keni parë, aksioni vazhdon po njësoj. Bllokimi i jetës parlamenta­re normale vazhdon po njësoj deri në realizimin e kërkesave tona. Pa diskutim që duhet të ketë diversifik­im. Pa diskutim që aksioni do marrë format e veta nga java në javë. Nuk ka tërheqje nga kërkesat tona, nuk do të ketë tërheqje nga kërkesat tona dhe nuk ka për të pasur seancë dhe parlament normal derisa kërkesat tona të realizohen”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania