Panorama (Albania)

“Kreuispakm­bronramën”, Berisha: Me hetimin do të mbyllë dosjen “Mcgonigal”

U la në “arrest shtëpie”, ish- kryeminist­ri: S’lidheshin dot me Ramën, se ishte jashtë vendit! Ngrihuni shqiptarë, mos e hani turpin me bukë!

-

Lideri demokrat, Sali Berisha, në fjalimin e mbajtur para mbështetës­ve të mbledhur poshtë banesës së tij, akuzoi mbrëmë kreun e SPAK, se po e mbron kryeminist­rin Edi Rama.

Berisha theksoi se SPAK ka regjistrua­r çështjen “Mcgonigal”, me qëllimin e vetëm për ta mbyllur atë. Ish- kryeminist­ri bëri të qartë se vendimi i gjykatës që e la në arrest shtëpie nuk e izolon, por e motivon akoma më shumë në vijimin e betejës së opozitës. Ish- kryeminist­ri Sali Berisha komentoi sot vendimin e Apeli që e la sërish atë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Nga ballkoni i banesës së tij, Berisha tha se ky vendim është marrë i diktuar nga kryeminist­ri Rama. Sipas Berishës, gjykatësja që dha këtë vendim priti derisa mori urdhrin nga Rama, i cili ndodhej jashtë vendit. Pavarësish­t këtij vendi, Berisha tha se nuk dihet i izoluar, por më i motivuar se kurrë në betejën e tij. Berisha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëv­e që të ngrihen dhe të mos pranojnë të hanë me turpin me bukë. “Sot një gjykatëse mjerane, produkt i reformës së Sorosit, në verbërinë e saj mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Rama. Kjo mjerane nuk guxoi të shprehej dje pasi nuk lidheshin dot me Edi Ramën jashtë vendit, por priti derisa të merrte urdhrin dhe të komunikont­e vendimin e saj. Unë jam këtu me ju, nuk ndihem i izoluar, por ndihem më i motivuar se kurrë në betejën time, më optimist dhe më me shpresë se asnjëherë. Ne emër tuaj, luftëtarët e lirisë, njerëz të emancipuar, të rinj të reja, burra dhe gra të guximit, që po mbillni shpresë çdo natë në Shqipëri, ftoj shqiptarët të ngrihen dhe bashkohen me ju. Kurrë një komb i qytetëruar nuk mund të pranojë kurrë një kryeminist­ër një njeri që akuzohet me fakte me dokumente zyr

tare nga drejtësia e një vendi tjetër, nga drejtësia e SHBA se ka korruptuar oficerin më të lartë të zbulimit të saj për të luftuar opozitën shqiptare. Ky skandal është planetar. Kjo është historia më e turp

shme e një kryeminist­ri i cili lufton për një Shqipëri pa opozitë. Unë ftoj shqiptarët të mos pranojnë të hanë turpin me buke. Nuk ka turp më të madh sesa të pranojnë kryeminist­ër njeriun që për karrigen e tij i

korrupton partnerit kryesor, SHBA, njeriun kryesor që duhet të mbronte atë vend nga korrupsion­i dhe akte të tjera. E bën këtë sigurt ë ishte një armik i egër i vendit të madh të lirisë”, – deklaroi Berisha.

Komisioni Europian iu përgjigj Athinës zyrtare në lidhje me çështjen e kryebashki­akut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar për blerje votash vitin e kaluar. Eurodepute­tja greke Anna- Michel Asimakopou­lou u kundërshtu­a ashpër nga zyrtari i Lartë i Komisionit Europian Thomas Hagleitner, kur tha se çështja ‘ Beleri’ është një çështje europiane. “Ne nuk mund të komentojmë mbi hetimet që vazhdojnë por, ne kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë thirrje që procesi te jetë i rregullt. Në të njëjtën kohë është e rëndësishm­e që ne të vazhdojmë të mbështesim SPAK- un, strukturën kundër krimit të organizuar.”, tha Hagleitner, Shefi i Njësisë përgjegjës­e për Politikat dhe Strategjin­ë Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Fqinjësia dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian. Eurodepute­tja dhe përfaqësue­sja e shtypit e Eurogrupit të ND Anna Michel Asimakopou­lou, e cilësoi rastin e kryebashki­akut të zgjedhur të Heimarës, Fredi Beleri, si “evropian “, gjatë debatit në Komisionin e Jashtëm të Parlamenti­t Europian për situatën politike në Shqipëri. Asimakopou­lou deklaroi se “të hënën është dhënë një shtyrje e dytë për çështjen e Fredit Beleri dhe shtyrja ka të bëjë me kërkesën e tij për të marrë leje për t’u betuar, siç kërkohet nga respektimi i prezumimit të pafajësisë”. Asimakopou­lou theksoi se “këtë e kërkoi edhe kryeminist­ri Kyriakos Mitsotakis në Samitin BE- Ballkani Perëndimor, jo sepse Fredi Beleri i përket pakicës etnike greke të Shqipërisë, por sepse është një rast evropian i respektimi­t të shtetit të së drejtës. në një vend kandidat për anëtarësim”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania