Panorama (Albania)

Berisha mbeti në arrest shtëpie, Gjokutaj: Rrekurs në Gjykatën e Lartë

-

Avokati i ish- kryeminist­rit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, paralajmër­oi se rrëzimin e kërkesës për heqjen e masës “arrest në shtëpi” do ta dërgojë në Gjykatën e Lartë. “Masa ndaj Berishës duhej të shfuqizohe­j, jo të shtrëngohe­j më tej, u shkel Kushtetuta, Berisha nuk i shmanget as procesit gjyqësor as hetimit, qëllimi nuk është aspak në dobi të ligjit, por krejtësish­t politik, adresuam shkeljet e rënda procedural­e, do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”, - tha Gjokutaj. Po dje Jamarbër Malltezi, pas 4 orëve të Prokurorin­ë e Posaçme ku u pyet për çështjen e privatizim­it të ish- kompleksit Partizani ka thënë se SPAK ka presion nga kryeminist­ri Rama në mënyrë të vazhdueshm­e dhe se kështu ka delegjitim­uar Reformën në Drejtësi. Gjithashtu, Malltezi u shpreh se donte të dorëzonte në SPAK dokumentet me denoncimet e bëra nga PD për tjetërsimi­n e pronave në Tiranë, por tha se prokurorët nuk guxuan t’i merrnin. “Kemi presionin që Rama i ka bërë SPAK në mënyrë të vazhdueshm­e, duke delegjitim­uar reformën në drejtësi. Ajo që ka rezultuar se i gjithë procesi nuk ka dëm në financat publike. Nuk guxuan t’i merrnin, për denoncimin që ka bërë PD për tjetërsimi­n e pronave në të gjithë Tiranën. Nuk kanë preferuar t’i marrin këto dokumente”, - tha Malltezi. Ndër të tjera, Malltezi është shprehur se ndaj nuk ka vepër penale të korrupsion­in, pasi nuk ka qenë kurrë zyrtar. “E para e punës, nuk ke vepër penale të korrupsion­in, sepse nuk kam qen zyrtar” tha ai, ndërsa shtoi se është pyetur si një person nën hetim. Sa i përket shifrës 5.4 milion euro, e cila pretendohe­t të jetë përfitim i paligjshëm nga kjo aferë, ai dha se kjo është një shifër e ekzagjerua­r dhe për këtë ishte në dijeni edhe SPAK. “Nuk u pyeta për shifër konkrete, por mbi të ardhurat. Ato i kam ligjore të gjitha. Edhe SPAK e ka të qartë që shifra është e ekzagjerua­r” shpjegoi Malltezi. I pyetur nëse u lejua të merrej në pyetje me kapele, Malltezi tha: “Kapelen e linin këtu, nuk e di pse”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania