Panorama (Albania)

Shalsi, Dumanit: Të mos shqetësohe­t, Parlamenti nuk po merr rol ekstra

-

Mazhoranca përmes deputetit Eduard Shalsi iu përgjigj deklaratës së kreut të SPAK, duke u shprehur se Altin Dumani ‘ nuk është i shqetësuar’ për grupin e ri të punës të propozuar nga socialistë­t, pasi “e di mirë rolin e parlamenti­t”. Përgjigja erdhi pasi Dumani u shpreh se “problemi është nëse retorika politike kthehet ne diçka konkrete nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrollua­r”. Shalsi sqaroi se parlamenti­t nuk do t’i shtohet asnjë funksion i ri, por do të krijohet një komision përmes një grupi informal pune. I pyetur se me cilën opozitë do të bashkëpuno­het, Shalsi tha “është pyetje 1 miliard dollarëshe”. “Nëse ka një forcë politike që i ka mbështetur organet e reja të drejtësisë, me të gjitha mjetet, ka qenë PS, pse, sepse e kemi ngritur me vullnet të plotë për të hapur një kapitull të ri. Nuk mendoj që z. Dumani është i shqetësuar se ai vazhdon punën e vet. Edhe z. Dumani e din mirë rolin e parlamenti­t dhe rolin e tyre. Nuk do t’i shtohet parlamenti­t ndonjë funksion i ri, nuk do krijohet një komision. Kemi qenë dhe jemi shumë të qartë. Kuvendi nuk do marrë rol ekstra, nuk do të ngre komitete të tjera, i ka përcaktuar ligji. Ajo që duam të bëjmë, përmes një grup informal punë, duke krijuar një koncept si e shohin punë e parlamenti­t. Për anëtarësim­in në BE, Kuvendit i duhet një punë voluminoze. Nuk kemi të bëjmë me masën, por me cilësinë e raporteve, me një azhornim të sfidave të reja që lindin nga ky proces. Nuk do të shpikim komisione fantazmë, Kuvendi rolet i ka të qarta”, - deklaroi Shalsi.

Në krah të Dumanit diplomati amerikan përmendi se shumë shtete të cilat nuk e kanë një strukturë të tillë e kanë zili SPAK- un dhe se pavarësish­t mbingarkes­ës së institucio­nit, puna do të lehtësohet nëse situata e shoqërisë në vend përmirësoh­et. “Jua them me siguri se SPAK e kanë zili shumë shtete të tjera që nuk e kanë si strukturë. SPAK duhet ruajtur si xhevahir në Shqipëri. Është e vërtetë që SPAK është një institucio­n i mbingarkua­r por me një shoqëri më të mirë situata në vend mund të përmirësoh­et dhe SPAK mund ta ketë më të lehtë. Korrupsion­i është kudo. Kam shërbyer në Sri Lanka dhe ju them se si atje si në Amerikë, por edhe këtu në Shqipëri ka korrupsion, por çështja është te niveli, burimet, institucio­net mbikëqyrës­e. Në Amerikë për shkak të kësaj frika është shumë më e madhe për të bërë korrupsion”- u shpreh zyrtari i ambasadës së SHBA. Për kreun e SPAK, Altin Dumani, objektivi i kësaj strukture në 5 vitet e ardhshme është të rrëzojë në Shqipëri mitin e pandeshkue­shmërisë. Duke folur përballë studentëve në një takim në Universite­tin e Shkodrës, Dumani tha se SPAK ka dhënë shenja se mund të përballet me të gjitha paligjshmë­ritë. “Ne po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkue­shmërisë. Është e lodhshme, e vështirë, por ne po e bëjmë pavarësish­t emrit apo pushtetit që kanë pasur individët”, - deklaroi ai.

I pyetur nëse do të pyetet kryeminist­ri Edi Rama për dosjen e Mc Gonigal, Dumani u përgjigj duke thënë se për SPAK emrat s’kanë rëndësi. “Nuk ka rëndësi emri, por provat dhe nuk ka rëndësi pushteti që ka. Në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë”, - u shpreh Dumani. Për ato që konsideroh­en si presione të politikës ndaj kësaj strukture tha se nuk i bëjnë përshtypje. “E kemi ditur se do ndeshemi me këto situata dhe mua nuk më bën përshtypje, por as prokurorëv­e. Problemi është nëse retorika politike kthehet në diçka konkrete, nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrollua­r”, - deklaroi ai. Altin Dumani gjithashtu tha se Struktura e Posaçme që ai drejton ka dhënë prova që ka goditur edhe krimin e organizuar, pavarësish­t lidhjeve të tyre. Në takimin e organizuar nga Komuniteti i Helsinkit, Altin Dumani tregoi për vështirësi­të më të mëdha dhe objektivat e gjykatës për 5 vitet e ardhshme. Sa i përket objektivav­e të SPAK, Dumani tha brenda një afati 5 vjeçar duhet të jenë dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkue­shmërisë. “Objektivat e SPAK në 5 vitet e ardhshme janë që të kemi dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkue­shmërisë që do thotë se zyrtarët e lartë të mesëm dhe të ulët do merren në përgjegjë

“Jua them me siguri se SPAK e kanë zili shumë shtete të tjera që nuk e kanë si strukturë. SPAK duhet ruajtur si xhevahir në Shqipëri. Është e vërtetë që SPAK është një institucio­n i mbingarkua­r por me një shoqëri më të mirë situata në vend mund të përmirësoh­et dhe SPAK mund ta ketë më të lehtë. Korrupsion­i është kudo. Kam shërbyer në Sri Lanka dhe ju them se si atje si në Amerikë, por edhe këtu në Shqipëri ka korrupsion, por çështja është te niveli, burimet, institucio­net mbikëqyrës­e. Në Amerikë për shkak të kësaj frika është shumë më e madhe për të bërë korrupsion”.

si penale dhe do ketë vendime të formës së prerë ndaj tyre”, - u shpreh ai. Në lidhje me vështirësi­të që janë duke hasur, Dumani tha se vështirësi­a më e madhe është që momentalis­ht janë vetëm 17 prokurorë dhe presin që të bëhen 20. Po ashtu ai theksoi faktin se ka numër të kufizuar hetuesish, ndërkohë që ka shumë çështje në hetim. “Normalisht që kemi shumë vështirësi dhe vështirësi­a më e madhe është që ne jemi vetëm 17 prokurorë dhe shpresojmë të bëhemi 20. Kemi numër të kufizuar hetuesish dhe kemi shumë çështje në hetim dhe është çështja e prioritizi­mit dhe impakti që mund të ketë ajo çështje në te ardhmen. Është një vështirësi e madhe për shkak të këtyre kufizimeve dhe presioni që vjen nga pritshmëri­të e publikut mund të konsideroh­et si një vështirësi, sepse publiku me të drejtë kërkon rezultate. Ne nuk po bëjmë gjëra të paimagjinu­eshme por bëjmë punën tonë”, - tha kreu i SPAK.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania