Panorama (Albania)

“Dosjet sekrete vijnë të mbyllura, s’kemi akses në regjistrim­in e çështjeve”

Përparim Hoxha dhe Frida Gani treguan proceduara­t e delegimit të dosjeve që iu vijnë: Protokolli­n e kanë në dorë kryesekret­arja

-

Dje, në shkallën e parë të GJKKO- së është zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim të kryebashki­akut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Dje ishin thirrur për të dëshmuar dy funksionar­ë të prokuroris­ë dhe të Gjykatës së Vlorës, institucio­ne në të cilat ishte hetuar dhe gjykuar fillimisht çështje e blerjes së votave, që e çuan në pranga Belerin pak ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në Gjykatë e Posaçme kanë dëshmuar konkretish­t kancelari i prokuroris­ë së Vlorës dhe kancelarja e Gjykatës së Vlorës të cilët kanë dhënë shpjegimet e tyre mbi mënyrën se si i protokollo­jnë materialet hetimore apo edhe sojet sekrete që iu vijnë në adresë të dy institucio­neve. Ata kanë mohuar të kishin dijeni për çka përmbanin shkresat, por i kanë deleguar sipas protokolli­mit të përcaktuar.

DËSHMITË

Në Gjykatën e Posaçme në procesin në ngarkim të Fredi Belerit janë pyetur Kancelari i Prokuroris­ë së Vlorës, Përparim Hoxha, dhe kancelarja e së njëjtës Gjykatë Frida Gani. Kancelari i Prokuroris­ë Hoxha i tha Gjykatës së Posaçme: Në nuk kam akses as tek protokolli as tek regjistrat e çështjeve. Këtë funksion e kryen kryesekret­arja e cila herë pas here ndihmohet edhe nga persona të tjerë, për shkak të volumit të punës. Nuk ka në prokurorin­ë e Vlorës, një punonjës specifik për protokolli­n. Si Kancelar nuk kam përpiluar asnjë shkresë apo dokument për SPAK dhe GJKKO, për çështjen në fjalë, Beleri. Prokurorët e gatshëm përcaktohe­n nga drejtuesi i

Prokuroris­ë, çdo muaj. Në rast të zgjedhjeve ka më shumë prokurorë të gatshëm se sa herëve të tjera, kjo edhe për shkak të rritjes së numrit të ngjarjeve. Ndërkohë Frida Gani, Kancelarja e Gjykatës së Vlorës ka dëshmuar: Kancelari nuk merret me regjistrat ose protokolle­t, me këto merret kryesekret­arja. Dosjet sekrete nga prokuroria vijnë të mbyllura me zarf, shënohet në regjistër dhe më pas i dërgohet zarf i pahapur gjyqtarit që është i gatshëm. Për veprime të ngutshme nuk e di nëse administra­ta ka dalë jashtë orarit zyrtarë të orëve 08: 00- 16: 00!

Vetëm një ditë më parë, pra me datë 24 janar, Beleri ishte në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Kryebashki­aku i zgjedhur i Himarës u gjet në seancë lidhur me kërkesën për lejen e posaçme të betimit për të cilën i ka ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit, madje edhe është deleguar në gjykatë tjetër jashtë Tirane, por kanë shpallur moskompete­ncë duke e rikthyer sërish çështjen në GJKKO. Avokatët kërkuan përjashtim­in e gjyqtares Daniela Shirka, e cila ka rrëzuar disa kërkesa të Belerit që në kohën kur çështja e tij ka ardhur në SPAK dhe respektivi­sht GJKKO. Sipas tyre shqyrtimi dhe vendimi duhet të bëhet dhe jepet jo me një anëtarë por me 3, duke iu referuar edhe vendimit të

Gjykatës së Lartë. Seanca për kërkesën e Belerit u shty për në datën 29 janar, teksa brenda kësaj kohe duhet që gjykata të shprehet mbi kërkesën e përjashtim­it të gjyqtares Shirka. Vetë Beleri ishte i pranishëm në seancë ku tha se betimi nuk është marrja e postit, por respektimi i vullnetit të qytetarëve. Çështja Beleri është kthyer përveçse në një betejë gjyqësore dhe në retorike politike brenda vendi edhe një problem me politikën greke e cila kërcënon herë pas here me veto për çështjen e integrimit.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania