Panorama (Albania)

U vetëvra me armën e shërbimit, polici ishte dënuar me 3 muaj burg

Nënkomisar­i me 34 vjet karrierë u gjend i pajetë pas 4 orësh. Menjëherë zbardhet vendimi i dënimit, gjykata: Dhunoi komshiun

- NJOFTIM ANKANDI

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik pasi një oficer karriere në Polici i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit në zyrën e tij.

Siç bën me dije Policia e Durrësit, oficeri, i cili gjendej në radhët e Policisë së Shtetit prej 34 vjetësh, e kishte ditën e fundit të punës, pasi ai ishte dënuar me një vendim të shkallës së parë të Gjykatës me 3 muaj burg, masë që ishte konvertuar në shërbim prove. Ngjarja ka ndodhur, sipas të dhënave policore rreth orës 12.00 të së djeshmes, por trupi i pajetë është gjetur pas më shumë se 4 orësh në zyrën e tij. Ka qenë familja që ka nisur kërkimet për të pasi nuk ishte kthyer në shtëpi, gjithnjë sipas policisë. Policia ka nisur kërkimet nëpër Durrës, ndërkohë që askush nuk e ka dëgjuar krismën e armës në zyrën e efektivit. Policia doli me një njoftim zyrtar në lidhje me efektivin duke bërë me dije se ai ishte edhe dënuar e madje u bë publik edhe vendimi i Gjykatës për të dhe për personin me të cilin kishte qenë në konflikt oficeri i policisë. Dyshohet, gjithnjë sipas Policisë së Durrësit se Arben Pjeçi, 57 vjeç, të ketë pësuar tronditje të fortë psikike për shkak të largimit nga puna. Por do të jetë Prokuroria që do të hetojë mbi shkaqet që e çuan babanë e dy fëmijëve në vetëflijim me armën e shërbimit dhe në zyrën e tij.

VENDIMI I GJYKATËS

Arben Pjeçi, nga Divjaka, por me banim në Durrës mësohet se ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun e tij Kujtim Huqi dy vjet më parë. Vendimi i gjykatës, i cili u pasua nga shkarkimi nga detyra, dyshohet se e çoi në një gjendje të rëndë depresive. Sipas gjykatës, sherri mes tyre ka ndodhur për vendin e parkimit, i cili degradoi në dhunë fizike, pasi njëri prej tyre parkoi duke zënë rrugën në pallatin ku jetonin. Vendimi u bë publik nga TCH pak çaste pasi Pjeçi u gjend i pajetë në zyrën e tij në Policinë e Durrësit. Në vendim thuhet: “Referuar ankimit penal të depozituar në Komisariat­in e Policisë Durrës, nga shtetasi i dëmtuari( ankuesi) dhe njëkohësis­ht i pandehuri ******* në përmbajtje­n e të cilave rezulton e provuar se ky i fundit më datën 25.06.2022, rreth orës 15.00 pasi ka dalë nga banesa e tij e cila ndodhet në një nga apartament­et tek Pallatit “Fizarmonik­a” në sektorin e plazhit “Apollonia”, në Lagjen Nr. 13, Durrës për të shkuar dhe bërë pazar tek një njësi ushqimore minimarket qe ndodhet aty pranë. Ndërkohë në këto momente ai ka konstatuar se komshiu i tij edhe ky në cilësinë ligjore të personit të dëmtuar dhe ankimuesit të veprës penale, ka hyrë në shesh pushimin e pallatit duke parkuar automjetin e tij, pas automjetit të të pandehurit Kujtim Huqi i cili duke parë dhe konstatuar këtë veprim të komshiut të tij të pandehurit Arben Pjeçi i ka kërkuar këtij të fundit që ta parkonte automjetin e tij në një tjetër vend dhe mos t’i bllokonte rrugën, pasi do të lëvizte për pak minuta me automjetin e vet, por ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje. Disa minuta më pas, pasi është kthyer nga minimarket­i i pandehuri Kujtim ka konstatuar se komshiu i tij, i pandehuri Pjeçi nuk e kishte hequr apo lëvizur automjetin e tij nga vendi ku e kishte parkuar disa minuta më parë dhe po qëndronte aty dhe megjithëse Huqi i ka kërkuar përsëri që mos t’i bllokonte rrugëkalim­in për automjetin e tij, i pandehuri Pjeçi i është përgjigjur, sipas deklarimev­e dhe shpjegimev­e të të pandehurit Huqi rreth ngjarjes konfiktual­e në fjalë me shprehje dhe ofendime me përmbajtje fyese ndaj tij dhe familjarëv­e të vet. Ndërkohë gjatë kësaj kohe mes të pandehurve Pjeçi dhe Huqi ka nisur një konflikti ashpër fizik, ku secili prej tyre shpjegon dhe deklaron se gjatë këtyre momenteve ata janë qëlluar me grushte dhe shkelma në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit të tyre dhe nga këto goditje ata janë gjakosur në fytyrë, ku të përfshirë në këtë grindje mes tyre gjatë këtyre momenteve janë përfshirë edhe bashkëshor­tet e tyre dhe konkretish­t shtetaset Sedije dhe Shqipe, të cilat pasi kanë bërë të mundur me ndihmën dhe të personave të tjerë për të ndarë nga konflikti bashkëshor­tët e tyre janë larguar për në drejtim të banesave të tyre. Ndërkohë disa minuta pas ndodhjes së këtij konflikti fizik mes personave të sipërcitua­r, i pandehuri Huqi është paraqitur në stacionin e policisë plazh duke njoftuar strukturat e policisë shtetit për konfliktin fizik të ndodhur mes tij dhe të pandehurit Pjeçi dhe disa momente më pas i pandehuri Huqi është paraqitur në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka marrë edhe mjekimin e nevojshëm për dëmtimet fizike të pësuara gjatë ngjarjes konfliktua­le të lartpërmen­dur, të cilat sipas konkluzion­it të arritur në Aktin e Ekspertimi­t Mjeko– Ligjor Nr. 210/ E përpiluar nga shërbimi i mjekësisë– ligjore pranë spitalit rajonal Durrës kanë rezultuar se: “Dëmtimet e konstatuar­a tek shtetasi K. H hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin për pasojë humbjen e aftësisë të përkohshme për punë në masën mbi 9 ditë”. Njëkohësis­ht në vijim të kryerjes dhe dokumentim­it ligjore të veprimeve hetimore mbi ngjarjen konfliktua­le në fjalë nga oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Durrës është marrë dhe dokumentua­r ankimimi si dhe procesverb­ali i deklarimit mbi rrethanat e kësaj ngjarje konfliktua­le edhe të shtetasit të dëmtuar dhe njëkohësis­ht të pandehurit, i cili ndër të tjera ka shpjeguar se gjatë konfliktit fizik me të pandehurin ky i fundit e ka provokuar i pari fillimisht me fjalë dhe shprehje banale dhe ofenduese dhe pak momente më pas e ka qëlluar atë me grusht dhe mjete të tjera të forta në fytyrë dhe në kokë duke i shkaktuar këtij shtetasi disa dëmtime shëndetëso­re për të cilat i ka lindur e domosdoshm­e për të marrë po atë ditë mjekimin e duhur në Spitalin Rajonal Durrës, dëmtime shëndetëso­re të cilat sipas konkluzion­it të arritur në Aktin e Ekspertimi­t Mjeko – Ligjor Nr. 212/ E kanë rezultuar si: “Dëmtime të cilat hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin për pasojë humbjen e aftësisë të përkohshme për punë në masën mbi 9 ditë”, - theksohet në vendimin e gjykatës.

Ka qenë familja që ka nisur kërkimet për të pasi nuk ishte kthyer në shtëpi, gjithnjë sipas policisë. Policia ka nisur kërkimet nëpër Durrës, ndërkohë që askush nuk e ka dëgjuar krismën e armës në zyrën e efektivit. Policia doli me një njoftim zyrtar në lidhje me efektivin duke bërë me dije se ai ishte edhe dënuar e madje u bë publik edhe vendimi i Gjykatës për të dhe për personin me të cilin kishte qenë në konflikt oficeri i policisë. Dyshohet, gjithnjë sipas Policisë së Durrësit se Arben Pjeçi, 57 vjeç, të ketë pësuar tronditje të fortë psikike për shkak të largimit nga puna

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania