Panorama (Albania)

Mashtrimi 3 milionë euro në Korçë, mbyllen hetimet për 46- vjeçaren Alma Beqiri

Nga hetimet rezultoi se si agjente rajonale e postës private me pronar viktimën F. Z., e pandehura ka kryer transaksio­ne fiktive

-

Alma Beqiri, e cila dyshohet se përvetësoi 3 milionë euro përmes mashtrimit në një postë private në Korçë është dërguar në gjyq.

Ajo akuzohet për kryerjen e veprës penale të ‘ Mashtrimit’ me pasoja të rënda, parashikua­r nga neni 143/ 3 i Kodit Penal. Sipas prokuroris­ë së Korçës, që bëri me dije edhe mbylljen e këtyre hetimeve u mësua se nga verifikime­t ka rezultuar se si Alma Beqiri, agjente rajonale e postës private me pronar viktimën F. Z., ka kryer transaksio­ne të shumëfisht­a fiktive duke blerë mallra tek persona të tjerë dhe duke raportuar fiktivisht se këto mallra ishin paguar. Në të njëjtën kohë, duke marrë pagesat e mallrave tek persona të tretë, e pandehura i ka raportuar si të paguara por nuk i ka depozituar pagesat duke përfituar në këtë mënyrë nëpërmjet mashtrimit një vlerë rreth 3 milionë euro.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë Prokuroria Korçë dërgon në gjyq shtetasen A. B. e cila nëpërmjet mashtrimit përvetësoi 3 milionë euro. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Korçë dërgon në gjyq shtetasen A. B. për kryerjen e veprës penale të ‘ Mashtrimit’ me pasoja të rënda, parashikua­r nga neni 143/ 3 i Kodit Penal. Nga hetimet rezultoi se si agjente rajonale e shoqërisë postare “Adex”, me pronar viktimën F. Z., e pandehura ka kryer transaksio­ne të shumëfisht­a fiktive duke blerë mallra tek persona të tjerë dhe duke raportuar fiktivisht se këto mallra ishin paguar. Në të njëjtën kohë, duke marrë pagesat e mallrave tek persona të tretë, e pandehura i ka raportuar si të paguara por duke mos depozituar pagesat në llogarinë e shoqërisë Adex duke përfituar në këtë mënyrë nëpërmjet mashtrimit një vlerë rreth 3 milionë euro. Me urdhër të Prokurorit, shtetasja A. B. është ndaluar dhe iu sekuestrua­n disa automjete luksoze të cilat janë produkt i veprës penale të mashtrimit, të cilat ajo i kishte vendosur në emër të të afërmve të saj. Prokuroria Korçë ka po heton paralelish­t për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe veprimtari­së kriminale” parashikua­r nga neni 287 i Kodit Penal për të identifiku­ar pasuri të tjera me origjinë të paligjshme dhe për të identifiku­ar dhe vënë nën përgjegjës­i penale personat e përfshirë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania