Panorama (Albania)

Gjysmëfito­re për studentët e Mjekësisë, Kushtetues­ja shfuqizon pjesërisht ligjin

"Afati 5- vjeçar më i ashpër se nevoja për të përmbushur objektivin, tejkalon gjysmën e kohëzgjatj­es së studimeve"

-

Gjykata Kushtetues­e ka shfuqizuar pjesërisht ligjin për punësimin e detyrueshë­m me 5 vite për studentët e mjekësisë, çka përkthehet në një gjysmë fitore për studentët e mjekësisë.

Ligji është për interes publik, por masa e kufizimit të punësimit është më e ashpër, sipas Kushtetues­es dhe ky afat nuk duhet të tejkalojë gjysmën e viteve të studimit. Ligji i miratuar me shpejtësi në mes të verës parashikon­te punësimin e detyruar 5 viteve për studentët e mjekësisë të vitit të parë; 3 vite punësim i detyruar për studentët e vitit të dytë deri në vitin e katërt, ndërsa ata që ishin në vitin e 5 dhe të gjashtë të studimit parashikoh­ej detyrimi 2 vite; këto afate ishin joproporci­onale sipas gjykatës kushtetues­e. Sipas vendimit në fjalë, marrëveshj­a e studentëve të mjekësisë me shtetin shqiptar është e pazbatuesh­me deri në ndërhyrjen e kuvendit për ndryshimet ligjore. Brenda tre muajsh, Kuvendi duhet të bëjë ndryshimet ligjore.

VENDIMI

Pas muajsh të tërë protestash nga ana e studentëve aspirantë për të veshur bluzën e bardhë, çështja shkoi në Gjykatën Kushtetues­e e cila dha këtë të enjte vendimin final duke pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve të mjekësisë, të cilët kundërshto­jnë vendimin e qeverisë që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri 2- 5 vite pas përfundimi­t të studimeve. Një masë kjo e iniciuar nga qeveria me qëllim për të frenuar largimin e bluzave të bardha nga vendi.

Në optikën e gjyqtarëve të Kushtetues­es, këto afate janë të ashpra dhe se nuk janë proporcion­ale me interesin publik ndaj ka kërkuar shfuqizimi­n e tyre. Sipas gjykatës, duke iu referuar edhe vendeve të tjera, ky afat nuk duhet të tejkalojë gjysmën e viteve të studimit. Brenda tre muajsh, Kuvendi duhet të bëjë ndryshimet ligjore. "Gjykata Kushtetues­e e mbledhur sot, më 25.01.2024, vlerësoi se dispozitat e kundërshtu­ara sjellin kufizim të të drejtave për arsim dhe punësim, të garantuara nga nenet 49 dhe 57 të Kushtetutë­s. Kufizimi është vendosur me ligj dhe për interes publik, i cili lidhet me detyrimin e shtetit për të garantuar kujdes shëndetëso­r ndaj shtetasve, të parashikua­r nga neni 55 i Kushtetutë­s. Megjithatë gjatë procesit nuk u provua se kufizimi është proporcion­al në drejtim të afateve dhe kohëzgjatj­es së shlyerjes së detyrimeve për punësim, pasi afati 5- vjeçar i parashikua­r nga neni 4 i ligjit rezulton më i ashpër se sa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim. Duke u nisur nga premisa që afati 5vjeçar nuk është proporcion­al dhe duke marrë në konsiderat­ë eksperienc­ën e vendeve të tjera, ku ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatj­es së studimeve, u gjykua që të rishikohen edhe afatet e tjera 3vjeçare dhe 2- vjeçare të përcaktuar­a në të njëjtin nen", citohet në vendimin e zbardhur ditën e djeshme në të cilin i kërkohet Kuvendit të Shqipërisë të ribëjë ligjin, por me afate të reja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania