Panorama (Albania)

Kursi i këmbimit, FMN: S'ka nevojë të ndërhyjë BSH

"Nuk vërehen tronditje në flukset e kapitalit"

-

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut nuk i përmbush kushtet për një ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë, në kontekstin aktual makroekono­mik. Një analizë e Fondit Monetar Ndërkombët­ar ( FMN) arrin në përfundimi­n se Banka e Shqipërisë duhet të ruajë kursin aktual të mosndërhyr­jes në kursin e këmbimit, në linjë edhe me rekomandim­et e mëparshme të FMN.

Sipas analizës, nuk vërehen tronditje në flukset e kapitalit që do të justifikon­in një ndërhyrje në kursin e këmbimit, megjithëse tregu i këmbimeve valutore në Shqipëri është i cekët dhe prania e huave të ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit është e konsiderue­shme. FMN vlerëson se rreziqet e lidhur me kursin e këmbimit duhen adresuar sidomos nëpërmjet përpjekjev­e për të ulur euroizimin e ekonomisë dhe nëpërmjet masave makroprude­nciale, që synojnë shmangien e marrjes përsipër të rrezikut të kursit të këmbimit nga bankat dhe klientët e tyre.

Megjithatë, FMN vëren se rreziqet deflacioni­ste të lidhur me një mbiçmim të vazhdueshë­m të Lekut duhet të monitorohe­n. Megjithatë, FMN vlerëson se ndërhyrje të tilla nuk duhet të kenë natyrë parandalue­se ( ex- ante), por mund të ndërmerren vetëm kur vërehet një zhvendosje e pritjeve inflacioni­ste si rezultat i forcimit të kursit të këmbimit të monedhës.

Deri tani, vlerësimet e FMN sidoqoftë tregojnë se përcjellja e efekteve të mbiçmimit të kursit në inflacion është relativish­t e vogël. Pavarësish­t forcimit të Lekut, ekonomia ende ndodhet në një fazë inflacioni­ste. Inflacioni vjetor në fund të vitit 2023 shënoi nivelin 4%, ndërsa Banka e Shqipërisë pret që rënia pranë objektivit të 3% mund të ndodhë vetëm në pjesën e dytë të këtij viti. Në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë, forcimi i Lekut ka ndihmuar në uljen e inflacioni­t, por duke qenë se inflacioni ndodhet ende sipër objektivit është ende herët të flitet për rrezik deflacioni­st.

FMN ka këshilluar vazhdimish­t Bankën e Shqipërisë që të lejojë kursin e këmbimit të veprojë si një përthithës të goditjeve në ekonomi dhe t'i kufizojë ndërhyrjet vetëm në rast të çrregullim­eve në tregun valutor.

Megjithatë, sipas Kuadrit të Integruar të Politikave të FMN, ndërhyrja në kursin e këmbimit mund të justifikoh­et në raste kur tregu valutor është shumë i cekët, kur ka mospërputh­je të mëdha valutore që kërcënojnë stabilitet­in makroekono­mik ose kursi i këmbimit mund të cenojë objektivin e inflacioni­t. Megjithatë, analiza e FMN tregon se asnjë nga faktorët e mësipërm për momentin nuk shtron rreziqe që do të justifikon­in ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit valutor.

Vitin e kaluar, kursi i këmbimit Euro- Lek ra me 9.1% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, në momente të veçanta, veçanërish­t në sezonin veror, rënia vjetore arriti deri në 14%.

Banka e Shqipërisë ka theksuar se ngelet e përkushtua­r ndaj regjimit të lirë të kursit të këmbimit, por megjithatë vitin e kaluar ndërmori dy ndërhyrje në kursin e këmbimit valutor, për të frenuar rënien e shpejtë të kursit të Euros. Më datë 9 qershor, banka qendrore bleu 5 milionë euro, ndërsa më datë 20 korrik ( pasi Euro arriti nivelin minimal historik prej 100.49 lekësh) bleu 12.1 milionë euro të tjera. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë shumën e blerjeve nëpërmjet ankandeve të planifikua­ra për nevojat e administri­mit të rezervës valutore. Në total, vlerësohet se Banka e Shqipërisë bleu rreth 250 milionë euro në tregun e brendshëm valutor vitin e kaluar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania