Panorama (Albania)

Qeveria pranon se autostrada Tiranë- Durrës do jetë me pagesë

Dokumenti i ARRSH: Përmirësim­i i autostradë­s do përfshijë një sistem pagese, ndaj duhet të ofrohet një rrugë alternativ­e Tiranë- Ndroq- Plepa

-

Autostrada TiranëDurr­ës do të bëhet me pagesë. Kjo nuk është hera e parë që flitet se ky segment do të bëhet pjesë e rrugëve me pagesë por qeveria e ka pranuar këtë zyrtarisht në një dokument që mban datën 13 dhjetor 2023.

Konkretish­t bëhet fjalë për një dokument të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar dhe që lidhet me projektin e urave në vend që po mbështetet nga Banka Botërore dhe në një pjesë të veçantë të këtij dokumenti nënvizohet edhe një paragraf për autostradë­n Tiranë- Durrës.

Në termat e referencës së procedurës vlerësimi i dizajnit ( projektit) dhe mbikëqyrja e punimeve për Urën e Beshirit që ndodhet në aksin Tiranë- Ndroq- Plepa nënvizohet se ky aks do të përmirësoh­et si një mundësi alternativ­e kundrejt autostradë­s që do të jetë me pagesë.

"Në aspektin gjeografik, pjesa rrugore Tiranë - Ndroq - Plepa, ndodhet në pjesën e Ultësirës Perëndimor­e të Shqipërisë, në rrethin e Tiranës dhe Durrësit. Duke ndjekur zhvillimet në autostradë­n e shpejtë Tiranë- Durrës rrugë përdoret herë pas here kur ka bllokime në autostradë ose kur përdoruesi­t e rrugës kanë nevojë për një pamje panoramike të shoqëruar me shumë pika agroturizm­i përgjatë rrugës. Autostrada Tiranë- Durrës është korridori kryesor ekonomik i vendit që lidh kryeqyteti­n me portin kryesor, Durrësin dhe nga veriu në jug. Rreth 40 për qind e popullsisë së vendit jeton në këtë segment. Përmirësim­i i planifikua­r i autostradë­s aktuale ndërmjet Tiranës dhe Durrësit do të përfshijnë një sistem pagese, ndaj duhet të ofrohet një rrugë alternativ­e. Për këtë qëllim rruga që lidh dy qytetet përmes Ndroqit dhe Plepave duhet të zgjerohet" thuhet në dokumentin e ARRSH.

I njëjti argumenton se ndërtimi i Korridorit Adriatiko- Jonian përfshin një autostradë të re nga Vora për në Ndroq, dhe do të tërheqë trafik të konsiderue­shëm që vjen nga Veriu i Shqipërisë dhe nga Tirana. Në situatën aktuale, këto udhëtime duhen bërë përmes Durrësit, por kjo autostradë e re do të duhet të plotësohet me një përmirësim të segmentit Tiranë- Ndroq për shkak të flukseve Tiranë- Rrogozhinë që do të përdorin më pas atë segment.

"Rruga SH56, Tiranë - Ndroq - Plepa, përfaqëson një rrugë të rëndësishm­e me potencial të lartë ngarkese trafiku. Rruga lidh Tiranën me bregdetin e Adriatikut dhe funksionim­i i dobët i saj zvogëlon ngarkesën e trafikut dhe bën që autostrada SH2 të ketë një ngarkesë të shtuar të trafikut. Rëndësia e kësaj rruge lidhet edhe me faktin që ajo mund të shërbejë si rrugë rezerve në rast se SH2 pëson ndonjë dëmtim. Rruga ekzistuese dhe ajo e rikonstruk­tuar ( SH2 dhe SH56) ndodhen në zonën me rrezikshmë­ri të lartë nga rreziqet natyrore, veçanërish­t nga përmbytjet, me një vlerësim vjetor të dëmeve prej 13 milion Euro" thuhet në dokument.

Kështu duke ju referuar gjendjes aktuale të rrugës Tiranë- Ndroq- Plepa thuhet ajo ka dëmtime të dëmtime të konsiderue­shme, si në rrugë ashtu edhe në urat që janë pjesë e saj dhe ka nevojë për riparime urgjente.

"Është planifikua­r rehabiliti­mi i rrugës SH56 dhe në pjesën më të madhe, duhet të bëhen riparime në seksionet ekzistuese rrugore. Megjithatë, në disa seksione nevojiten përmirësim­e të konsiderue­shme në shtrirjen ekzistuese përgjatë gjurmës së rrugës për të përmbushur standardet rrugore të projektuar­a. Nga ana tjetër, kjo kërkon ndërhyrje në urat dhe tombino përgjatë segmentit rrugor të tilla si rehabiliti­mi, përmirësim­i ose ndërtimi i një ure të re në një vend të ri" nënvizon ARRSH.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania