Panorama (Albania)

Korridoret ajrore Kosovë- Shqipëri, shkurtohen fluturimet

Trajektore­t ulin me 8- 12 minuta kohën e fluturimit

-

NATO ka njoftuar se nga kjo e mërkurës janë krijuar linjat e reja ajrore në të gjithë hapësirën ajrore shqiptare për të lehtësuar fluturimet drejt dhe nga Aeroporti i Prishtinës. Shkurtimi i trajektore­ve të fluturimev­e për dhe nga Kosova përfshin 08- 12 minuta. Agjencia e Shërbimeve të Navigacion­it Ajror ( ASHNA) ka mbajtur ceremoninë e hapjes zyrtare të korridorev­e ajrore me Republikën e Shqipërisë. Pjesëmarrë­s në këtë ceremoni ishte dhe kryeminist­ri Albin Kurti dhe ministri i Infrastruk­turës, Liburn Aliu; ambasadorë të vendeve të QUINT- it dhe të Ambasadës së Shqipërisë; përfaqësue­s të KFOR- it si dhe përfaqësue­s të avio kompanive në Kosovë. Ministri i Infrastruk­turës Liburn Aliu, ka thënë se me hapjen e këtyre korridorev­e do të ketë çmime më të lira të udhëtimit e shkurtim të kohës së udhëtimit. "Falë ndihmës së bashkëpunë­toreve tanë, NATO, KFOR, shtetit shqiptar ne kemi arritur një marrëveshj­e në fund të vitit të kaluar. Është një mundësi shumë e mire në disa aspekte, si financiare do ketë çmime më të lira, shkurtim udhëtimi në kohë, edhe në aspektin financiar. Aterrimet në aeroportin e Prishtinës edhe në një mjegull të madhe, pra në kushte të vështira klimatike, mjaftojnë që të ketë dukshmëri deri në 50 metra që të bëhet fluturimi i avionëve në regjion. Në rast se ai i Shkupit dhe i Tiranës në raste të vështira gjatë aterimeve të mund të vijnë në Prishtinë. Aspekti teknik është kryer shumë herët".

Kurse, kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti se ky është një moment historik që padyshim do të formësojë të ardhmen e udhëtimeve ajrore në rajonin tonë. "Është një hap progresi, efikasitet­i dhe përgjegjës­ie ndaj mjedisit. Duke shkurtuar trajektore­n e udhëtimeve për dhe nga Kosova, koha e udhëtimit ulet prej 8 deri në 12 minuta. Reduktimi i kohës së fluturimit përkthehet në ulje të konsiderue­shme të konsumit të karburanti­t, duke minimizuar kështu emetimin e dyoksidit të karbonit"

Ai ka falënderua­r partnerët duke thënë se në këtë drejtim qeveria ka investuar 34 milionë euro. "Dua të falënderoj të gjithë partnerët tanë. Në këtë drejtim ne kemi bërë ndryshime thelbësore ku Qeveria e Kosovës ka investuar 34 milionë euro. Jemi krenar me progresin që kemi arritur". E ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se hapja e rrugëve të reja ajrore për Kosovën u arrit pas një pune ekipore 15- mujore me autoritete­t e Kosovës, Shqipërisë, por edhe me ndihmën e misionit të NATO- s në Kosovë,

KFOR. Ai madje e quajti të vonuar hapjen e korridorev­e të reja, pasi sipas tij, kjo ka mundur të ndodhë disa vjet më parë. Rohde u zotua se do të vazhdojnë punën që të hapen edhe korridore të tjera, duke përmendur Malin e Zi. Dritan Shakohoxha, CEO i Albawings, tha se është kënaqësi arritja e kësaj marrëveshj­eje, e cila do jetë në të mirën e të gjithëve.

Shakohoxha shtoi se stafi do jetë me anëtarë nga Kosova, me vajza të ndryshme nga Peja, Prishtina e qytete tjera e po ashtu nuk e mohoi mundësinë që ndoshta edhe një nga pilotët do të jetë nga Kosova. "Zotëri Liburn Aliu na ka mbështetur shumë por edhe kryeminist­ri i Kosovës, në këtë moment e deri në fund të verës mendojmë që të kemi deri në tre aviona në Prishtinë, për të fluturuar kështu nga Prishtina në vende të ndryshme".

I kënaqur u nda edhe Remzi Ejupi, pronar i Eurokoha, i cila tha se kjo marrëveshj­e ka shumë benefite, mes tyre shkurtesën prej 40 minutash vajtje- ardhje. "Ka domethënie të madhe sepse shkurtohet rruga, ulen çmimet e biletave, gjithashtu. Por më e rëndësishm­ja kalojmë në Shqipëri për një kohë shumë të shkurtër. Presim gjithashtu që të hapet edhe vija përmes Malit të Zi, e edhe industria e aviacionit me shkurtesë prej 40 minutash vajtje ardhje do të reflektojë shumë."

Ejupi tha se Me malin e Zi është arritur marrëveshj­a, e është nënshkruar edhe nga presidentj­a, ku pas 24 viteve pritje për hapje të hapësirës ajrore radha i erdhi tani. Sipas Autoriteti­t të Aviacionit Civil të Kosovës ( AAC), i cili menaxhon hapësirën e ulët ajrore të vendit, marrëveshj­a nuk është zbatuar për shkak të disa procedurav­e teknike që është dashur të miratohen nga Shqipëria dhe misioni i NATO- s në Kosovë, KFOR.

Ndryshe nga hapësira e ulët ajrore e Kosovës që menaxhohet nga AAC- ja, hapësira e lartë - ajo mbi 6.200 metra, e hapur për trafikun komercial nga viti 2014 - është nën kontrollin e Hungarisë, përkatësis­ht të Hungarocon­trolit. Kjo, për shkak se Kosova nuk ka arritur ende kapacitete për të menaxhuar hapësirën e lartë ajrore. Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i KFOR- it është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës që nga viti 1999.

Për dhe nga Aeroporti Ndërkombët­ar i Prishtinës "Adem Jashari" udhëtojnë miliona persona brenda vitit. Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë qenë, deri më tani, destinacio­net më të shpeshta. Kurse, NATO ka njoftuar se më 24 janar 2024 u krijuan linjat e reja ajrore në të gjithë hapësirën ajrore shqiptare për të lehtësuar fluturimet drejt dhe nga Aeroporti i Prishtinës. Në njoftimin e NATO- s thuhet se ky zhvillim i ri është rezultat i përpjekjev­e të kryera në një proces të udhëhequr nga NATO që synon normalizim­in e trafikut të aviacionit civil në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

"Linjat e reja do të ndikojnë pozitivish­t në aviacionin civil dhe do të ofrojnë përfitime të konsiderue­shme, duke përfshirë kohë më të shkurtra fluturimi, konsum më të ulët të karburanti­t dhe reduktim të ndotjes", thuhet në njoftim. Më tej thuhet se NATO ka mbështetur procesin e normalizim­it të përdorimit të hapësirës ajrore mbi Kosovë që nga viti 1999, duke udhëhequr konsultime­t e njohura si "Takimet e Normalizim­it të Aviacionit Ballkanik". Njoftimi për hapjen e korridorev­e ajrore ishte bërë më 28 dhjetor të vitit 2023. Marrëveshj­a me Shqipërinë, për ta shfrytëzua­r korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania