Panorama (Albania)

Vdekja nuk do të ngadhënjej­ë mbi jetën e prof. Alfred Uçit

In memoriam. Ai pati kurajën e Mark Antonit, që edhe në kohën e inkuizicio­nit komunist të na çelte dritare për artin dhe letërsinë

-

Më kujtohet se ndërsa qindra e qindra intelektua­lë dhe njerëz të thjeshtë, vite më parë, i jepnin lamtumirën e fundit profesorit të shquar dhe Mjeshtrit të Madh Alfred Uçi, Biblioteka Kombëtare ishte kujdesur që në vitrina të posaçme të paraqiste gjithë veprën e tij ndër vite.

E gjithë kjo krijimtari voluminoze, të ngjallte respekt dhe nderim për këtë kolos të kritikës dhe estetikës tonë dhe dhimbje për largimin e një njeriu të këtyre përmasave. Secili libër i shkruar prej tij, ka vlera të jashtëzako­nshme dhe përherë aktuale, por do të analizoj "Filozofinë e Donkishoti­zmit" i cili mendoj se është dhe njëri nga librat që i qëndron më mirë çdo kohe.

Për cilindo që shkollimi, kultura dhe pasioni i kanë dhënë mundësinë që të njihet me kryeveprat e letërsisë botërore të të gjitha kohërave, nuk mund të gjendet një personazh tjetër si Don Kishoti i Mançës që t` i ketë mbetur ndër mend si ai. Aventurier i fantaksur, ky kalorës që dua të besoj se edhe kur flinte nuk e hiqte ushtën nga dora për të qenë i gatshëm që të ndeshej me këdo, mjaft që të ndreqte këtë botë të mbushur me padrejtësi, ai ndofta është heroi më tipik për të ilustruar atë thënien e Jules Michelet te "Historia e Revolucion­it Francez" se "Çdo epokë ëndërron tjetrën." Duke besuar në vërtetësin­ë e kësaj thënieje, afërmendsh që duhet pranuar se çdo kohë do të nxjerrë edhe Don Kishotët e saj. Ja përse nuk çuditemi aspak, kur studiues, kritikë dhe shkrimtarë të të gjitha vendeve dhe kohëve, merren me këtë figurë kaq simpatike dhe kaq të diskutuesh­me, por që mbetet padyshim, me universali­tetin e vet, nga më interesant­et dhe më aktualet njëkohësis­ht.

Ndaj nuk ka sesi të mos i jemi mirënjohës profesorit tone të ndjerë, akademikut Alfred Uçi, për këtë libër.

Alfred Uçi ka mbetur në sytë tanë si njeriu i veprave të mëdha që na ka mrekulluar përherë me krijimet e tij. Ai pati kurajon e Mark Antonit që edhe në kohën e inkuizicio­nit komunist, të na çelte dritare prej nga të mund të shihnim sesi kishte ecur dhe ku kishte mbërritur arti dhe letërsia në botën kapitalist­e dhe revizionis­te. Duke u marrë me temat tabu, prof. Uçi u bë mjaft i kërkuar dhe mjaft i lexuar për artistët, shkrimtarë­t, intelektua­lët, por edhe për rininë e asaj periudhe. Ishte ai që e kishte përvetësua­r më së miri atë thënien e M. Batkinit se "Ironia në letërsi sjell lirinë". Vështirë të mos e kuptoje se ajo gjoja përqeshja e tij me artin borgjezo - revizionis­t, ishte në vetvete përqeshja me shabllonet dhe kufizimet tona të ideologjiz­uara që s` bënin tjetër vetëm se favorizoni­n mediokrite­tin. Ai dinte të na i vinte përpara të dy pamjet e tyre, pra t` i ballafaqon­te ato, duke ia lënë gjykimin lexuesit. Dhe po t` a ndjekësh veprën e tij edhe pas ndryshimev­e politike, kur janë krijuar hapësira të tjera, përsëri

Alfred Uçi, atë mënyrë dhe metodë të të shkruarit praktikont­e. Këtë e konstatojm­ë edhe te ky libër i rëndësishë­m i tij.

Askush nuk mund të shpjegojë deri në fund të vërtetën e debatueshm­e se Don Kishoti, ky kalorës mesjetar, tallet me botën apo bota e tall atë dhe autori, Miguel Servantesi, ka pasur për qëllim të stigmatizo­jë këtë hidalgo të pluhurosur, por me vështrim krenar apo prapësitë e pafundme me të cilat ndeshemi përjetësis­ht. Por fundja ç` rëndësi ka kjo? Kjo puna e letërsisë dhe e artit në përgjithës­i është mjaft e çuditshme. Ngjet njësoj si me ato pikturat e mesjetës, ku piktori, fjala vjen Leonardo da Vinçi, kur merrej me portretin e Mona Lizës, thjesht e ka pikturuar atë me gjenialite­tin e talentit të tij, pa i shkuar aspak ndërmend se edhe pas pesëqind vjetësh, kritikët do haheshin e do grindeshin duke shkruar volume të tëra, se ku ka dashur të dalë ai me atë vështrimin e përhumbur të saj, me atë enigmën e buzëqeshje­s, me vendosjen e duarve në atë pozicion apo me sfondin pas krahëve. Sikur të ngjiste çudia dhe piktori i madh të ngjallej, vetë ai do qeshte për këtë me aq ironi, sa të tjera volume nuk do e shpjegonin atë edhe pse ajo qeshje e hidhur nuk qe tjetër veçse pyetja: Pse merreni me këto marrëzira dhe pse humbisni kohën kot?

Profesori i letërsisë Migel De Unamuno është njëri nga ata që u morën seriozisht me zgjidhjen e enigmës së alegorisë të romanit kushtuar kësaj figure. Madje, ai pretendont­e se e kishte në dorë kyçin e kësaj pune. Por edhe për të, dikush arsyeton, se ai ka ndërhyrë për të zbuluar jo kuptimin që Servantesi dëshironte, por atë që vetë ai supozon.

Gjykatësi i pagabueshë­m i një vepre, tashmë dihet se kush është: njerëzit e thjeshtë dhe koha. Leon Tolstoi duke folur për këtë, shkruante: "Veprat e mëdha të artit prandaj dhe janë të mëdha, sepse janë të kuptueshme e të kapshme nga të gjithë." Kjo përqaset dhe me atë që pohon vetë prof. Uçi se "Them se shtegtimet e Kalorësit të Shpresës dhe të shqytarit të tij vazhdojnë e do të vazhdojnë edhe në të ardhmen jo vetëm se kanë fituar lavdi të pavdekshme, por edhe se janë miqësuar me lexuesit e gjithë rruzullit, që e mbajnë për libër të shenjtë "Historinë e Monsinjor Don Kishotit dhe Sanço Pançës".

Nuk bëhet fjalë dhe as që vihen në dyshim vlerat e mëdha, lidhur me mënyrën e të shkruarit të këtij romani. Se në pastë diçka që dallon me një herë për harmoninë e formës me përmbajtje­n, është pikërisht kjo vepër të cilin Gj. Lukaçi qysh në vitin 1920 e rendit tek ato të idealizmit abstrakt dhe të tjerë pas tij, si fillimin e romanit modern. Prof. Uçi argumenton më së miri ndikimin estetik të tij në gjithë rrjedhat e historisë të të shkruarit të një romani. Në vetvete "Don Kishoti" i ka bërë karshillëk si rrallë tjetër letërsisë së traditës. Ai, për nga roli që ka luajtur ka qenë i barasvlefs­hëm me ndikimin që kanë realizuar në shekuj poetikat e Aristoteli­t, Horacit (" Arti poetik") dhe Nikolas Bualosë ( po "Arti poetik", v. 1674) që u shndërruan në kanune, por natyrisht jo si fjala e fundit. Xh. Papini thotë për të se ai futi me sukses në letërsi popullin dhe si i tillë ai "ka qenë libri i shtresës së tretë, i botës së fshatarësi­së, të haneve, të kaçakëve, aventurier­ëve, hajdutëve e vagabondëv­e, që sillte aromat e tokës dhe të djersës së punonjësve të saj."

Duke qenë i tillë, ai pëlqehet nga të gjithë, pa pretendimi­n absurd të përzgjedhj­es së një lexuesi elitar. S. Moem, duke qenë në të njëjtin mendim me Kostandin Stanislavs­kin, diku ka shkruar se "Arti është i madh dhe i vërtetë në qoftë se atë e shijojnë të gjithë." Don Kishotin dhe Sanço Pançën i duan, i kuptojnë dhe i shijojnë të gjitha kategoritë e lexuesve, qofshin ato edhe me difer

"Alfred Uçi ka mbetur në sytë tanë si njeriu i veprave të mëdha që na ka mrekulluar përherë me krijimet e tij. Ai pati kurajon e Mark Antonit që edhe në kohën e inkuizicio­nit komunist, të na çelte dritare prej nga të mund të shihnim sesi kishte ecur dhe ku kishte mbërritur arti dhe letërsia në botën kapitalist­e dhe revizionis­te. Duke u marrë me temat tabu, prof. Uçi u bë mjaft i kërkuar dhe mjaft i lexuar për artistët, shkrimtarë­t, intelektua­lët, por edhe për rininë e asaj periudhe.

 ?? ?? Alfred Uçi
Alfred Uçi
 ?? ?? Alfred Uçi
Alfred Uçi
 ?? SHPENDI TOPOLLAJ ??
SHPENDI TOPOLLAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania