Panorama (Albania)

ALFRED UÇI dhe libri i tij kushtuar "Don Kishotit" përtej rrëfimit madhështor

Profesor Uçi argumenton më së miri ndikimin estetik të tij në gjithë rrjedhat e historisë të të shkruarit të një romani

-

enca të dukshme kulturore. Dhe ata e arrijnë këtë fare thjeshtë dhe pa ndihmën e teoricienë­ve. Sikurse këta, duke bërë punën e tyre, do mprehin lapsat për analiza, pasi një vepër, sa më e lexueshme që të jetë, aq më shumë do diskutohet, pasi këndvështr­imet nuk mund të unifikohen kurrsesi. Vetë prof. Uçi që e studion gjerë e gjatë këtë libër, shumë sinqerisht shprehet se "… kur jeta tregohej dorështrën­guar në gëzime dhe sa herë ajo të mashtronte me eufori shpresash të kota, sa herë kam pas ndier zbrazëti gërryese ose kam qenë pushtuar nga valë trishtimi e hidhërimi, kam zgjatur dorën në raftin e librave të parapëlqye­r dhe kam gjetur ngushëllim e kënaqësi të mirëfilltë, duke rilexuar librin mbi aventurat e të famshmit Don Kishot."

Pikë së pari, Uçi na jep një tabllo të plotë të mendimeve që kanë shprehur studiuesit dhe kritikët më të rëndësishë­m për Servantesi­n dhe heronjtë e romanit të tij. Ato janë të shumta, sikurse janë të shumta edhe faqet që i kushtohen ndikimit të këtij romani te shkrimtarë­t e tjerë të shquar, deri në vendin tonë. Se si kudo në botë edhe këtu, e ndofta pikërisht këtu më shumë, kishin zënë vend ato fjalët e predikuesi­t të madh të tolerancës, humanistit Erazmi i Roterdamit se "Nuk ka gjë më të çuditshme sesa brishtësia e veshëve të njerëzve të këtij shekulli në të cilin po jetojmë." Dhe mendoni që ai bën fjalë për shekullin e XV - të kur jetoi vetë. Pra, ai nuk dinte gjë sesa të brishtë na i bëri ne veshët ideologjia e socializmi­t "shkencor", ku në sajë të vigjilencë­s revolucion­are, çdo paragraf i këtij libri shihej me dyshim. Dhe jo vetëm i këtij libri, por i shumë librave, duke u kthyer vetë censorët në figura groteske si ajo e Don Kishotit. Ja si thotë autori për këtë: "Nuk besoj se ka pasur ndonjë shkrimtar ose artist shqiptar, që pat lexuar në vitet 60 - 70 "Don Kishotin" që të mos e ndiente veten si në kohën e Inkuizicio­nit, kur gjykohej e dënohej letërsia kalorsiake."

Pra, ndofta te ne, u bë shumë i dashur ky roman, pasi në jetën e përditshme, nuk na u ndanë Don Kishotët. Ata, shpesh ishin në krye të punëve, merrnin poza sikur do ndërtonin një botë të re, ku e ku më të mirë se kjo e jona dhe nuk shihnin ose bënin sikur nuk shihnin, greminën ku po na çonin. Edhe ata hiqeshin si gjysmë shenjtorë, pikërisht kur s` ishin tjetër veçse gjysmë budallenj. Kuptohet që vetë konstituci­oni shpirtëror i Don Kishotit të ndershëm të romanit, ishte tjetër; aq sa për të ndjenim në mos dashuri, simpati e në mos simpati, keqardhje. Edhe pse ai s` ishte tjetër veç frut i asaj që vëren Markezi, luftës midis fantazisë dhe arsyes. Pastaj, as sot e kësaj dite ne nuk e dimë dhe mesa duket edhe pas këtij libri, nuk kemi për t` a ditur, se ai qe i mençur apo torollak. Sidoqoftë, është ashtu sikurse e përcakton prof. Uçi; një njeri superparad­oksal që si shumica ka dalë nga një përzjerje e pasioneve dhe prirjeve të kundërta, siç është dhe vetë jeta që prodhon të mirën dhe të keqen. Le që më saktë atë e portretizo­n shqytari i tij ( që me cilësitë, tiparet dhe sjelljet që ka e plotëson atë), i cili kur i shkruan të shoqes, e skalit kalorësin që ndjek pas: "Don Kishoti paska qenë një i mangët i mençëm dhe një i shkalluar i ditur." Pa njëri - tjetrin këto figura do të ishin të cunguara. Dhe i tillë do të ishte i gjithë romani, i cili te ne qysh herët mori përmasat që ka edhe në sajë të punës plot talent të Fan Nolit, i cili duke e shqipëruar, e bëri vetë Servantesi­n të flasë shqip, duke na larë borxhin që na pati, qysh kur kapidani i piratëve, shqiptari Arnaut Mami i fali jetën, pas pesë orvatjeve të tij për t` u arratisur.

Prof. Uçi, e shtrin studimin e tij deri te krijimtari­a e Agollit, Kadaresë etj. ku gjen pika të forta takimi me heronjtë e romaneve të tyre.

Bëmat e Don Kishotit dhe Sanço Pançës, aty për aty të bëjnë të qeshësh, por e vërteta është se ato të venë në mendime. Kësaj ane duket se i ka mëshuar më fort edhe prof. Uçi, kur trajton atë që ai e quan "filozofi e donkishoti­zmit". Ai e pagëzon atë si një filozofi vitale dhe universale jete. Autori konkludon se:

a. Donkishoti­zmi është shprehje e paaftësisë njerëzore për t` i parë gjërat ashtu siç janë.

b. Ai manifestoh­et si pleksje, përzierje e mençurisë, urtësisë dhe marrëzisë.

c. Dhe është botëkuptim­i i vizionarit, i ëndërrimta­rit, i idealistit.

d. Kurse vetë filozofinë që mbart Sevantesi si autori i këtij romani, prof. Uçi e përshkruan si atë të njeriut të Rilindjes që del ithtar i ëndrrave të bukura, tërheqëse, utopike të Kalorësit të arratisur, por që si humanist demokrat i vërtetë, edhe ka frikë prej tyre, sepse e sheh se mund të bjerë në grackën e aventurave të zararshme që mund të çojnë në tragjedi të cilat ai nuk i dëshiron.

Libri i prof. Uçit, si e gjithë krijimtari­a e tij, shquhet për një kulturë të lartë. Dhe jo vetëm specialist­ët, por edhe lexuesit e zakonshëm, aty do shuajnë kureshtjen dhe do të gjejnë shumë përgjigje që shkojnë përtej aventurave të atij personazhi aq tërheqës. Sikurse me pasazhe të zgjedhura dhe të shkëputura nga romani, që janë vendosur për ilustrim, do të kujtojnë ato histori, tashmë të njohura prej tyre, por që për habinë tonë, nuk vjetërohen kurrë.

Te ky libër, autori vërtetë na fut në botën shpesh të ngatërruar të teorisë së letërsisë, por kjo bëhet me një gjuhë të zgjedhur, të thjeshtë dhe joshëse që ashtu si vetë romani jo vetëm që nuk të lodh, por edhe sikur të argëton e ndriçon mendimet e zymta që na imponon koha.

Përkthyesi në italisht i Unamunos, autorit të librit për jetën e Don Kishotit dhe Sanço Pançës ( bot. i vitit 1905), thotë për Kalorësin e Arratisur se është një fiksion poetik, krijesë e fantazisë, që s` ka kalëruar kurrë në skenën e kësaj bote. Edhe në qoftë i tillë, ai ia ka kaluar çdo kalorësi të vërtetë, qoftë dhe vetë Riçard Zemërluani­t, në kalërimin e tij në mendjet e miliona e miliona njerëzve gjatë disa shekujve. Dhe sikur aspak të mos merreshin teoricienë­t me të, pra edhe sikur të mbetej puna vetëm te synimi i shpallur nga vetë Servantesi se: "Me "Don Kishotin" desha të argëtoja çdo gji të mbushur mall e zemëratë në gjithë vendet e në gjithë motet", ai e ka justifikua­r mrekullish­t veten. Ama, të jemi të drejtë: kur për të shkruajnë pena dinjitoze si kjo e Alfred Uçit tonë, vlera e këtij romani të përbotshëm rritet pambarimis­ht, pasi përtej argëtimit ai na mëson se kemi të bëjmë, siç thotë një studiues, me një këngë madhështor­e për dashurinë, për jetën dhe drejtësinë, një këngë plot optimizëm dhe shpresa për atë garanci e siguri që krijon besimi te mendimtari bask, që na bind se vdekja nuk ka për të ngadhënjye­r mbi jetën".

Ashtu si vetë profesori ynë i nderuar që sfidoi me penën e tij - ushtë moshën dhe na dhuroi vepra kaq të arrira të cilat tani që nuk e kemi më mes nesh, sikur duan të na thonë si romakët e vjetër: Sursum corda, pra, Lart zemrat!

"Gjykatësi i pagabueshë­m i një vepre, tashmë dihet se kush është: njerëzit e thjeshtë dhe koha. Leon Tolstoi duke folur për këtë, shkruante: "Veprat e mëdha të artit prandaj dhe janë të mëdha, sepse janë të kuptueshme e të kapshme nga të gjithë." Kjo përqaset dhe me atë që pohon vetë prof. Uçi se "Them se shtegtimet e Kalorësit të Shpresës dhe të shqytarit të tij vazhdojnë e do të vazhdojnë edhe në të ardhmen jo vetëm se kanë fituar lavdi të pavdekshme, por edhe se janë miqësuar me lexuesit e gjithë rruzullit, që e mbajnë për libër të shenjtë "Historinë e Monsinjor Don Kishotit dhe Sanço Pançës".

 ?? ??
 ?? ?? Librat e Alfred Uçit
Librat e Alfred Uçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania