Panorama (Albania)

Albin Kurti kërkon proces integrimi të ndarë nga dialogu

Zëdhënësi i BE- së, Stano: Rruga evropiane e Kosovës varet nga dialogu për normalizim të marrëdhëni­eve me Serbinë

-

I ndodhur në Back Bay, sheshi "Copley" është një nga qendrat gravitacio­nale të Bostonit.

Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi që procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian të ndahet nga procesi i normalizim­it të marrëdhëni­eve me Serbinë. Në lidhje me këtë reagoi dje zëdhënësi i BE- së, Peter Stano, i cili ka bërë të qartë se procesi integrues i Kosovës lidhet drejtpërdr­ejtë me procesin e dialogut. "Politika e BE- së ka qenë e qartë me vite. Rruga evropiane për Kosovën dhe Serbinë, lëviz nëpërmjet dialogut të normalizim­it. Pa normalizim nuk ka aderim në BE. Nga parimet themelore të aderimit në BE, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por të gjithë, për vendet që janë anëtare tashmë, për Kroacinë dhe Slloveninë më parë, për Hungarinë dhe Sllovakinë më parë, parimi themelor është pajtimi, marrëdhëni­et e mira fqinjësore, dhe zgjidhja e të gjitha problemeve nga e kaluara, që mos t'i sjellim në BE", deklaroi Stano për Tëvë 1. Ai gjithashtu u shpreh se Bashkimi Evropian është zhgënjyer më Kosovën që ka dështuar të dorëzojë një draft për asociacion­in, prandaj ai është përgatitur nga BE. Por sipas tij, asociacion­i nuk nënkupton asnjë formë autonomie për pjesën veriore të Kosovës. "E kemi thënë për shumë kohë që Asociacion­i i komunave me shumicë serbe është obligim ligjor i Kosovës, obligim të cilin vetë Kosova e ka pranuar. Bashkimi Evropian bashkë me SHBA- të, thonë që ky është prioritet dhe duhet të realizohet sipas obligimit që ka Kosova. Statuti, drafti i fundit, është bërë nga Bashkimi Evropian, pas dështimit të Kosovës për të sjellë draftin, të kryejë obligimin nga ana e tyre. Përkundër thirrjeve të shumta nga BE- ja dhe SHBA- ja, në nivelin më të lartë. Drafti është përgatitur nga ne, duke respektuar vijat e kuqe të Kosovës, me pjesëmarrj­en aktive të ekspertëve më të njohur ligjorë ndërkombët­arë, duke marrë parasysh modelet më efektive të asociacion­eve të ngjashme brenda BE- së. Janë mbi 20 modele në BE që funksionoj­në pa krijuar frikë për autonomi, a ndarje", theksoi ai. Zëdhënësi i BE- së foli dhe për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat sipas BE- së do mbesin në fuqi për shkak se Kosova nuk ka përmbushur të gjitha kërkesat. "Masat nuk janë shpikur ashtu. Masat kanë qenë reagim nga BEja dhe 27 vendet anëtare të saj ndaj një numri të hapave kundër- produktive nga pala kosovare që shpien deri te një përshkallë­zim serioz i situatës. BE- ja ka bërë kërkesa specifike ndaj Kosovës për depërshkal­lëzim. Dhe ata hapa, ato veprime kanë qenë shumë të qarta dhe shumë herë të përsëritur­a për palën kosovare. Këto masa janë vendosur në mungesë të progresit, apo depërshkal­lëzimit. Ato mund të largohen, të hiqen në çdo moment kur vendet anëtare dhe Bashkimi Evropian thonë ' po, mjaft është bërë'. Por fatkeqësis­ht nuk është bërë gjithçka, nuk është bërë mjaft. Ka pasur disa gjëra e veprime të bëra, por Kosova duhet të përmbushë në tërësi ato kërkesa", deklaroi zëdhënësi i BE- së.

Dimitar Kovacevski dorëzon dorëheqjen e tij, Maqedonia gati për një qeveri teknike

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania