Panorama (Albania)

Vendimi për raketat, Vuçiç: Kosova po Armatoset në mënyrë të paligjshme

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, akuzoi fuqitë perëndimor­e për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe opozitën e mediat pro opozitës në Serbi se janë në shërbim të këtyre fuqive. Gjatë një veprimtari­e në Beograd, ai tha se është duke menduar se "si të fillojnë hetime për armatosjen e të ashtuquajt­urës Forca e Sigurisë së Kosovës dhe atyre që po ndihmojnë në këtë armatosje, në kundërshti­m me Rezolutën 1244. Dua të hetoj se kush e shkeli Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe si guxuan ta bëjnë atë … Po mendoj si të mos e sjell vendin në pozitë të vështirë dhe njëkohësis­ht të ruhet e drejta ndërkombët­are", tha ai. Më herët gjatë këtij muaji Departamen­ti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh. "Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të SHBA- së duke përmirësua­r sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishm­e për qëndrueshm­ërinë politike dhe ekonomike në Evropë", tha Departamen­ti i Shtetit, sipas të cilit shitja nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon. Presidenti serb i cili e kishte cilësuar njoftimin "një zhgënjim të madh për Serbinë", sulmoi mediat pro opozitare dhe opozitën në Serbi se "nuk duan t'ia dinë çfarë po i bëjnë të huajt dhe shqiptarët Serbisë". "Juve ju intereson se si ta ndëshkoni Serbinë, sepse disa serbë deshën t'i mbronin vatrat e tyre", tha Vucic. Kosova e ka akuzuar Beogradin për organizimi­n dhe armatosjen e grupit me 24 dhjetor të vitit të kaluar, por Beogradi mohon të jetë përfshirë në të. Përgjegjës­inë për sulmin e mori përsipër Milan Radoiçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës, e cila është themeluar dhe mbështetur nga Beogradi. Në dhjetor 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimi­n e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësoj­ë forcat e NATO- s që vazhdojnë të kenë rreth 5 mijë trupa paqeruajtë­se në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë. Numri i trupave të NATO- s u shtua pas 24 shtatorit mes shqetësime­ve të perëndimit se Rusia mund të provojë destabiliz­imin e Ballkanit për të shpërqendr­uar vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë. Pas sulmit diplomatët perëndimor­ë u vunë në përpjekje të reja për të përshpejtu­ar procesin e normalizim­it të marrëdhëni­eve ndërmjet dy vendeve. Nga Qeveria e Kosovës kërkohet të themelojë Asociacion­in e komunave me shumicë serbe, ndërsa Qeverisë së Serbisë të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës. Beogradi ka theksuar se nuk do të zbatojë asgjë që çon në njohjen e Kosovës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania