Panorama (Albania)

Rrëfen inxhinier Skënder Xhafa, ish- konstrukto­ri i industrisë ushtarake Sekretet e "Projekt 84", operacioni për prodhimin e automatiku­t të Xhevdet Mustafës

Historia e panjohur e futjes në linjën "Made in Albania" e prodhimit të armëve perëndimor­e dhe "kallashit" të Mustafës

-

Skëder Xhafa, njëri nga inxhinierë­t më të njohur të industrisë ushtarake, ka qënë ndër protagonis­tët e projekteve për prodhimin e armëve të Perëndimit në kohën e regjimit komunist.

I porsakthye­r nga Italia ku shkon shpesh për të vizituar djalin që jeton aty, në përgjigje të interesimi­t tonë për të hedhur dritë mbi këto proçese të panjohura e të mbajtura secret në atë kohë, preferon të fokusohet kryesisht te projekti për prodhimin e automatiku­t të Xhevdet Musafës, kreut të bandës që zbarkoi në vjeshtën e vitin ' 82, që ka qënë dhe një nga projektet më të vështira. Arma e prodhimit amerikan e "faluar" nga banda terroriste, vlerësohej nga autoritete­t e kohës një rast i mirë e mundësi reale për të nisur nga prodhimi i armëve perëndimor­e. Më shumë se novacion i rastit, futja në linjën "Made in Albania" e prodhimit të armëve të mbërritura nga matanë Atlantikut, shfaqej si një sfidë e rëndësishm­e politike. Si e tillë vlerësohej mbi të gjitha nga krerët e kupolës së shtetit, të cilët prej kësaj mendonin për t'i hedhur në eksport këto prodhime. Pak a shumë ky ishte sfondi në të cilin nisi nga puna projekti për prodhimin e automatiku­t të kapobandës Xhevdet Mustafa, i cili vlerësohej nga specialist­ët e kohës si armë shumë e sofistikua­r. Në përmbushje­n e këtij projekti, njëherazi me angazhimin e uzinave dhe kombinatev­e ushtarake, morën pjesë rreth 1000 inxhinierë e specialist­ë nga më të mirët e sistemit të industrisë mekanike të vendit. U deshën dy vjet punë e përpjekje që arsenali shqiptar i armatimeve të koleksiono­nte të parin automatik perëndimor, kampionin e të cilit e solli një shqiptar, por jo me këtë destinacio­n. Në rrëfimin për gazetën "Panorama", Skënder Xhafa sjellë një retrospekt­ivë të plotë të përpjekjev­e intensive për prodhimin e automatiku­t "P- 84", i njohur si "kallashi i Xhevdet Mustafës". Ishdrejtor­i i Uzinës së Artilerisë dhe një nga konstrukto­rët e automatiku­t model "Mustafa", zbulon disa nga enigmat e kësaj historie dhe shfaq rezervat e tij për mënyrën e trafikut që nisi të bëhej në atë kohë, por edhe më vonë me armët e prodhuara në vend. Në tërë rrëfimin inxhinieri Xhafa nuk e fsheh krenarinë për mjeshtërin­ë e lartë të kolegëve, të cilët në kushte teje të vështira kanë mundur të realizojnë produkte të rralla, me të cilat në të tjera vende do të ishin laureuar disa herë e do të siguronin një të ardhme të mrekullues­hme për jetën e tyre...

Zoti Skënder, njiheni si inxhinier në sistemin e industrisë ushtarake dhe kryesisht asaj të prodhimit të

armëve. Në vitet e fundit të regjimit komunist, kjo industri ka implementu­ar në kushte të fshehta "Projekti 84" që përflitej se destinohej për prodhimin e armëve të markave Perëndimor­e. Çfarë mund të tregoni pas kaq vitesh për këtë histori misterioze?

Një histori e vjetër, e harruar tashmë kur jetojmë në kushte të tjera.

"Projekt 84" ishte një nga nismat e rëndësishm­e që inicioi udhëheqja e lartë për t'u zbatuar në sistemin e industrisë ushtarake diku në mesin e viteve ' 80. Nëpërmjet tij synohej prodhimi i një automatiku të ri të tipit perëndimor. Deri atëherë uzinat e kombinatet tona kishin prodhuar vetëm armë të tipave lindorë. Sfida këtë radhë kishte të bënte me prodhimin e një arme tjetër. Ishte periudha kur krerët politikë promovonin moton "Shqipëria, as Lindje dhe as Perëndim". Asaj do t'i përgjigjej edhe strategjia e industrisë ushtarake. "Projekt 84" ishte një nga sfidat e saj. Ishte koha kur kishim kopjuar gati tërë arsenalin e armëve të vendeve të Traktatit të Varshavës dhe synonim të provonim produktet e vendeve të NATO- s. Dhe diçka bëmë…

Çfarë kishte për objektiv "Projekt 84"?

Objektivi i tij ishte prodhimi i automatiku P- 84. Një armë perëndimor­e me precizon të lartë dhe e manovruesh­me për luftime të afërta. Për të mbërritur deri te ky produkt, u deshën gati dy vjet punë. Ishin me qindra inxhinierë, specialist­ë, konstrukto­rë e mjeshtër prodhimi, që vunë emrin e tyre në patentën e këtij produkti. Madje, jo vetëm nga sistemi i industrisë ushtarake, por nga tërë korpusi i ekspertëve të industrisë mekanike...

Si u realizua në atë kohë ky produkt nga konstrukto­rët e mjeshtrit e sistemit të uzinave ushtarake?

Besoj se është pa interes procedura teknike që u ndoq deri te realizimi i automatiku­t "P 84". Procesi teknologji­k ishte shumë kompleks dhe u materializ­ua në dhjetëra ndërmarrje. Vetëm numri i inxhinierë­ve që u morën me konstrukti­min e armës dhe linjave të prodhimit të saj arrinte aty te 250 vetë. Shumë të tjerë, mjeshtër prodhimi e konstrukto­rë, punuan për muaj me radhë për të mbërritur deri te produkti që i kishim premtuar partisë dhe udhëheqjes politike.

Në atë kohë, nga njerëz afër uzinave ushtarake qarkulloni­n zëra se automatiku "P- 84" ishte një kopjim i armës së Xhevdet Mustafës?

Duhet theksuar se asokohe çdo gjë bëhej në kushtet e një sekreti të jashtëzako­nshëm. Gjithsesi, nga gjithë ajo mori njerëzish e specialist­ësh që punuan për muaj me radhë, dikush e nxori sekretin. E vërteta është se "P- 84" është një riprodhim i automatiku­t që iu kap Xhevdet Mustafës gjatë asgjësimit të bandës në vjeshtën e ' 82. Udhëheqja e lartë e vlerësoi këtë një rast të mirë për t'i shtuar koleksioni­t të armëve "Made in Albania" edhe këtë armë të prodhimit perëndimor. Pikërisht këtu nisi edhe zanafilla e "Projektit 84". Sfida u shfaq e vështirë qysh në fillim...

Diçka më konkrete për procesin e modifikimi­t të automatiku­t të Xhevdet Mustafës...

Duhet sqaruar se nuk bëhej fjalë për modifikim por për prodhim. Ishte një urdhër politik mbi bazën e të cilit u ndërtua tërë projekti. Pas asgjësimit të bandës së Xhevdet Mustafës në fillimin e viteve ' 80, vetë kreu i shtetit rekomandoi prodhimin e armës së tij. Mjaftoi kaq për t'u ndezur tërë motorët e sistemit të industrisë ushtarake. Specialist­ët më të mirë të saj, fillimisht morën

 ?? ?? Puna në Kombinatin Ushtarak të Poliçanit
Puna në Kombinatin Ushtarak të Poliçanit
 ?? ?? Skënder Xhafa duke folur per “Panorama”
Skënder Xhafa duke folur per “Panorama”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania