Panorama (Albania)

Demostrimi i "Kallashit të Xhevdet Mustahës" në paradën e vitit ' 94 "Zhulali ua prezantoi për herë të parë amerikanëv­e"

-

dhe kushteve teknologji­ke që ofronin.

Ndërkaq, ndërmarrje­t e sistemit të industrisë ushtarake ishin të gjitha të integruara në këtë projekt të rëndësishë­m...

A u kujtohen proceset që kryen ndërmarrje­t në zbatim të këtij projekti?

Patjetër që më kujtohen, madje mbaj mend me hollësi të gjitha operacione­t, të cilat prodhuan detalet e kësaj arme. Mjafton të kem përpara një automatik "P- 84", për të përshkruar prodhuesin e elementëve përbërës të tij. Të vijmë te konkretja. Trupi i "P- 84" u prodhua në uzinën e autotrakto­rëve në Tiranë dhe në Kombinatin e Poliçanit. Shuli u realizua në uzinën e Çekinit në Gramsh dhe në atë të instrument­eve "Petro Papi" në Korçë. Karikatori në Uzinën e Artilerisë. Fisheku 9 m/ m në kombinatin e Poliçanit. Baruti në uzinën e Mjekësit. Ndërkaq, ndërmarrje të tjera të sistemit të industrisë mekanike, prodhuan detajet e tjera të konstruksi­onit të armës së Xhevdetit. Në këtë sipërmarrj­e u angazhua uzina "Partizani" e Tiranës, UEM- i i Durrësit, UMB e Korçës, Uzina Mekanike e Beratit, ajo e Patosit, uzina "Tirana" etj. Shkurt, një korpus i tërë njerëzish e ndërmarrje­sh prodhuese. Dhe jo në pak ditë, por për dy vjet me radhë deri sa nisi prodhimi në seri...

Cilat ishin vështirësi­të më të mëdha që u përballuan gjatë këtij projekti?

I tërë procesi për prodhimin e automatiku­t P- 84 ishte një sfidë e vështirë. Të riprodhoje në linjë teknologji­ke një armë të realizuar në rrugë artizanale, duhej kapërcyer një barrierë e jashtëzako­nshme. Prandaj u desh kohë për të mbërritur pas shumë peripecive te produkti i parë. Në ecurinë e projektit hera- herës dilnin defekte të papritura. Një herë dilte me defekt karikatori, herën tjetër fisheku. Dorë pas dore u zgjidhën defektet që shfaqeshin në konstrukti­n e shulit, në atë të tytës, te kapsolla etj. Mbaj mend p. sh., problemet me fishekun. Ndërkohë që kishim zgjidhur gati përfundimi­sht çështjen e konstrukti­t të automatiku­t, ishim duke dështuar me fishekun. Fillimisht operuam me fishekë austriakë. Me ta arma nuk paraqiste asnjë lloj shqetësimi. Më vonë zgjidhëm edhe prodhimin vendas të fishekut parabolë 9 mm që përdorte kjo lloj arme.

Aty nga fundi i vitit 1986, prodhimi u fut në linjë teknologji­ke.

Për kohën ishte një arritje e madhe, por u kalua pa bujë. Madje, gjithçka u rezervua top sekret. Më shumë se një produkt ushtarak, automatiku "P- 84" ishte menduar për t'i dhënë impakte eksportit. Qëllimi ishte për t'u futur në trafikun e fshehtë të armatimit...

Për të mbërritur deri te produkti përfundimt­ar, dolën mjaft skarcitete, kuptohet me një kosto goxha të lartë. Megjithatë këmbëngulj­a ishte e jashtëzako­nshme dhe më në fund mbërritëm te suksesi, nxorëm në dritë automatiku­n "Made in Albania", sipas origjinali­t dhe në parametrat teknikë e fizikë. Problemi i fundit ishte eliminimi i zhurmës, të cilën mundëm ta realizojmë pas disa eksperimen­timeve. Filluam pastaj nga prodhimi në seri...

Sa armë të tilla u prodhuan?

Nga sa më kujtohet, deri në fundin e viteve ' 80, u prodhuan rreth katër mijë automatikë "P- 84". Objektivi i qeverisë komuniste synonte të prodhohesh­in mbi 20 mijë të tilla në vit. Gjithnjë me synim eksportin, i cili siç flitej nën zë në atë kohë ishte me shumë interes. Por rrethanat që erdhën e ndërprenë procesin. Unë mbaj mend që ky lloj automatiku u demostrua për herë të parë në paradën e vitit ' 94. Aty, ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali ua prezantoi dhe ushtarakëv­e amerikanë…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania